ADA: Stomatologėt amerikanė plotėsisht kompetentė pėr administrimin e vaksinave

| 3 Nėntor 2020 |

ADA: Stomatologėt amerikanė plotėsisht kompetentė pėr administrimin e vaksinave

Shoqata Dentare Amerikane ka mbėshtetur plotėsisht kompetencėn e stomatologėve amerikanė qė janė ofruar pėr tė administruar vaksinat

Cristoforo Zervos


ADA ka ofruar mbėshtetjen e saj pėr tė gjithė stomatologėt amerikanė qė nė kėto javė kanė ofruar kompetencat e tyre profesionale nė praktikė pėr tė administruar vaksinat, veēanėrisht, kur tė jetė gati vaksina kundėr Sars Cov-2. Mbėshtetja e ADA-s ėshtė zyrtarizuar disa ditė mė parė nga House of delegates e shoqatės qė pohon se stomatologėt amerikanė kanė tė gjitha kompetencat e nevojshme pėr tė administruar vaksinat shpėtimtare.

ADA afirmon se stomatologėt janė tashmė tė gatshėm dhe kanė tė gjitha kompetencat dhe profesionalitetin e nevojshėm pėr tė administruar vaksinat, qė mbrojnė jo vetėm jetėn dhe shėndetin e pacientėve, por edhe tė vetė stomatologėve dhe stafit tė klinikės qoftė nė ato private apo shtetėrore.
"Pandemia ka evidentuar pėrfitimet e mundshme qė kompetencat e stomatologėve mund tė sjellin nė ndihmė tė shėndetėsisė preventive, duke pėrfshirė administrimin e vaksinimeve," - ka afirmuar Duc M. Ho, president i ADA Council on Dental Practice.
"Siē ka ndodhur me farmacistėt (tė cilėt nė SHBA kanė tė drejtėn e zgjedhjes sė administrimit tė vaksinave kundra gripit)," - ka shtuar Dr. Ho - "amplifikimi i vaksinave edhe nė klinikat dentare do tė shtonte numrin e qytetarėve qė kanė akses ndaj kurave dhe nivelin e parandalimit dhe tė shėndetit tė pėrgjithshėm nė vend."

ADA thekson se kėrkesa pėr shtrirjen e vaksinave edhe te stomaologėt vjen edhe nga njohuritė e tyre klinike dhe nga eksperienca e grumbulluar nė praktikėn e punės. Pėr shembull, stomatologėt kanė tashmė formimin e duhur pėr tė administruar injeksionet anestetike intra dhe ekstra orale, si edhe kur kanė lejet e nevojshme edhe praktikat e sedacionit. Kėto "aftėsi", duke i shtuar edhe formimin e pėrshtatshėm, pėr ADA-n mund tė pėrkthehen lehtėsisht nė praktikėn e administrimit tė vaksinave.
Interesant ėshtė fakti qė edhe nė Evropė dhe nė pjesėn tjetėr tė botės po diskutohet lejimi i stomatologėve pėr tė administruar vaksinat.

Nė Spanjė, pėr shembull, duke parė situatėn dramatike nė tė cilėn ėshtė vendi pėr shkak tė pandemisė nga Covid-19, stomatologėt prej kohėsh kanė kėrkuar qė tė pėrfshihen nė praktikėn e testimeve dhe nė administrimin e vaksinave pėr popullsinė pėr t'i dhėnė njė dorė shėrbimit shėndetėsor shtetėror spanjoll.
Njė shembull tjetėr ėshtė ai i qeverisė sė Britanisė sė Madhe, qė nė kėto javė po diskuton njė projektim tė ligjit qė do tė amplifikonte te profesionistėt e shėndetit, pėrfshirė edhe stomatologėt, mundėsinė pėr tė administruar vaksinat nė popullsi, ndėr tė cilat edhe atė tė Koronavirusit tė ri. Javėt e fundit kjo temė ėshtė nė diskutim edhe nė Itali.

Dhe ditėt e fundit ėshtė dhėnė edhe konfirmimi i pa zyrtarizuar ende nga Ministri i Shėndetėsisė Roberto Speranza qė edhe farmacistėt tė mund tė kryejnė testimet e shpejta dhe administrimin e vaksinave anti Covid-19 pėr tė lehtėsuar dhe ndihmuar shėrbimin shėndetėsor.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 16 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D