Alergjitė e stinės. Prof. Mehmet Hoxha: Pacientėt alergjikė, mė pak tė prekur nga Covid-19

| 17 Maj 2021 |

Alergjitė e stinės. Prof. Mehmet Hoxha: Pacientėt alergjikė, mė pak tė prekur nga Covid-19


Pacientėt alergjikė duket se kanė qenė ata mė me fat nė kėtė situatė epidemie nga Covid-19. Mjeku alergolog Mehmet Hoxha shpjegon se ndėr pacientėt alergjikė nuk ėshtė shėnuar asnjė fatalitet. "Ka pasur ndonjė rast tė rrallė qė ėshtė prekur nga virusi i Covid-19, por edhe ata e kanė kaluar nė formėn mė tė lehtė tė mundshme. Nė fakt, kjo shpjegohet edhe me faktin se nė mushkėritė e njė pacienti kronik me alergji, receptori qė pėrthith virusin e Covid-19 ėshtė fare i ulėt. Ndaj, kėta pacientė kanė qenė pothuajse fare tė pa ekspozuar ndaj virusit", shprehet prof. Hoxha.

Por, si mund tė dallohet kur njė pacient alergjik ėshtė prekur ose jo nga virusi i Covid-19? Profesor Hoxha shpjegon se tė sėmurėt kronikė mund ta dallojnė edhe vetė kur e kanė kollėn tė shkaktuar nga alergjia.
"Nė fakt, tė sėmurėt kronikė dinė sezonin kur iu rėndohet gjendja shėndetėsore dhe dinė medikamentin qė marrin. Mė problem janė pacientėt e rinj me alergji. Por, gjithsesi, nėse kolla nuk shoqėrohet me temperaturė, dhimbje trupi e kėputje, atėherė ėshtė simptomė e alergjisė. Nėse kolla shoqėrohet me temperaturė pastaj, kuptohet qė lidhet me situatėn Covid, ose edhe ndonjė virozė tė mundshme", shprehet prof. Hoxha.

Me ardhjen e pranverės shtohet prania e poleneve nė ajėr, ēka e vėshtirėson gjendjen shėndetėsore tė njerėzve alergjikė, sidomos kur ka edhe shumė diell. Por, prania edhe e virusit Covid-19 i ka panikuar edhe mė shumė pacientėt kronikė me alergji, pasi druajnė se mund tė kenė rėnė nė kontakt me virusin.

                                                                                                                                                  Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Shumė interesant ( 4 votim / mesatar 4 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D