Italia nis protokollin e ri pėr menaxhimin e Covidit nė shkolla. Me tre raste pozitive, karantinohet e gjithė klasa

| 10 Nėntor 2021 |

Italia nis protokollin e ri pėr menaxhimin e Covidit nė shkolla. Me tre raste pozitive, karantinohet e gjithė klasa


Ministria e Arsimit nė Itali u ka dėrguar shkollave dokumentin me indikacionet e reja qė parashikojnė nisjen e menjėhershme tė karantinės, vetėm nė bazė tė njė shpėrthimi tė vogėl me tre raste pozitive nė klasė. Masa tė ndryshme janė parashikuar sipas grupmoshės sė nxėnėsve dhe statusit tė vaksinimit.

Antonello Gianelli, president i Shoqatės sė Drejtuesve tė Shkollave (ANP), vetėm  pjesėrisht i kėnaqur, ėshtė ndėr tė parėt qė ngriti kundėrshtime: "Ne marrim parasysh mbėshtetjen operacionale tė ofruar" pėr "kėrkesat tė cilat, ritheksojmė, nuk bien nė prerogativat e drejtuesve tė shkollės" dhe ministria "nuk mund tė kufizohet nė dhėnien e indikacioneve, duke vijuar tė jetė e pavetėdijshme pėr rėndesėn e situatės".
"Drejtuesit shkollorė", shton ai, "vazhdojnė tė garantojnė ushtrimin e tė drejtės sė studimit, ndonėse kanė nė dispozicion burime njerėzore tė pamjaftueshme nė numėr dhe, shpesh, edhe nė pėrgatitje profesionale".

Protokolli parashikon masa - qė janė pėrgjegjėsi e autoritetit shėndetėsor - tė cilat ndryshojnė sipas grupmoshės sė nxėnėsve dhe statusit tė vaksinimit. Nė prani tė njė rasti pozitiv, shokėt e klasės do tė bėjnė sa mė shpejt tė jetė e mundur njė test tė quajtur "T0" dhe nėse rezultati ėshtė negativ, mund tė kthehen nė shkollė. Mė tej, do tė bėjnė njė tjetėr pas 5 ditėsh.

Nė situatėn e dy rasteve pozitive, tė vaksinuarit, ose tė negativizuarit gjatė 6 muajve tė fundit, do tė kryejnė mbikėqyrjen me testim, ndėrsa tė pavaksinuarit do tė vendosen nė karantinė.

Nė rastin e tre rasteve pozitive, do tė futet nė karantinė e gjithė klasa.

Njė rast edhe mė i ndryshėm ėshtė ai i shėrbimeve tė kujdesit pėr fėmijėt: pėr tė vegjlit parashikohet njė test i menjėhershėm dhe njė karantinė dhjetė ditore, nė pėrfundim tė sė cilės do tė duhet tė bėjnė njė test. Pėr mėsuesit e tyre, vlerėsimi ėshtė nė dorė tė autoriteteve shėndetėsore, varet nga koha e kaluar nė ambient dhe nga kontakti i drejtpėrdrejtė me rastin pozitiv.

Drejtori e pezullon mėsimin "nė mėnyrė tė jashtėzakonshme dhe urgjente" nė rast se autoritetet shėndetėsore "nuk janė nė gjendje tė ndėrhyjnė menjėherė", por do tė veprojė nė bazė tė njė sėrė treguesish tė paracaktuar, tė diktuar nga qarkorja e posaēme.

Tė dhėnat mbi tė vaksinuarit nuk janė nė dispozicion tė shkollės, "ndaj nuk trajtohen".

Burimi: tg24.sky.it



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D