Llojet e testeve pėr Covid-19

| 20 Tetor 2020 |

Llojet e testeve pėr Covid-19

Poliklinika universitare “A. Gemelli Irccs” ka realizuar njė dokument nėpėrmjet tė cilit nxjerr nė pah llojet e testet tė disponueshme dhe ku duhen kryer


Me shtimin e infektimeve nga Covid-19 ėshtė bėrė gjithnjė e mė shumė thelbėsor roli i testimeve diagnostikuese pėr gjurmimin e kontakteve dhe duke marrė nė konsideratė numrin nė rritje tė testimeve qė janė tė disponueshme, Poliklinika universitare "A. Gemelli Irccs" ka realizuar njė dokument "Testimet pėr diagnotikimin e Sars-CoV-2. Ēfarė informacionesh japin dhe ku kryhen", pėr tė sqaruar situatėn. Dokumenti ėshtė realizuar me ndihmėn e profesor Maurizio Sanguinetti, drejtor i Departamentit tė Shkencave nė laboratorin infektivologjik tė Poliklinikės dhe president i Shoqėrisė evropiane tė mikrobiologjisė klinike dhe sėmundjeve infektive (Escmid). Testimet kryesore janė si nė vijim:

1) Testi molekular (test RT-PCR)
Ėshtė ai qė ėshtė kryer deri mė tani nė materialin e marrė nga tamponi nazo-faringeal. Koha mesatare e marrjes sė rezultatit ėshtė rreth 12-24 orė por, nė rast se ka shumė kėrkesa, mund tė duhen disa ditė. Ky ėshtė testi i referimit tė pėrkufizimit nė rastin e Covid-19.
Ēfarė tregon: Lejon qė tė diagnostikohet njė infeksion nga koronavirusi i ri nė fazėn aktive dhe kryhet nė Laboratorėt e autorizuar nė nivel kombėtar.

2) Testi molekular i pėshtymės (RT-qPCR, protokolli SalivaDirect i Universitetit tė Yale)
Kėrkon praninė e virusit nė pėshtymė, qė merret nga goja nėpėrmjet njė tamponi ose provėze. Prokotolli i ri i grumbullimit ka avantazhe tė ndryshme: eliminon bezdinė e tamponit nazo-faringeal, mbron profesionistėt shėndetėsorė nga ekspozimi i mundshėm ndaj virusit, kalon problemin e mungesės sė tamponėve nazo-faringealė. Por ekzistojnė aspekte qė duhen sqaruar, nė fakt nuk ėshtė e qartė nėse sistemi mund tė implementohet nė platforma diagnostikuese me automatizim tė lartė qė normalisht pėrdoren pėr menaxhimin e njė numri tė madh kampionesh njėkohėsisht. Duhet pasur parasysh edhe qė testi ėshtė vlerėsuar nė njė popullsi me prevalencė tė lartė, pra janė tė nevojshme studime tė tjera pėr njė konfirmimim pėrfundimtar. Sidoqoftė ky testim kryhet vetėm nė laboratorė tė certifikuar dhe specializuar. Pėr momentin ėshtė i disponueshėm vetėm nė SHBA.

3) Testi antigjenik (i quajtur edhe "tamponi i shpejtė")
Ky test kryhet me materialin e marrė nga tamponi nazal (ose nazo-faringeal); pėrgjigjja merret nė mė pak se njė orė, shpesh mjaftojnė 20 minuta). Njė rezultat pozitiv pėrgjithėsisht ėshtė i pritshėm ndėrkohė qė pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė ulėt molekulare ėshtė e mundur qė tė merren rezultate false mbi negativėt, prandaj duhet tė kryhet te popullsitė ku incidenca e tė sėmurėve ėshtė e ulėt (mė pak se 5%).
Ēfarė tregon: Nėse del pozitiv nėnkupton qė kemi njė infeksion aktiv nga koronavirusi (por siē u pėrmend ėshtė nė gjendje tė pėrjashtojė me siguri praninė e infeksionit, nė rast se rezulton negativ). Ky test kryhet nė aeroporte ose nė portet kryesore pas mbėrritjes. 

4) Testi i antitrupave (testi serologjik i gjakut)
Ky test kryhet duke marrė njė kampion gjaku ose njė pikė gjaku nga gishti. Rezultati del pėr rreth 20 minuta (kur gjaku merret nga gishti) ose nė harkun e disa ditėve (kur merret njė kampion gjaku). Ėshtė e rėndėsishme qė tė sqarojmė qė tė dyja mėnyrat nuk mbivendosen. Metoda e marrjes sė gjakut nga gishti ėshtė mė pak e saktė (prania e rezultateve tė shumta false pėr pozitivėt) dhe rezultati i marrė duhet tė konfirmohet me njė tjetėr test tė kryer me kampion gjaku.
Ēfarė tregon: Nėse ėshtė pozitiv, indikon qė kemi qenė tė ekspozuar ndaj virusit nė tė shkuarėn, por nuk ėshtė nė gjendje tė thuhet nėse ende kemi njė infeksion nė fazė aktive (pra nėse mund tė infektojmė tė tjerėt). Kryhet nė spital ose nė qendrat diagnostikuese private tė autorizuara.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 20 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D