Testime tė shpejta pėr Covid-19

| 16 Shtator 2020 |

Testime tė shpejta pėr Covid-19

Sipas Cochrane Library duhen studime tė reja pėr tė konfirmuar saktėsinė


Sipas njė rishikimi tė publikuar nė Cochrane Library, nuk ka prova tė mjaftueshme pėr tė treguar se testimet point-of-care pėr evidentimin e pranisė sė Covid-19 nė komunitet apo nė mjediset e kurave primare ose sekondare janė tė sakta. 
"Janė tė disponueshme strategji tė ndryshme diagnostikuese pėr identifikimin ose pėrjashtimin e infeksionit, identifikimin e personave qė kanė nevojė pėr mė shumė kura ose pėr testimin e pranisė sė infeksionit tė parakohshėm dhe pėrgjigjes imunitare," - thotė Jacqueline Dinnes, nga Universiteti i Birmingham nė Britaninė e Madhe, autore kryesore e rishikimit. 

"Testimet point-of-care mbi antigjenet dhe molekulat pėr zbulimin e infeksionit nė zhvillim kanė potencialin pėr tė lejuar zbulimin dhe izolimin e parakohshėm tė rasteve tė konfirmuara nė krahasim me metodat diagnostikuese nė laborator, me objektivin e reduktimit tė transmetimit nė shtėpi dhe nė komunitet," - vijon ajo. Kėrkuesit janė pėrqendruar nė punime qė kanė analizuar pikėrisht testimin mbi antigjenet, qė identifikojnė proteinat e pranishme te virusi duke pėrdorur pajisje njėpėrdorimshe dhe testime molekulare, qė zbulojnė ARN-nė virale duke pėrdorur pajisje tė lėvizshme ose fikse, pėr tė vlerėsuar efikasitetin.


Nė mėnyrė kompleksive kanė ekzaminuar 22 studime qė vinin nga e gjithė bota, tė cilėt kanė krahasuar testimet point-of-care me analizėn Rt-Pcr. Por ka rezultuar qė tre tė katėrtat e studimeve nuk kanė ndjekur instruksionet e prodhuesve tė testeve point-of-care. Pėr mė tepėr, nė punime ishin tė pranishme pak informacione mbi pjesėmarrėsit nė studim, pra nuk ishte e mundur qė tė thuhej nėse rezultatet mund tė aplikohen te personat pa simptoma, me simptoma tė lehta apo tė rėnda.
Ndėr tė tjera studimet kanė qenė shpesh nė risk pėr bias, ose nuk ishin tė detajuar pėrsa i pėrket metologjisė. "Aktualisht provat qė ne zotėrojmė nuk janė tė mjaftueshme pėr tė thėnė qė kėto testime janė mjaft tė saktė pėr t'u pėrdorur nė praktikėn klinike. Prandaj janė urgjentisht tė nevojshme studime tė tjera," - pėrfundojnė autorėt.  

Pėr mė shumė informacione: 
Rapid, point‐of‐care antigen and molecular‐based tests for diagnosis of SARS‐CoV‐2 infection. Cochrane Database of Systematic Reviews

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 22 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D