ISHP: Te ne qarkullojnė mutacione tė coronavirusit. Pritet konfirmimi nga Berlini nėse janė Delta

| 14 Korrik 2021 |

ISHP: Te ne qarkullojnė mutacione tė coronavirusit. Pritet konfirmimi nga Berlini nėse janė Delta


Instituti i Shėndetit Publik pranon se nė Shqipėri po qarkullojnė mutacione tė coronavirusit, por pritet tė konfirmohet nga laboratori i referencės nė Berlin nėse janė Delta apo mutacione tė tjera. Koordinatorja e survejancės laboratorike nė ISHP, Iris Hatibi, deklaron se nė mostrat qė testohen ēdo natė, ndonėse ka njė numėr tė vogėl njerėzish qė rezultojnė pozitivė me Covid-19, ka ndėrmjet tyre mostra qė janė ndryshe dhe qė kanė tregues pėr prani tė mutacioneve nė vendin tonė. "Pritet tė na vijnė pėrgjigjet nga Berlini nė mėnyrė qė t'i deklarojmė publikisht nėse ėshtė Delta apo janė mutacione tė tjera tė rėndėsishme", shprehet zonja Hatibi.

Njė ditė mė parė, mediat publikuan rastin e njė personi qė kishte udhėtuar nga Britania nė Shqipėri me simptoma tė lehta, por pa e ditur qė ishte me Covid. Ai kishte bėrė testin para se tė nisej dhe njė ditė mė pas i kishte mbėrritur pėrgjigjja nga laboratori anglez, se ishte pozitiv me Delta. Ai ka respektuar protokollin duke u karantinuar dhe ka njoftuar autoritetet tona shėndetėsore tė cilat kanė testuar kontaktet e tij mė tė afėrta.

                                                                                                                                                  Alma Demiraj

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D