Covid-19, ja pse varianti anglez mund tė jetė dominues sė shpejti

| 18 Shkurt 2021 |

Covid-19, ja pse varianti anglez mund tė jetė dominues sė shpejti

Njė hulumtim kalifornian ka studiuar prevalencėn dhe dinamikėn e rritjes sė kėtij varianti me pasoja vdekjeprurėse


Edhe nė Shtetet e Bashkuara, "varianti anglez" i Sars-CoV-2 sė shpejti mund tė bėhet forma mė dominuese e virusit nė qarkullim, ashtu si po ndodh nė vendet e tjera, dhe pėr kėtė kėrkohet njė veprim i menjėhershėm dhe vendimtar pėr tė minimizuar sėmundshmėrinė dhe vdekshmėrinė nga Covid-19, kjo sipas njė studimi tė botuar nė medRxiv. Qė nga fillimi i pandemisė Covid-19, ekspertėt janė shqetėsuar pėr shfaqjen e mundshme tė varianteve mė lehtė tė transmetueshme.

"Qė nga janari 2021, varianti B.1.1.7 i Sars-CoV-2, i njohur si "varianti anglez", siē u identifikua pėr herė tė parė nė Mbretėrinė e Bashkuar, dhe qė duket se ėshtė lehtėsisht i transmetueshėm, ka fituar njė pozicion solid nė mbarė botėn", thotė Nicole Washington, nga Helix nė San Mateo, California, autore kryesore e studimit.

Studiuesit, duke pasur parasysh pėrhapjen e papritur dhe tė shpejtė tė B.1.1.7, studiuan mėnyrėn e pėrhapjes dhe dinamikėn e rritjes sė kėtij varianti nė Shtetet e Bashkuara, duke e gjurmuar atė nė shfaqjen e tij tė parė dhe transmetimin lokal pasues. Ekspertėt zbuluan se njė tipar i veēantė nė testin RT-qPCR, i parė pėr herė tė parė nė Mbretėrinė e Bashkuar, provoi tė ishte njė pėrfaqėsues i besueshėm pėr zbulimin e B.1.1.7, dhe renditėn 212 gjenome B.1.1.7 Sars- CoV-2 nė ambiente tė ndryshme nė Shtetet e Bashkuara nga dhjetori 2020 deri nė janar 2021. Studiuesit zbuluan se pėrhapja e variantit u rrit me njė shpejtėsi tė ngjashme me ato qė janė parė edhe nė vendet e tjera, me njė normė dyfishimi prej pak mė shumė se njė javė dhe njė rritje nė shpejtėsinė e transmetimit tė 35-45%.

Duke kryer analizat filodinamike bayesian tė ndjeshme nė kohė, autorėt zbuluan disa prezantime tė pavarura tė B.1.1.7 nė Shtetet e Bashkuara qė nga fundi i Nėntorit 2020 dhe argumentojnė se transmetimi nė komunitetit lejoi qė varianti tė pėrhapet nė tė paktėn 30 shtete. Duke filluar nga janari 2021 .

"Rritja e shkallės sė transmetimit tė kėtyre linjave dhe numri mė i lartė i riprodhimit qė rezulton ka tė ngjarė tė ketė pasoja shkatėrruese mbi vdekshmėrinė dhe sėmundshmėrinė nga Covid-19 nė Shtetet e Bashkuara brenda muajve nėse veprimet vendimtare nuk ndėrmerren menjėherė" pėrfundojnė studiuesit.

Pėr mė shumė informacion:

Genomic epidemiology identifies emergence and rapid transmission of SARS-CoV-2 B.1.1.7 in the United States



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 5 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D