Oksitocina nuk e ndryshon funksionin social tė fėmijėve autikė

| 22 Nėntor 2021 |

Oksitocina nuk e ndryshon funksionin social tė fėmijėve autikė


Sipas njė studimi tė botuar nė New England Journal of Medicine, oksitocina nuk ofron asnjė pėrfitim nė pėrvetėsimin e aftėsive sociale nga fėmijėt me autizėm. "Kishte shpresa tė mėdha qė ky medikament do tė ishte efektiv. Kemi mbetur tė gjithė jashtėzakonisht tė zhgėnjyer, por oksitocina nuk duket se ndryshon funksionin social tė njerėzve me autizėm", konfirmon Linmarie Sikich (Duke University School of Medicine), emri i parė i studimit.

Oksitocina zakonisht pėrdoret pėr tė nxitur lindjen, por, duke pasur parasysh veprimin e saj nė tru, ajo ėshtė studiuar si njė trajtim pėr autizmin. Provat kanė qenė kontradiktore, pasi disa studime mė tė vogla kanė sugjeruar njė efekt pėrmirėsues nė funksionin social dhe konjitiv te disa fėmijė me autizėm, ndėrsa punimet e tjera nuk kanė treguar asnjė pėrfitim. Pėr tė hetuar situatėn, studiuesit regjistruan 290 fėmijė me autizėm nė moshėn 3-17 vjeē, tė ndarė sipas moshės dhe ashpėrsisė sė simptomave tė tyre autike. Fėmijėt u ndanė rastėsisht nė grupe tė ngjashme dhe me pėrmasa tė barabarta pėr tė marrė oksitocinė ose placebo nėpėrmjet njė spraji nazal ēdo ditė, pėr 24 javė. Qėllimi ishte tė shihej nėse trajtimi me oksitocinė kishte njė ndikim tė matshėm nė aftėsitė sociale tė fėmijėve, bazuar nė ekzaminimin dhe vlerėsimet nė fillim, nė mes dhe nė fund tė studimit. Si studiuesit, ashtu edhe prindėrit e fėmijėve, dhanė vlerėsime duke pėrdorur mjete analitike standarde pėr autizmin. Megjithėse oksitocina tolerohej mirė dhe kishte pak efekte anėsore, ajo nuk tregoi asnjė pėrfitim tė rėndėsishėm.

"Mijėra fėmijėve me ērregullim tė spektrit tė autizmit iu ėshtė pėrshkruar oksitocina intranazale pėrpara se tė testohej siē duhet dhe, fatmirėsisht, tė dhėnat tona tregojnė se bari ėshtė i sigurt. Fatkeqėsisht, nuk ėshtė mė i mirė se placeboja kur pėrdoret ēdo ditė, pėr muaj tė tėrė. Kėto rezultate tregojnė se mjekėt dhe familjet duhet tė insistojnė qė tė ketė prova tė qarta pėr sigurinė dhe pėrfitimin e trajtimeve tė reja pėrpara se t'u ofrohen pacientėve", shpjegojnė autorėt. Ekspertėt arrijnė nė pėrfundimin se duke pasur parasysh rezultatet negative, ka gjasa tė mos ketė studime tė tjera mbi kėtė temė.

NEJM 2021. Doi: 10.1056/NEJMoa2103583
http://doi.org/10.1056/NEJMoa2103583



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D