Maska mbron edhe personin qė e mban. Ja cilat funksionojnė dhe cilat jo

| 4 Dhjetor 2020 |

Maska mbron edhe personin qė e mban. Ja cilat funksionojnė dhe cilat jo

Sipas njė udhėzuesi tė ri tė miratuar nga Centers for Disease Control and Prevention (Cdc) nė Shtetet e Bashkuara, maskat faciale mund tė mbrojnė edhe personin qė i mban dhe tė tjerėt nga infektimi me Sars-CoV-2. 


Pėrditėsimi sjell njė variacion nė udhėzuesin e mėparshėm qė afirmonte se maskat ndalonin kryesisht pėrhapjen e virusit te tė tjerėt, e nuk mbronin atė qė e vendos. "Maskat ndihmojnė nė reduktimin e inhalimit tė spėrklave nga ana e atij qė i mban," - shpjegojnė tashmė ekspertėt e Centers for Disease Control and Prevention (Cdc) nė komunikimin e ri.
Sipas dokumentit, maskat me shumė shtresa prej cope mund tė ofrojnė njė filtrim tė mjaftueshėm pėr mbrojtjen personale dhe tė bllokojnė pjesėzat e virusit qė ekspirohen nga tė tjerėt. Raporti citon studime tė ndryshme tė fundit qė kanė treguar njė reduktim tė transmetimit tė virusit, qė nė disa raste arrin deri nė mbi 70%.
Nė njė shembull, pėrdorimi i njė maske nga ana e parukierėve tė infektuar ka ndaluar transmetimin nė 67 klientė tė tyre qė kanė kryer mė pas kontrollin. Nė njė tjetėr skenar, personat qė mbanin maskė nė fytyrė gjatė udhėtimeve tė gjata internacionale kanė shmangur infektimin e personave qė kanė qenė ulur ngjitur me ta nė avion.

"Pėrshtatja e politikave universale pėr mbajtjen e maskės mund tė ndihmojė nė shmangien e karantinave tė ardhshme, sidomos nėse kėto do tė kombinohen me ndėrhyrje tė tjera jo farmaceutike si distancimi social, higjiena e duarve dhe njė ventilim i pėrshtatshėm," - lexohet nė dokument.
Kėrkuesit kanė nėnvizuar se disa lloje maskash prej cope mund tė jenė efikase pothuajse po aq sa ato kirurgjikale nė bllokimin e spėrklave respiratore; pėr shembull polipropileni mund tė krijojė njė ngarkesė statike qė kap spėrklat dhe mėndafshi mund t'i kthejė pas spėrklat.
Nė kompleks, maskat me mė shumė shtresa dhe njė numėr mė tė lartė fijesh nė copė janė mė efikase nė ndalimin e transmetimit tė virusit nė krahasim me maskat me njė shtresė dhe me njė numėr mė tė vogėl fijesh. Nė disa raste, maska me shumė shtresa ėshtė nė gjendje tė filtrojė pothuajse 50% tė pjesėzave me pėrmasa mė tė vogla sesa 1 mikron.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 19 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D