Stresi nga Koronavirusi. Sipas SIdP nė risk edhe shėndeti oral

| 30 Tetor 2020 |

Stresi nga Koronavirusi. Sipas SIdP nė risk edhe shėndeti oral

Alarmi vjen nga Kongresi i Periodontologjisė 2020. Shtohen pėrshkrimet pėr bite dhe pacientėt me mikro fraktura dentare tė shkaktuara nga bruksizmi pėr shkak tė stresit


Ndėr stomatologet e para qė ka sinjalizuar se pasojat e frikėrave qė lidhen me pandeminė ndikojnė negativisht edhe nė shėndetin oral ka qenė Tammy Chen, njė stomatologe nė Nju Jork, e cila ėshtė intervistuar nga New York Times.

Por doktoresha Chen, pa sjellė asnjė tė dhėnė epidemiologjike tė vlefshme kishte theksuar sesi nė klinikėn e saj ishin shtuar numrat e pacientėve me mikro fraktura te dhėmbėt qė janė shkaktuar nga bruksizmi, po edhe nga problemet periodontale.

Tani kėtė teori qė stresi i pėrditshėm i lidhur me emergjencėn COVID po vė nė risk edhe shėndetin oral e konfirmon edhe SIdP.

Pėr SIdP nė kėtė periudhė ėshtė regjistruar njė 30% mė shumė e kėrkesave pėr bite dhe aparatura ortodontike pėr bruksizmin me rastet e shtuara nga ky ērregullim me 36%, pėr mė tepėr ėshtė zbuluar njė shtim me 120% (mė shumė se dyfishi) nė krahasim me 2019 pėr frakturat dentare dhe njė shtim tė ndjeshėm tė kariesit (+18%). 

"Pas karantinės," - shpjegon pėr ANSA Luca Landi, president i SIdP - "kemi regjistruar njė pėrkeqėsim tė kushteve orale dhe periodontale dhe komplikacioni i frakturave dentare ėshtė ndėr mė tė shpeshtėt qė ndeshet. Pėrveē mungesės sė vizitave tė kontrollit dhe higjienės sė dobėt orale ėshtė shtuar edhe ankthi mė i madh qė pėrcaktohet nga distancimi social. Shumė persona nė fakt priren qė tė somatizojnė shqetėsimet dhe stresin nė nivelin e zgavrės orale, me sjellje si bruksizmi, qė nėse vazhdojnė pėr njė kohė tė gjatė mund tė pėrkeqėsojnė sipėrfaqen dentare dhe tė shkaktojnė fraktura, dhimbje nė nofull, ndjeshmėri dentare, hemikrania dhe shtim tė lėvizshmėrisė sė dhėmbėve te pacientėt me periodontit mė tė rėndė."

"Kėto kushte i pėrkeqėson," - vijon presidenti Landi, -"shtimi i stresit nga smart-working qė mund tė shtohet kur zgjaten oraret e punės dhe nuk ka pushime nė orarin e punės."

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D