Pėrdorimi i maskės mund tė reduktojė shkallėn e rėndė tė infektimit nga COVID

| 9 Tetor 2020 |

Pėrdorimi i maskės mund tė reduktojė shkallėn e rėndė tė infektimit nga COVID


Pėrdorimi i maskave ndėrkohė qė jemi nė pritje tė njė vaksine mund tė bėhet njė nga shtyllat pėr kontrollin e pandemisė nga COVID-19 dhe njė ndihmesė nė reduktimin e ashpėrsisė sė sėmundjes, duke garantuar qė njė pėrqindje gjithnjė e mė e madhe e infeksioneve tė reja tė jetė asimptomatike. Ky ka qenė rezultati i njė artikulli tė publikuar sė fundmi nė The New England Journal of Medicine, tė firmosur nga disa docentė dhe kėrkues tė Universitetit tė San Francisco (Ucsf), qė kanė grumbulluar raste tė ndryshme dhe evidenca faktike. Nėse kjo hipotezė do tė konfirmohej pėrdorimi i kėsaj mase mbrojtėse mund tė bėhet njė formė "variolizimi"qė do tė gjeneronte imunitet dhe do tė ngadalėsonte pėrhapjen e virusit, siē shpjegojnė autorėt.

Marrėdhėnia e ngushtė ndėrmjet pėrdorimit tė maskės dhe kontrollit tė njė pandemie
Njė nga evidencat e para, pohohet nė artikullin e publikuar nga dy kėrkuesit, ėshtė marrė nė muajin mars kur kanė filluar tė qarkullojnė raportet e dokumentuara mbi normat e larta tė pėrhapjes virale tė Sars-CoV-2 me anė tė rrugėve nazale dhe orale nga ana e pacientėve pre-simptomatikė ose asimptomatikė. Maskat, qė pėrdoren gjerėsisht nga popullsia, duket se janė njė nga mėnyrat e mundshme pėr tė parandaluar transmetimin nga personat e infektuar asimptomatikė. Nė prill, Centers for Disease Control and Prevention (Cdc) nė Amerikė kanė rekomanduar pra popullsinė qė tė pėrdorin maskat kirurgjikale ose ato tė qepura vetė, nė zonat me norma tė larta tė transmetimit tė infeksionit. Rastet e sė shkuarės qė lidhen me viruset e tjera respiratore, tė cilat janė pėrmendur nga artikulli, indikojnė qė pėrdorimi i maskės mund tė mbrojė personin qė e pėrdor. Nė fakt, hetimet epidemiologjike tė kryera nė tė gjithė botėn, veēanėrisht nė vendet aziatike qė janė mėsuar me pėrdorimin e kėsaj mase mbrojtėse gjatė pandemisė nga Sars nė vitin 2003, kanė sugjeruar qė ekziston njė lidhje e fortė ndėrmjet pėrdorimit tė maskės dhe kontrollit tė njė pandemie tė mundshme. Tė dhėna tė tjera tė fundit qė vijnė nga qyteti i Boston tregojnė se infeksionet nga Sars-CoV-2 janė zvogėluar ndėrmjet profesionistėve shėndetėsorė pas pėrdorimit tė maskės nėpėr spitale qė nga fundi i muajit mars.

