Omicron nė Shqipėri. Dėrgohen mostra pėr konfirmim. Deri mė tani, qarkullon nė 38 shtete

| 10 Dhjetor 2021 |

Omicron nė Shqipėri. Dėrgohen mostra pėr konfirmim. Deri mė tani, qarkullon nė 38 shtete


Mutacioni Omicron mund tė ketė hyrė nė Shqipėri, pasi nė laboratorin e virologjisė ku analizohen mostra tė testeve tė marra nga qytetarėt, ka sinjale pėr Omicron, por pritet konfirmimi zyrtar nga laboratori i referencės nė Berlin, ku janė dėrguar dhe vijojnė tė ēohen disa mostra. Iris Hasriba, pėrgjegjėse e laboratorit tė virologjisė nė ISHP thotė se nė kuadėr tė monitorimit tė situatės, vijojnė tė dėrgohen mostra nė Berlin.

Por, si pėrzgjidhen mostrat e analizave qė dėrgohen pėr t'u vlerėsuar nė Berlin? Ēfarė ėshtė vėnė re ndryshe nga mostrat e tjera?

"Ka disa kritere. Pėrveē asaj qė mund tė shikojmė nė laborator, njė kriter shumė i rėndėsishėm ėshtė ai epidemiologjik, pra, nėse pacienti pozitiv ka qenė kontakt i ndonjė rasti qė ka ardhur nga vendet ku tashmė ėshtė kapur Omicron", shpjegon znj. Hasriba.

Sipas Hasribės, Omicroni bėhet shqetėsues pėr pėrkeqėsimin e situatės epidemiologjike kur nė popullatė mbivendosen dy mutacione tė rėndėsishme, pėr shembull Delta dhe Omicron bashkė, pasi krijojnė mundėsi pėr tė lindur njė tjetėr mutacion qė sillet ndryshe nga dy tė parėt.
Deri mė tani, nga tė dhėnat qė mbėrrijnė nga 38 vendet e prekura nga Omicroni, thuhet se ka njė klinikė me simptoma tė lehta, pa shkaktuar humbje jete, por qė pėrhapet shpejt.

 

                                                                                                                                                 Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D