COVID-19. Mė shumė efekte anėsore, nėse doza e dytė ėshtė njė vaksinė tjetėr

| 28 Maj 2021 |

COVID-19. Mė shumė efekte anėsore, nėse doza e dytė ėshtė njė vaksinė tjetėr


Kombinimi i llojeve tė ndryshme tė vaksinave, pėr tė plotėsuar imunizimin me dozat e para dhe tė dyta, mund tė ēojė nė njė shtim, megjithėse tė ulėt, tė efekteve anėsore. Kjo ėshtė deklaruar nga njė grup studiuesish tė Universitetit tė Oksfordit, i cili publikoi rezultatet e njė studimi tė ri, tė filluar disa muaj mė parė, tė quajtur Com-Cov.

Shqyrtimi i vaksinave Astrazeneca dhe Pfizer-Biontech

Kėto rezultate paraprake, tė raportuara nė njė letėr nė "Lancet", vijnė nga njė shqyrtim i vaksinave Astrazeneca dhe Pfizer-Biontech. Studimi synon sigurinė dhe efikasitetin e njė qasjeje vaksinimi tė kombinuar, e cila mund tė jetė e dobishme kur pėrballemi me mungesė tė dozave. Rekrutimi filloi mė 11 shkurt 2021 dhe pėrfundoi mė 26 shkurt 2021, me 830 pjesėmarrės tė rastėsishėm, tė zgjedhur nė njė bazė prej 978 subjektesh. 463 pjesėmarrės u ndanė nė mėnyrė rastėsore nė katėr grupe me njė interval prime-boost 28-ditor dhe 367 pjesėmarrės tė rastėsishėm u ndanė nė grupe me njė interval prime-boost 84-ditor. Tė 463 pjesėmarrėsit nė grupet e intervalit 28-ditor morėn vaksinėn e tyre tė parė dhe 461 pjesėmarrės morėn pėrforcuesin. Midis 463 pjesėmarrėsve, mosha mesatare ishte 57 vjeē (norma 50-69), 212 (46%) pjesėmarrės ishin femra dhe 117 (25%) ishin nga pakicat etnike.

Shtim i efekteve anėsore

Tė dhėnat e para pėr sigurinė dhe reaktogjenitetin raportuan njė shtim tė frekuencės sė gjendjeve tė temperaturės, lodhjes, dhimbjes sė kokės, dhimbjeve artikulare e muskulare, gjendjes sė keqe tė pėrgjithshme. Njė nga autorėt, Mattew Snape, profesor i Pediatrisė dhe Vaksinologjisė nė Universitetin e Oksfordit, deklaroi se nga administrimi i vaksinės AstraZeneca tė ndjekur nga vaksina Pfizer-Biontech dhe e anasjella, mund tė verifikohen reagime anėsore (afatshkurtra) dhe mund tė rezultojė nė reagime anėsore mė tė shpeshta (afatshkurtra) pas dozės sė dytė, krahasuar me njė vaksinim jo tė kombinuar.
Autorėt deklaruan edhe se nė kėtė moment, tė dhėnat qė disponojnė, nuk tregojnė njė kriticitet nė pėrgjigjen imune dhe ata shpresojnė tė jenė nė gjendje tė bėjnė vlerėsime tė mėtejshme gjatė studimit. Po merret gjithashtu nė konsideratė edhe pėrdorimi i acetaminofenit si njė terapi pėr tė zvogėluar efektet anėsore. Studimet e mėtejshme tė vlerėsimit pėr vaksinat Moderna dhe Novavax, janė ende nė vazhdim.

Burimi: Doktor33.al

 



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
( 0 votim / mesatar )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D