Varianti "Delta" i coronavirusit riskon Shqipėrinė. Skėnder Brataj: Duhet tė jemi tė kujdesshėm me lehtėsimin e masave. "Delta" na ėshtė afruar

| 30 Qershor 2021 |

Varianti "Delta" i coronavirusit riskon Shqipėrinė. Skėnder Brataj: Duhet tė jemi tė kujdesshėm me lehtėsimin e masave. "Delta" na ėshtė afruar


Mutacioni "Delta" i coronavirusit ka alarmuar jo vetėm Anglinė, Portugalinė, Rusinė e SHBA-nė, por tanimė edhe Greqinė, Maqedoninė e Veriut dhe Italinė, shtete fqinje me Shqipėrinė. Instituti i Shėndetit Publik nė vendin tonė deklaron se nuk ka konstatuar ende asnjė rast tė prekur me variantin Delta, por nė laboratorin e ISHP-sė, edhe nėse ka raste tė dyshuara me Delta, ato nuk mund tė detektohen, pasi mostrat e tyre dėrgohen nė laboratorė mė tė specializuar nė Gjermani apo vende tė tjera.

Shqipėria po vijon me lehtėsimin e masave anticovid dhe nė 1 korrik pritet tė kalojmė nė tė tjera masa lehtėsuese, ndėrkohė qė kemi ftuar turistė duke mos kėrkuar minimumi as tampon negativ, edhe pėr ata qė vijnė nga Anglia, Italia apo vende tė tjera ku tanimė janė alarmuar nga varianti Delta. Dr. Skėnder Brataj, anėtar i komitetit teknik tė ekspertėve ėshtė skeptik pėr vijimėsinė e lehtėsimit tė masave anticovid, pasi i druhet njė tjetėr shpėrthimi nė shtator apo nė fillim tė vjeshtės.
"Unė nuk do tė isha pėr lehtėsime tė tjera tė masave. Duhet tė jemi alertė ndaj mutacionit "Delta" i cili i ka krijuar situatė kritike edhe nė Britaninė e Madhe, qė ėshtė vendi me numrin mė tė madh tė tė vaksinuarve. Pėr faktin qė tanimė e kemi shumė afėr, do tė vijė edhe te ne. Tani na favorizojnė temperaturat e larta, por dyshoj se gjatė kėtyre muajve po krijojmė njė serbator infeksioni qė do tė na shpėrthejė nė vjeshtė", u shpreh dr. Brataj.

Epidemiologėt nė Itali thonė se shumė shpejt, ky variant pritet tė jetė dominues nė shtetin fqinj. Kushdo qė udhėton nga Britania e Madhe apo vendet e prekura nga Delta pėr nė Itali futet nė karantinė. Nė lidhje me vaksinat, ende nuk ka studime tė mirėfillta nėse "Delta" ėshtė rezistent ndaj tyre. Deri mė tani janė prekur ata qė nuk janė vaksinuar, si dhe ata qė kanė marrė vetėm njė dozė tė vaksinės.

                                                                                                                                                  Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 2 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D