Cilėt termometra duhen pėrdorur dhe si t'i pėrdorim

| 15 Dhjetor 2020 |

Cilėt termometra duhen pėrdorur dhe si t'i pėrdorim

Dokumenti i INAIL ofron indikacione mbi procedurat e sakta tė pėrdorimit tė termometrave me rreze infra tė kuqe pa kontakt, qė pėrdoren pėr kontrollin e temperaturės trupore


Zbulimi i temperaturės trupore pėrfaqėson njė nga procedurat qė edhe klinikat dentare duhet tė pėrshtasin pėrpara se tė mirėpresin njė pacient. Instrumenti i parandalimit qė indikohet pėr tė limituar pėrhapjen e infeksionit duke lejuar identifikimin e pacientėve potencialisht nė risk.
INAIL ka publikuar njė dokument pėr tė ofruar indikacione mbi procedurat e sakta tė pėrdorimit tė termometrave me rreze infra tė kuqe pa kontakt qė pėrdoren pėr kontrollin e temperaturės trupore nė fazėn e hyrjes nė vende publike dhe private.

Indikacione operative pėr matjen e temperaturės trupore nėpėrmjet njė termometri me rreze infra tė kuqe. Vendosja e njė pike kontrolli.
- Parashikimi dhe ofrimi i njė hapėsire tė dedikuar, tė ndarė nga hyrja e mjedisit tė punės, nė mėnyrė termike, i higjenizuar dhe me pėrmasa tė pėrshtatshme pėr tė ruajtur distancėn e sigurisė ndėrmjet profesionistit dhe pacientit.
- Vendosja e njė personi me formim tė pėrshtatshėm nė pikėn e kontrollit, nė mėnyrė qė tė kryhet detyra saktė.

Karakteristika tė instrumentit tė matjes sė temperaturės
Sigurimi qė po veprohet me njė pajisje mjekėsore me shenjėn CE me shkallė saktėsie mjekėsore II a/b. Termometrat me rreze infra tė kuqe tė zakonshėm ose me pėrdorim teknik nuk mund tė konsiderohen tė besueshėm pėr tė matur temperaturėn trupore.

Procedura pėr zbulimin e temperaturės me termometrin me rreze infra tė kuqe
- Ndizni termometrin tė paktėn 10 minuta pėrpara pėrdorimit pėr tė lejuar atė qė tė arrijė akuilibrin termik me ambientin e matjes.
- Afrojini personat njė nga njė dhe lejoni secilin individ qė tė pozicionohet nė pikėn e kontrollit pėr disa minuta, pėr t'u pėrshtatur me temperaturėn e ambientit pėrpara se tė kryhet matja.
- Kryeni matjen nė tė gjithė individėt nė tė njėjtėn zonė trupore, duke shmangur kontaktin ndėrmjet profesionistit dhe individit apo ndėrmjet individit dhe instrumentit.
- Nėse ėshtė kryer matja: Te balli i personit, tė vendoset nė pozicion qendror rreth 1 cm mbi hapėsirėn ndėrmjet vetullave. Te pulsi tė gjendet zona mė e pėrshtatshme nė korrespondencė me pjesėn ku pėrthyhet pulsi.
- Profesionisti duhet tė kryejė matjen gjithnjė nė tė njėjtėn distancė nga individi nė pėrputhje me D:S tė instrumentit nė zotėrim, tipikisht nga 3-5 cm kur matja kryhet te balli dhe 1-3 cm kur matja kryhet te pulsi, duke ndjekur indikacionet e ofruara nė manualin e pėrdorimit dhe fletėudhėzuesin e instrumentit.
- Tė pėrsėritet matja dy herė pėr tė minimizuar gabimet e mundshme tė zbulimit dhe tė merret vlera mė e lartė. Nėse kalohet pragu 37 °C, nėse dy matjet kanė ndryshime ndėrmjet tyre me 0,5 °C ose mė shumė, pra tė paktėn njė nga vlerat e matura kalon 37,5 °C, ėshtė e nevojshme qė tė pėrsėritet matja, duke kryer sėrish njė matje tė dyfishtė. Pasi kryhet edhe matja pėr herė tė dytė, tė merren nė mėnyrė paraprake vlera mė e madhe ndėmjet dy matjeve, pra, edhe nėse vetėm njė nga dy matjet kalon 37,5°C, tė konsiderohet qė ėshtė kaluar pragu.
- Nė rast se temperatura e matur i kalon 37,5°C, t'i kėrkohet individit qė tė qėndrojė nė njė vend tė izoluar, qė ėshtė pėrshtatur mė parė, duke e mbajtur maskėn tė vendosur. Pas njė periudhe prej 10 minutash nga matja, tė pėrsėritet ajo sipas modalitetit tė pėrshkruar mė parė, nė tė njėjtėn zonė trupore qė ėshtė matur mė parė.
- Tė kihet parasysh se temperatura normale e individit nė gjendje tė shėndetshme, e matur me termometrat me rreze infra tė kuqe, varion nga 35°C deri nė 37 °C. Vlerat e ndryshme nga kėto, pėrveēse identifikojnė individė potencialė me patologji febrile nė zhvillim, mund edhe tė jenė njė shenjė e mos funksionimit nė mėnyrėn e duhur tė instrumentit ose tė njė gabimi nė procedurėn e matjes.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 23 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D