Covid-19 nuk ėshtė zhdukur. Silva Bino: Mos i hiqni maskat. Mund tė ketė shpėrthime aty ku virusi gjen terren

| 12 Maj 2021 |

Covid-19 nuk ėshtė zhdukur. Silva Bino: Mos i hiqni maskat. Mund tė ketė shpėrthime aty ku virusi gjen terren


Shifrat e infektimeve me Covid janė nė rėnie, por virusi nuk ėshtė zhdukur, ndaj nuk ėshtė momenti pėr tė hequr maskat. Silva Bino e konsideron situatė tė mirė, por nuk nxiton tė bėjė parashikime se ēfarė mund tė ndodhė.

"Mund tė thuhet qė jemi nė njė situatė tė mirė. Kemi njė pozitivitet nėn 5 %, por duhet tė presim inkubacionin dy herė dy javė, pėr tė parė impaktin e zgjedhjeve, pra, grumbullimeve qė patėm", shprehet dr. Bino.

Sipas Doktor33, Silva Bino paralajmėron se mund tė ketė shpėrthime tė tjera pasi aty ku gjen xhepa, pra, persona tė pavaksinuar dhe ata qė nuk e kanė kaluar Covid-19, virusi nuk fal. Ndaj nuk ėshtė momenti pėr tė hedhur maskat.

"Virusi nuk ėshtė zhdukur, as nuk i ka rėnė virulenca. Madje, pikėrisht sot ka njė ndryshim nė rekomandimet e ECDC-sė ku thuhet se virusi qėndron nė ajėr pezull dhe mundėsia e infektimeve ekziston. Po kėshtu, nuk mund tė parashikojmė se ēfarė mund tė ndodhė me mutacionet. Ndaj ėshtė e pafalshme kur shikon njerėz pa maska sidomos nė ambiente tė brendshme dhe tė pavaksinuar", shprehet Bino.

Por nė fakt, kujt i dedikohet kjo situatė nė zbehje e epidemisė sė Covid-19, numrit tė lartė tė atyre qė e kanė kaluar sėmundjen, apo tė vaksinuarve, kur deri mė tani vetėm 100 mijė qytetarė kanė marrė tė dyja dozat e vaksinės? Kush ėshtė mė i mbrojtur, njė individ qė e ka kaluar Covid-19 apo dikush qė ėshtė vaksinuar?

"Nė sėmundjet virale nė pėrgjithėsi ėshtė mė i mbrojtur dikush qė e ka kaluar sėmundjen, pra, imuniteti natyral ėshtė mė i fortė, qė do tė thotė se dikush qė e ka kaluar fruthin, nuk riinfektohet. Por me Covid-19 ndryshon situata. Studimet kanė treguar se njė i vaksinuar ka imunitet mė tė fortė", shprehet dr. Bino.

                                                                                                                                                  Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Shumė interesant ( 4 votim / mesatar 4 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D