Tė dhėna tė fundit virologjike, epidemiologjike dhe ekologjike kanė ēuar nė hipotezėn se pėrdorimi i maskės mund tė reduktojė gjendjen e rėndė tė sėmundjes ndėrmjet personave qė infektohen. Kjo mundėsi ėshtė koherente me njė teori tė vjetėr qė ėshtė dhėnė pėr patogjenezėn virale, sipas sė cilės shkalla e rėndė e sėmundjes ėshtė nė proporcion me inokulimin viral qė ėshtė marrė. Me infeksionet virale ku pėrgjigjet imunitare tė bartėsit luajnė njė rol mbizotėrues nė patogjenezėn virale, si Sars-CoV-2, doza tė larta inokulimi viral mund tė mbingarkojnė dhe ērregullojnė mbrojtjet imunitare duke shtuar ashpėrsinė e sėmundjes. Nėse inokulimi viral ėshtė i rėndėsishėm nė pėrcaktimin e ashpėrsisė sė infeksionit Sars-CoV-2, njė motiv tjetėr i fundit i supozuar pėr pėrdorimin e maskave do tė ishte ai i reduktimit tė ngarkesės virale tė mbajtėsit dhe si pasojė edhe tė impaktit klinik tė sėmundjes. Pra, njė pėrdorim i gjerė i maskave mund tė kontribuojė nė shtimin e pėrqindjes sė infeksioneve asimptomatike. Cdc kanė vlerėsuar se pėrqindja mesatare e infeksionit asimptomatik nga Sars-CoV-2 nė mes tė korrikut nė Shtetet e Bashkuara ishte me 40%. Por, pėrqindja e infeksionit asimptomatik ėshtė dokumentuar mbi 80% nė ambientet me pėrdorim tė gjerė tė maskės. Vendet qė kanė pėrshtatur pėrdorimin e pajisjeve mbrojtėse nė nivel universal kanė pėrmirėsuar pėrqindjen e rasteve tė rėnda tė lidhura me COVID dhe si pasojė edhe njė ngadalėsim tė vdekjeve. Njė tjetėr eksperiment i kryer te njė lloj brejtėsi sirian ka simuluar maskimin kirurgjikal tė kafshėve dhe ka treguar se me maskimin e simuluar, brejtėsit kishin mė pak mundėsi pėr t'u infektuar.

Rasti i kroēierės argjentinase
Kėrkuesit kanė treguar edhe raste tė tjera interesante nė mbėshtetje tė hipotezės: nė njė epidemi tė pėrhapur nė njė kroēiere argjentinase, ku pasagjerėt ishin pajisur me maska kirurgjikale dhe personeli i bordit me maska N95, norma e infeksionit asimptomatik ka qenė 81% (krahasuar me 20% nė vatrat e mėparshme tė kroēierave qė nuk kanė pėrdorur maska). Nė dy vatra tė fundit tė pėrhapur nė fabrikat e pėrpunimit tė ushqimit nė Shtetet e Bashkuara, ku tė gjithė punonjėsve i janė dhėnė maska ēdo ditė dhe i ėshtė kėrkuar qė t'i pėrdorin, pėrqindja e infeksioneve asimptomatike ndėrmjet mė shumė se 500 personave qė janė infektuar ka qenė me 95%, kundėr vetėm 5% tė rasteve tė lehta ose tė moderuara. Pėr mė tepėr, normat e vdekshmėrisė nė vendet ku maska ėshtė e detyrueshme ose pėrdoret nga pothuajse e gjithė popullsia kanė qėndruar tė ulėta, edhe pas rritjes sė rasteve me heqjen e karantinės. Sipas autorėve pėr verifikimin e hipotezės se pėrdorimi i maskės nga ana e tė gjithė popullsisė ėshtė njė strategji efikase nė ngadalėsimin e ashpėrsisė sė infeksionit nga koronavirusi, janė tė nevojshme studime tė mėtejshme pėr tė krahasuar normėn e infeksionit asimptomatik nė zonat me dhe pa pėrdorim universal tė pajisjeve mbrojtėse. Pėr tė testuar hipotezėn e "variolizimit", janė tė nevojshme mė shumė studime qė krahasojnė forcėn dhe kohėzgjatjen e imunitetit tė limfociteve T, specifike pėr Sars-CoV-2, ndėrmjet personave me infeksion asimptomatik dhe atyre me infeksion simptomatik, si edhe nė demonstrim tė ngadalėsimit natyral tė Covid-19 tė pėrhapur nė zonat me njė pėrqindje tė lartė infeksionesh asimptomatike. Pavarėsisht se tė gjithė kėrkuesit dalin nė pėrfundimin se ka prova gjithnjė e mė shumė se pėrdorimi i maskės nė nivel global mund tė sjellė pėrfitime nė luftėn qoftė tė reduktimit tė pėrqindjes sė transmetimit qoftė tė reduktimit tė ashpėrsisė sė sėmundjes. 

Cristoforo Zervos

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 24 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D