Kthimi i nuhatjes pas Covid-19. Roli qė mund tė luajnė vajrat esenciale

| 19 Tetor 2021 |

Kthimi i nuhatjes pas Covid-19. Roli qė mund tė luajnė vajrat esenciale

Humbja e nuhatjes, njė manifestim i zakonshėm i infeksionit Covid-19, shėrohet nė pothuajse 80% tė rasteve brenda 6 muajve pas infektimit. Njė ndihmė pėr ta rifituar atė, mund tė vijė nga pėrdorimi i vajrave esenciale, sipas njė protokolli tė pėrdorur nga Kolegji i Mjekėsisė Baylor, nė Houston...


Shėrim mė i shpejtė nė subjektet e reja

Rezultatet e njė studimi tė botuar nė American Journal of Otolaryngology, pėrsėrisin se mosfunksionimi kimo-ndijor ėshtė ēuditėrisht i zakonshėm te pacientėt me Covid-19 dhe dy metaanaliza tė fundit raportojnė njė prevalencė prej rreth 50% tė humbjes sė nuhatjes. Njė studim longitudinal perspektiv, i zhvilluar nė Amerikė te 798 subjekte me Covid-19 dhe qė treguan humbje tė nuhatjes ose shijes, tregon se 4 nga 5 pjesėmarrės i rifitojnė funksionet e tyre kimio-shqisore brenda gjashtė muajve. Analiza tregon se pjesėmarrėsit nėn 40 vjeē kishin norma mė tė shpejta tė rimėkėmbjes sesa subjektet mė tė mėdha nė moshė. Pėr mė tepėr, ata qė manifestonin kongjestion nazal gjatė infeksionit Covid-19 kishin mė shumė gjasa tė rifitonin nuhatjen sesa ata qė kishin vėshtirėsi nė frymėmarrje ose njė traumė tė mėparshme kranike. "Sa mė shumė tė mėsojmė nga ata qė janė prekur, aq mė mirė mund t'i kėshillojmė ofruesit e kujdesit shėndetėsor dhe madje edhe vetė individėt se si t'i menaxhojnė kėto simptoma", tha Coelho, autori kryesor i studimit.

Humbjet kimio-shqisore kanė ndikim negativ nė cilėsinė e jetės

Humbjet kimio-shqisore tė lidhura me Covid-19 kanė njė ndikim thelbėsor si nė cilėsinė e jetės, ashtu edhe nė sigurinė e individėve. Rezultatet e njė sondazhi tė publikuar nė prill nė American Journal of Otolaryngology, zbulojnė se 43 pėr qind e pjesėmarrėsve ishin nė depresion dhe kishin rėnie tė cilėsisė sė jetės, ndėrsa pėrjetonin humbjen e nuhatjes ose shijes. Pėr 87% tė subjekteve, njė nga problemet me ndikimin mė tė madh nė cilėsinė e jetės ishte rėnia e kėnaqėsisė nga ushqimi, me pasojė humbjen e oreksit, ndėrsa paaftėsia pėr tė nuhatur tymin (45%) ishte rreziku mė i madh i lidhur me sigurinė.

Stėrvitja e ndjenjės sė nuhatjes me vajra esenciale

Ata qė kėrkojnė tė rifitojnė ndjesinė e nuhatjes, mund t'i ndihmojė stėrvitja me vajra esenciale. Bėhet fjalė pėr njė opsion trajtimi me kosto tė ulėt, tė thjeshtė dhe pa efekte anėsore, qė mundėson shėrimin bazuar nė neuroplasticitetin e trurit, ose nė aftėsinė pėr t'u riorganizuar pėr tė kompensuar njė ndryshim ose dėmtim. Pacientėve u kėshillohen fillimisht tė bėjnė larje tė hundės pėr tė hequr antigjenet, ndėrmjetėsuesit e inflamacionit dhe mė pas, nėse problemi vazhdon, tė kryejnė njė rehabilitim tė nuhatjes. Pacientėt nuhasin butėsisht vajra tė ndryshme esenciale (tė tilla si eukalipti, karafili, limoni, trėndafili) pėr 20 sekonda, ndėrsa pėrqendrohen nė kujtimet dhe pėrvojat e tyre.

Paolo Levantino, farmacist klinik
Burimet:
Laryngoscope, 131 (4) (2021), pp. 865-878, 10.1002/lary.29286.
Otolaryngol Head Neck Surg, 163 (1) (2020), pp. 3-11, 10.1177/0194599820926473.
Am J Otolaryngol. 2021 Sep 16;43(1):103239. Doi: 10.1016/j.amjoto.2021.103239. Epub ahead of print. PMID: 34547716; PMCID: PMC8443532.
Am J Otolaryngol. 2021 Jul-Aug;42(4):103001. Doi: 10.1016/j.amjoto.2021.103001. Epub 2021
Mar 22. PMID: 33773440; PMCID: PMC7983361.

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D