Vaksina anticovid. Pas mjekėve dhe arsimtarėve, do tė vaksinohen me detyrim farmacistėt, laborantėt, punonjėsit e administratės, fasoneritė e call-centerat

| 8 Shtator 2021 |

Vaksina anticovid. Pas mjekėve dhe arsimtarėve, do tė vaksinohen me detyrim farmacistėt, laborantėt, punonjėsit e administratės, fasoneritė e call-centerat


Pėrhapja me shpejtėsi e mutacionit Delta nė Shqipėri dhe rritja e numrit tė pacientėve nė spitalet Covid, i ka detyruar autoritetet shėndetėsore tė marrin vendim pėr vaksinim tė detyrueshėm nė vendin tonė. Ndonėse pati nisur njė fushatė ndėrgjegjėsuese pėr tė rritur mbulimin vaksinal, duket se nuk pati njė pėrgjigje tė mirė nga popullata, por edhe vetė personeli mjekėsor, nė radhėt e tė cilėve ka shumė tė pavaksinuar. Pėr kėtė, komiteti teknik i ekspertėve ka dalė me vendim si fillim pėr tė gjithė bluzat e bardha, studentėt dhe arsimtarėt, por sipas zėvendėsministres sė Shėndetėsisė Eugena Tomini, sė shpejti do tė detyrohen ta bėjnė vaksinėn anticovid edhe grupe tė tjera tė cilat u vlerėsuan si prioritet qė nė nisje tė procesit tė vaksinimit.

"Tanimė, ėshtė pėrcaktuar cilat janė grupet me prioritet pėr t'u vaksinuar dhe sipas atij kalendari me tė cilin nisi procesi i vaksinimit, do tė vijohet edhe me vaksinimin e detyruar. Pas mjekėve, arsimtarėve, studentėve do tė vijohet me farmacistėt, laborantėt, tė gjithė ata qė punojnė nė sistemin shėndetėsor, punonjės tė administratės, policė, punonjės nė fasoneri e call-center etj. me radhė", shpjegoi zėvendės ministrja Tomini.
 
Por nė fakt, ashtu si edhe nė shumė vende nė Evropė dhe jo vetėm nė Shqipėri vaksinimi i detyrueshėm ka ngjallur kundėrshtime, pasi argumentohet se vaksina nuk mbron 100%, ndaj nuk mund tė jetė e detyrueshme. Por, Tomini thekson se komiteti i imunizimit ka marrė nė konsideratė edhe shkeljen e tė drejtave tė njeriut, por edhe ligjin pėr sėmundjet e infektive.

                                                                                                                                                  Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D