Mbrojtja e vėrtetė nga spėrklat e pėshtymės me mbrojtėset e fytyrės dhe maskat

| 7 Shtator 2020 |

Mbrojtja e vėrtetė nga spėrklat e pėshtymės me mbrojtėset e fytyrės dhe maskat


Njė seri videosh tė realizuara nga Florida Atlantic University tregojnė nivelin e mbrojtjes me pajisjet e ndryshme pėr mbrojtjen personale nga shpėrndarja e spėrklave

Maskat dhe mbrojtėset e fytyrės janė pajisjet mė tė indikuara pėr mbrojtjen personale pėr tė parandaluar infektimin me Covid-19 duke kontribuar nė limitimin e pėrhapjes nė ajėr tė spėrklave tė infektuara tė pėshtymės.

Nėse pėr maskat FFP2 edhe komuniteti shkencor duket se ėshtė nė dakordėsi pėr efikasitetin e tyre, dyshimet janė pėr pėrdorimin e mbrojtėseve tė fytyrės ose tė maskave FFP2 me valvulė. Sipas kėrkuesve tė Florida Atlantic University ka mundėsi qė njė pėrdorim i gjerė nga qytetarėt i kėtyre maskave tė ketė efekt negativ nė pėrpjekjet pėr tė reduktuar riskun e infektimit.

Duke u bazuar nė kėrkimet e kryera edhe pse mbrojtėset e fytyrės bllokojnė lėvizjen fillestare tė spėrklave, ato qė nxirren mund tė lėvizin pėrreth mbrojtėses sė fytyrės me lehtėsi duke u pėrhapur njėsoj nė njė zone tė gjerė. I njėjti risk qė ėshtė ndeshur edhe pėr maskat FFP2 me valvula.

"Pėr tė reduktuar nė minimum pėrhapjen nė komunitetin e COVID-19," - mbėshtesin kėrkuesit, - "mund tė jetė e preferueshme qė tė pėrdoren maskat prej cope me cilėsi tė lartė ose maskat kirurgjikale me dizenjim tė thjeshtė, nė vend tė mbrojtėseve tė fytyrės apo maskave qė janė tė pajisura me valvula ekspirimi."

Artikullin origjinal tė publikuar nė Physics of Fluids, nė brendėsi tė tė cilit mund tė gjeni edhe videot e ndryshme tė kryera duke pėrdorur njė manekin tė projektuar pėr tė stimuluar kollitjen mund ta gjeni duke klikuar kėtu.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 15 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D