Kurat dentare janė thelbėsore: dentistėt duhet tė jenė ndėr tė parėt qė duhen vaksinuar

| 11 Dhjetor 2020 |

Kurat dentare janė thelbėsore: dentistėt duhet tė jenė ndėr tė parėt qė duhen vaksinuar

Shoqata Amerikane e Dentistėve (ADA) i ka kėrkuar Center for Disease Control and Prevention qė tė pėrfshijė dentistėt te profesionistėt e shėndetit qė duhen vaksinuar kundėr COVID-19

Cristoforo Zervos


ADA i ka kėrkuar Centers for Disease Control and Prevention (CDC) qė tė fusė stomatologėt nė listėn e profesionistėve tė shėndetit qė do marrin vaksinėn kundėr COVID-19.
Nė njė komunkim tė fundit pėr shtyp, komiteti konsultues i CDC mbi praktikat e imunizimit, presidenti i ADA Daniel J. Klemmedson dhe drejtoresha ekzekutive Kathleen T. O'Loughlin, kanė observuar qė mund tė ketė furnizime tė limituara me vaksinė, kur ajo tė jetė e disponueshme. Ndaj kanė shprehur shqetėsimin pėr faktin se dentistėt dhe personeli i tyre nuk janė pėrfshirė aktualisht nė personeli kyē pėr planet e vaksinimit, pavarėsisht se praktika stomatologjike ėshtė njė shėrbim dentar thelbėsor.
Nė komunikatė ADA ka theksuar rekomandimet e fundit tė nxjerra nga Akademitė Kombėtare tė Shkencave, Inxhinierisė dhe Mjekėsisė qė rekomandojnė futjen e stomatologėve nė Fazėn 1, pra ndėrmjet atyre qė i duhet inokuluar vaksina mė pėrpara.

"Nuk ekziston asgjė banale apo e parėndėsishme nė kurat stomatologjike," - kanė shkruar doktorėt Klemmedson e O'Loughlin. "Pėrveēse trajtojnė dhimbjen e menjėhershme, dentistėt vlerėsojnė, diagnostikojė, parandalojnė dhe trajtojnė sėmundjet qė mund tė ndryshojnė jetėn ose ato qė e vėnė jetėn nė rrezik. Pėr shembull, diagnostikimi i parakohshėm i tumoreve orale dhe infeksioneve tė rėnda mund tė ēojė nė njė trajtim tė parakohshėm. Vonesa e trajtimit pėr disa muaj, javė apo edhe ditė mund tė bėjė diferencėn ndėrmjet vdekjes sė parakohshme, formimit tė njė anomalie ose tė jetuarit njė jetė normale dhe tė shėndetshme."

ADA pėr mė tepėr ka theksuar qė kurat stomatologjike janė thelbėsore pėr menaxhimin e sėmundjeve kronike si diabeti, qė ėshtė mbartės edhe i disa problemeve tė shėndetit oral:  "Duke qenė se stomatologėt kanė eksperiencė nė njohjen e sinjaleve dhe simptomave tė para tė diabetit," - kanė afirmuar Klemmedson dhe O'Loughlin - "mund tė ndihmojnė pacientėt qė tė shmangin komplikacionet e rėnda qė lidhen me kėtė patologji duke i adresuar nė follow up mjekėsor."
"Dentistėt dhe personeli i tyre mund tė ndihmojnė nė shtimin e aftėsisė sė ndėrhyrjeve shėndetėsore nė vend, pėr tė mbėshtetur mjekėsinė e pėrgjithshme," - ka nėnvizuar ADA. "Pėr mė tepėr, pėrmbyll ajo nė komunikatėn e saj, dentistėt mund tė mbėshtesin sistemin shėndetėsor kombėtar nė momentet e krizės sepse janė profesionistė tė kualifikuar tė shėndetit, qė mund tė administrojnė vaksina pėr patologjitė kritike dhe tė bashkėpunojnė nė parandalim pėr tė ruajtur shėndetin e pacientėve dhe personelit nė klinikė."

Pėrktheu:Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 16 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D