Vaksinimi anti-Covid te fėmijėt nė Shqipėri. Prof. Sulcebe: Pritet qė komisioni i imunizimit ta miratojė

| 22 Qershor 2021 |

Vaksinimi anti-Covid te fėmijėt nė Shqipėri. Prof. Sulcebe: Pritet qė komisioni i imunizimit ta miratojė


Anėtarėt e komisionit tė imunizimit nė Shqipėri janė duke diskutuar fillimin e procesit tė vaksinimit anti-Covid te fėmijėt. Ndonėse ndajnė mendime tė ndryshme prof. dr. Genc Sucebe, anėtar i kėtij komisioni, thotė se po shkohet drejt finalizimit. Sipas tij, ky proces duhet tė nisė para fillimit tė vitit tė ri shkollor.

"Ne po diskutojmė, ashtu sikurse nė shumė vende tė tjera dhe po shkojmė drejt finalizimit. Fėmijėt duhen imunizuar pasi ndonėse ata nuk e kalojnė shumė rėndė sėmundjen, shkollat mund tė kthehen nė vatra infeksioni. Fėmijėt e ēojnė nėpėr shtėpi, duke infektuar gjyshėrit dhe nga ana tjetėr krijojnė xhepa pėr imunitetin e tufės", thekson prof. dr. Sucebe.

Pėr vaksinimin e fėmijėve janė miratuar vetėm Pfizer dhe Moderna, ndėrkohė qė edhe Coronavac ka marrė miratimin nė Kinė. Bėhet fjalė pėr vaksinimin e fėmijėve 12 deri 16 vjeē, megjithėse Sulcebe thekson se duhen vaksinuar edhe studentėt.

"Fėmijėt ėshtė e nevojshme tė vaksinohen vetėm me njė dozė tė vaksinės. Imuniteti i fėmijėve ėshtė i fuqishėm dhe reagon shumė mirė edhe vetėm me njė dozė. Kuptohet, duhet tė jemi tė kujdesshėm; do tė jetė fakultative", thekson prof. dr. Sulcebe.
Sipas tij, njė grup fėmijėsh si ata me sėmundje kronike, obezėt te cilėt pasi kalojnė Covidin, sėmuren me njė sindrom inflamator tė ngjashme me Kavvasakin, ndaj duhen mbrojtur. Por mė parė duhet tė bėjnė njė analizė serologjike pėr tė parė nėse kanė antitrupa, pasi nėse e kanė kaluar Covidin, nuk kanė nevojė pėr vaksinė, thekson prof. Sulcebe.

                                                                                                                                                  Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D