Covid-19. Sa zgjat imuniteti te tė vaksinuarit dhe tė shėruarit? Studimet e fundit

| 2 Gusht 2021 |

Covid-19. Sa zgjat imuniteti te tė vaksinuarit dhe tė shėruarit? Studimet e fundit


Ka shumė debate mbi kohėzgjatjen e imunizimit te njerėzit qė janė vaksinuar kundėr Sars-CoV-2 dhe tek ata qė kanė fituar imunitet natyror duke qenė se e kanė kaluar sėmundjen. Nė kėtė drejtim, disa studiues britanikė raportuan, nė njė letėr kėrkimore tė botuar nė Lancet, se antitrupat e gjeneruar nga doza e dytė e vaksinės priren tė pakėsohen qė pas gjashtė javėsh. Ky fakt mund tė nėnkuptojė nevojėn pėr njė dozė shtesė, nėse jo pėr tė gjithė, tė paktėn pėr njerėzit mė tė brishtė, megjithėse ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se trupi ėshtė nė gjendje tė pėrdorė mbrojtje tė tjera, tė tilla si qelizat B dhe T tė memories, pėrveē antitrupave tė dozueshėm.

Studiuesit arritėn nė kėto pėrfundime duke analizuar mostrat e gjakut tė 605 njerėzve tė grupmoshės 50-70 vjeē, qė e kishin pėrfunduar vaksinimin me Pfizer ose Astrazeneca, duke vėnė re se midis tre dhe gjashtė javėsh pas dozės sė dytė, niveli i antitrupave fillon tė bjerė dhe ėshtė dukshėm mė i ulėt pas 10 javėsh, duke shkuar nga 7,500 njėsi pėr mililitėr nė 3,320 pėr Pfizerin dhe nga 1,200 nė 190 pėr Astrazeneca-n. "Ne e dimė qė antitrupat bien pas njė periudhe tė caktuar nė tė gjitha vaksinat, por kjo nuk do tė thotė qė trupi nuk ėshtė mė nė gjendje tė pėrgjigjet; ka qeliza tė tjera tė sistemit imunitar qė mund tė hyjnė nė veprim. Edhe nėse niveli i antitrupave bie, nė fakt, qelizat B dhe T mund tė mbrojnė shumė mirė nga sėmundja e rėndė", shpjegon Robert Aldridge, nga University College London, autor i punimit. Rėnia mund tė jetė njė shkak shqetėsimi sidomos nė kėtė kohė, kur nė Britaninė e Madhe ka njė qarkullim tė lartė tė variantit delta dhe sugjerohet njė strategji vaksinimi qė pėrfshin administrimin e mėtejshėm.

Ndėrkohė, njė analizė e kryer nga grupi i Andrea Crisanti nė Universitetin e Padovės, me bashkėpunimin e Kolegjit Imperial tė Londrės dhe botuar nė Nature Communication, zbuloi se antitrupat natyrorė kundėr SARS-CoV-2 janė ende tė dukshėm te pacientėt nėntė muaj pas shėrimit. "Njė nga elementet mė tė rėndėsishme qė del nga ky punim ėshtė pikėrisht qė pacientėt qė ishin infektuar nė shkurt 2020, kishin ende nivele tė rėndėsishme tė antitrupave nė gjak nė nėntor dhe kjo, pavarėsisht nga lloji i infeksionit, si nė mesin e pacientėve simptomatikė, ashtu edhe atyre asimptomatikė", shpjegon Crisanti. Nė nėntor, nė tė vėrtetė, 98.8 e pacientėve qė ishin pozitivė ndaj virusit nė maj ende treguan njė reagim ndaj tė paktėn njė antigjeni dhe 18.6% madje treguan njė shtim tė antitrupave. Ky studim sugjeron qė pėrgjigjja imune nuk ėshtė proporcionale me simptomat e paraqitura dhe, sė bashku me provat e fundit qė janė shfaqur, mund tė ndryshojnė kohėn e vaksinimit tė njerėzve tashmė tė shėruar, e cila sipas rregullave aktuale duhet tė bėhet me njė dozė tė vetme tė vaksinės nė njė periudhė kohe qė varion nga tre deri nė gjashtė muaj pas shėrimit. Nėnsekretari i shtetit nė ministrinė italiane tė Shėndetėsisė, Andrea Costa, nė fakt, ka deklaruar se po vlerėsohet zgjatja e periudhės sė pėrshtatshme pėr administrimin e vaksinimit, e cila duhet tė shkojė deri nė 12 muaj.

https://doi.org/10.1016/S0140-6736(21)01642-1
https://doi.org/10.1038/s41467-021-24622-7
Burimi : doktor33.al

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Nuk ėshtė interesant ( 1 votim / mesatar 1 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D