Pas "Deltės" shfaqet njė tjetėr mutacion edhe mė infektues. Lambda ka alarmuar 30 vende nė botė

| 7 Korrik 2021 |

Pas "Deltės" shfaqet njė tjetėr mutacion edhe mė infektues. Lambda ka alarmuar 30 vende nė botė


Njė variant i ri dhe mė i egėr i coronavirusit po qarkullon nė 30 vende, pėrfshirė Mbretėrinė e Bashkuar. Mjekėt paralajmėrojnė se Lambda mund tė jetė edhe mė infektues dhe vdekjeprurės sesa Delta, duke e bėrė variantin indian tė sėmundjes tė duket si "polici i mirė" pėrpara kushėririt tė tmerrshėm. Origjina e mutacionit tė radhės, ėshtė Peruja.

Ministri i Shėndetėsisė atje tha se vendi i tij po regjistron tani nivelin ndoshta mė tė lartė tė vdekshmėrisė nė botė. "Njė shtam i ri, edhe mė i rrezikshėm se Delta, raportohet tė jetė diktuar nė mė shumė se 30 vende tė botės gjatė kėtyre 4 javėve tė fundit. Lambda po pėrhapet pa fre nė Peru, vend i tij i origjinės, ku konsiderohet pėrgjegjės pėr 500 vdekje nė 100 mijė persona", thonė autoritetet atje. Kėrkuesit kilianė sakaq kanė zbuluar se ky variant mund tė jetė rezistent ndaj vaksinave kundėr Covid-19. "Tė dhėnat tona tregojnė pėr tė parėn herė se mutacioni i pranishėm nė proteinėn kunj tė variantit Lambda, arrin t'u shpėtojė antitrupave dhe mund tė ketė infektueshmėri tė shtuar", thuhet ne studimin e tyre.

I njohur ndryshe si C.37, Lambda u pikas pėr herė tė parė ne Peru vitin e kaluar, por tani mutacioni ka marrė njė hov shqetėsues.

                                                                                                                                                  Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Nuk ėshtė interesant ( 1 votim / mesatar 1 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D