Stomatologjia dhe Covid-19: reduktimi i pacientėve dhe faturimit ėshtė njė problem global

| 14 Dhjetor 2020 |

Stomatologjia dhe Covid-19: reduktimi i pacientėve dhe faturimit ėshtė njė problem global

Stomatologėt nė Itali, Spanjė, Angli ankohen pėr uljen e numrit tė pacientėve. Njė kėrkim i ADA-s indikon stomatologėt nė telashe pėr shkak tė reduktimit tė numrit tė pacientėve

Cristoforo Zervos


Infektimet nga COVID-19 po kushtėzojnė nė mėnyrė tė ngjashme klinikat dentare nė tė gjithė botėn.
Sipas tė dhėnave tė paraqitura gjatė eventit tė UNIDI dhe ANDI, nga Key-Stone dhe Servizio Studi ANDI, nė fundvit stomatologėt italianė ankohen pėr njė rėndie tė faturimeve qė vlerėsohet me rreth 25%, ku kjo pėrqindje ėshtė pak mė e ulėt pėr klinikat mė tė organizuara dhe pak mė e lartė pėr ata mono-profesionalė.

Por nuk po i shkojnė mė mirė punėt kolegėve spanjollė, duke parė qė sipas kėrkimit tė kryer gjithnjė nga Key-Stone, nė klinikat spanjolle, rėnia vlerėsohet me 24%.
Ndėrsa sipas General Dental Council nė kėto muaj pandemie 51% e pacientėve anglezė kanė preferuar t'i shtyjnė kurat qė nuk janė urgjente.
Edhe pėrtej oqeanit stomatologėt nuk duket se i kanė punėt mirė.
Mė 23 mars ADA Health Policy Institute ka kryer njė monitorim pėr tė vlerėsuar impaktin ekonomik tė pandemisė nė klinikat dentare amerikane. Dentistėve i ėshtė kėrkuar edhe qė tė marrin pjesė nė njė grup pėr tė plotėsuar njė sondazh dyjavor. Nė kėtė zbulim tė fundit, ėshtė pėrgjigjur njė kampion pėrfaqėsues nė nivel kombėtar me pothuajse 2500 stomatologė.

Kėto rezultate tė sondazhit dhe rezultate tė tjera janė ndarė nė njė Webinar tė shkurtėr tė disponueshėm nė YouTube, qė ka trajtuar ēėshtjet nė lidhje me numrin e pacientėve, masat dhe konsideratat pėr tė pėrshtatur mbėshtetjen financiare tė tanishme dhe tė ardhshme e mbi ndjesitė e konsumatorit.
Volumi i pacientėve nė klinikat dentare amerikane ėshtė vlerėsuar me 76% tė niveleve pre-COVID-19, me njė rėnie tė lehtė gjatė dy muajve tė fundit, sipas tė dhėnave tė fundit qė janė grumbulluar nga ADA nė monitorimin e kryer gjatė javės 16-22 nėntor. Sondazhi ka zbuluar pėr mė tepėr qė personeli i klinikave ishte nė 90% tė niveleve pre-pandemike dhe njė e treta e kėtyre nuk ka pasur ndryshime tė rėndėsishme nė termat e volumit tė pacientėve.

Elementet kryesore qė janė nxjerrė nga sondazhi ishin:
- Pothuajse tė gjitha klinikat kishin kapacitete pėr tė pritur mė shumė pacientė nga sa po presin tani. Mė shumė se njė e treta referon tė jetė nė 51-75% tė numrit maksimal tė klientėve potencialė. Mė pak se 1 nga 10 po operon me mė shumė se 95% tė kapacitetit maksimal aktual. Klinikat e mėdha kanė njė numėr pacientėsh mė tė lartė.
- Stomatologėt kanė pėrshtatur masa tė ndryshme pėr tė ruajtur mbėshtetjen financiare tė profesionit tė tyre, nė mėnyrė analoge me sondazhet e mėparshme. Mė shumė klinika tė lidhura me DSO (Dental Service Organizations) kanė kryer riorganizim tė personelit stomatologjik, ndėrsa ato qė nuk janė tė lidhura me DSO kanė shtuar tarifat ose kanė marrė kredi nė banka.
- Nėse aksesi te pacientėt do tė mbetet i njėjtė nga java e 16 nėntorit deri nė fund tė vitit ėshtė e mundur qė stomatologėt tė rritin tarifat. Ndėrmjet stomatologėve me moshė tė barabartė ose mė tė madhe se 65 vjeē, mė shumė se njė e treta kanė deklaruar se do tė marrin nė konsideratė shitjen e biznesit dhe rreth 40% po konsideron daljen nė pension.

Zhvillimi i njė vaksine mbetet njė pjesė e rėndėsishme pėr tė shtuar pacientėt nėpėr klinikat dentare.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 21 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D