Meksikė: stomatologėt nuk bėjnė pjesė nė kategoritė qė do tė vaksinohen tė parėt

| 28 Janar 2021 |

Meksikė: stomatologėt nuk bėjnė pjesė nė kategoritė qė do tė vaksinohen tė parėt

Kritikėt e sindikatave kujtojnė sa shumė dentistė u detyruan tė mbyllnin klinikat e tyre pėr shkak tė rrezikut tė lartė tė ekspozimit dhe kostove qė lidhen me furnizimin e sistemeve mbrojtėse tė nevojshme pėr tė parandaluar pėrhapjen e Covid-19.

Nga Lorena Origo


Dhjetorin e kaluar, Sekretaria e shėndetit nė Mexico City (SEDESA) njoftoi fillimin e fazės sė vaksinimit kundėr SARS-CoV-2. Mjekėt e parė qė u vaksinuan ishin drejtuesit e Njėsisė sė kujdesit intensiv tė Spitalit tė pėrgjithshėm "Dr. Rubén Leńero", Marķa Irene Ramķrez dhe Fernando Molinar Ramos.

Profesionistet  dentarė tė klinikave private dhe studentėt nuk duken tė jenė tė pėrfshirė nė fushatėn e vaksinimit dhe kjo ėshtė arsyeja pse sindikata ka nxitur autoritetet meksikane tė marrin nė konsideratė ketė kategori pasi stomatologjia mund tė konsiderohet si zonė nė "vijėn e parė" pėr rrezikun e pėrhapjes.

Nė fakt, duke qėnė se pikat e pėshtymės janė mjeti kryesor i infektimit, dentistėt janė veēanėrisht tė ekspozuar, pasi instrumentet dhe pajisjet rrotulluese qė lėshojnė aerosole ata i pėrdorin nė trajtimet dentare. Njė front i dytė i rrezikut lind nga fakti se disa pacientė qė shkojnė nė klinikat dentare mund tė jenė asimptomatike ose tė infektohen pa patur ende simptoma.

Nė kėtė drejtim, sipas shkencėtarėve nga Qendrat pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve (CDC), 59% e rasteve vijnė nga transmetimi asimptomatik, ndėrsa 35% vijnė nga njerėz qė infektojnė tė tjerėt para se tė shfaqin simptoma.

Shumė dentistė u detyruan tė mbyllin klinikat e tyre pėr shkak tė pandemisė, si pėr rrezikun e lartė tė ekspozimit ndaj sėmundjes ashtu edhe pėr problemet ekonomike, pasi furnizimet mjekėsore janė gjithnjė e mė tė shtrenjta dhe mė tė vėshtira pėr tu marrė, shuma tė mėdha duhej tė investoheshin pėr mbrojtjen dhe modifikimin e hapėsirave tė punės.

Pėrballė tė gjithė kėtyre elementeve, disa sindikata dhe shoqata tregtare kanė botuar shkrime nė tė cilat ata shprehin shqetėsimin e tyre dhe kėrkojnė tė pėrfshihen nė valėn e parė tė vaksinimeve kundėr COVID-19.



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 11 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D