Odontofobia: si ta menaxhojmė nė fushėn stomatologjike

| 4 Gusht 2020 |

Odontofobia: si ta menaxhojmė nė fushėn stomatologjike

15-20% e popullsisė vuan nga odontofobia. Por si ta identifikojmė pacientin odontofobik, si ta menaxhojmė, si ta ndihmojmė qė ta kalojė kėtė frikė. Njė studim italian ėshtė pėrpjekur tė gjejė zgjidhje

Nga Lara Figini


Frika nga stomatologu (apo odontofobia) ėshtė njė fobi e vėrtetė qė lidhet ngushtė me figurėn e stomatologut: pra ėshtė e rėndėsishme qė stomatologu tė zotėrojė, ndėrmjet aftėsive tė tjera tė tij, njohuri edhe sesi ta identifikojė kėtė problematikė dhe aftėsi pėr ta menaxhuar nė mėnyrėn e duhur. Odontofobia ėshtė njohur nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) si njė sėmundje e vėrtetė dhe sipas vlerėsimeve tė OBSH-sė, ėshtė prekur 15-20% e popullsisė. Njė motiv qė shpjegon frikėn nga stomatologu ėshtė nga fakti se pacienti i nėnshtrohet trajtimeve mjekėsore/kirurgjikale nė gjendje tė vetėdijshme pėr atė qė po ndodh rreth tij me karakteristikėn qė instrumentet qė pėrdoren nga dentisti mund tė nxisin padyshim stimuj qė provokojnė ankth (kur sheh aget e anestezisė, trapanin e zhurmshėm, etj...). Eksperiencat dentare qė kanė njė reputacion si mė stresueset janė ekstraksionet dhe kirurgjia me anestezi lokale. Odontofobikėt janė normalisht tė prirur qė tė shtyjnė vazhdimisht trajtimet stomatologjike, duke pėrdorur terapi farmakologjike (antibiotikė apo barna kundėr dhimbjeve) dhe duke shtyrė zgjidhjen e problemit, por nė kėtė mėnyrė ēojnė nė njė pėrkeqėsim tė situatės klinike fillestare, humbje progresive tė mastikacionit me pasojė dėmtimin estetik dhe nė rastet mė ekstreme izolimin social.

Trajtime
Metodat e pėrdorura pėr tė kaluar odontofobinė janė tė ndryshme dhe shtrohen nga qasja miqėsore dhe akomoduese e stomatologut deri nė pėrdorimin e teknikave tė ndryshme tė sedacionit dhe/ose hipnozės pėr pacientėt. Ndėrmjet teknikave qė lidhen me qasjen klinike mund tė renditen ato qė pėrfshijnė pėrdorimin e pajisjeve audiovizive apo pajisjet e realitetit virutal qė mund tė relaksojnė dhe shpėrqendrojnė pacientin me forma argėtimi gjatė seancės dentare, teknikat e anestezisė dixhitale, me mė pak dhimbje sesa anestezia lokale tradicionale dhe muziko-terapia. Krahas kėtyre metodave mė tė "buta" ekzistojnė edhe metoda mė tė "forta" pėr menaxhimin e odontofobisė, si sedacioni koshient dhe/ose sedacioni i thellė apo inhalimi i protoksidit tė azotit.

Mėnyra mė e mirė pėr tė menaxhuar odontofobinė dhe pėr tė vendosur pėrpara se cila ėshtė metoda mė e mirė nė raport me pacientin ėshtė ajo qė tė plotėsohet nga pacienti njė test konjitiv me pyetje qė lidhen me frikėn nga stomatologu. Testi mė i pėrhapur nė nivelin ndėrkombėtar ėshtė ai i shkallės sė ankthit dentar, i projektuar nga Corah et al. nė
1978. Ky test sipas literaturės sė fundit ėshtė i thjeshtė dhe konsiderohet si mė i miri nė termat e koherencės sė brendshme dhe besueshmėrisė testim-ritestim.

Janė njohur tre klasa tė fobisė dentare:
(I) odontofobia e lehtė, e njohur edhe si "ankthi dentar", qė ėshtė mė e shpeshtė nė popullsi;
(II) odontofobia e moderuar, e pėrkufizuar si "frika nga stomatologu";
(III) odontofobia e rėndė, apo "fobia dentare" e vėrtetė, e cila ėshtė mė e rrallė dhe mė e vėshtirė pėr t'u menaxhuar nga stomatologu.

Nėse testi i ankthit dentar zbulon njė gjendje odontofobie tė moderuar, stomatologu duhet tė vėrė re se teknikat e sjelljes "soft" qė janė mbiekspozuar me shumė mundėsi nuk do tė jenė tė mjaftueshme dhe duhet tė kėrkojė njė gamė tė tėrė tė teknikave tė mbėshtetjes sedative. Kėto teknika pėrfshijnė anksiolizėn farmakologjike orale, inhalimin ose sedacionin koshient nė rrugė intravenoze ose hipnozėn klinike. Nė trajtimin aksiolitik farmakologjik barnat e pėrdorur mė shpesh janė benzodiazepinat me kohėzgjatje tė shkurtėr qė merren nga goja, tė cilat kanė avantazhe tė konsiderueshme prakticiteti, lehtėsi administrimi dhe siguri absolute. Sedacioni koshient intravenoz konsiston kryesisht nė administrimin e barnave sedativė me bazė benzodiazepine, nėpėrmjet injektimit dhe kanulimit nė rrugėt venoze. Nė fund, nėse ka njė pacient fobik tė kategorisė sė rėndė janė tė nevojshme teknika me kundėrindikacione tė rėndėsishme, si sedacioni i thellė. Nė kėtė rast lidhja farmakologjike qė pėrdoret mė shpesh ėshtė benzodiazepinė-barbiturate ose benzodiazepinė-morfinė.

Konkluzione
Rekomandimi i autorit ėshtė ai qė tė dėrgohen pacientėt me odontofobi tė rėndė dhe nė disa raste edhe ata me odontofobi tė moderuar, te njė psikolog ose psikoterapeut sa mė shpejt tė jetė e mundur. Ėshtė thelbėsore qė pacientėt tė ndihmohen nga njė specialist pėr tė gjetur forcėn qė tė pėrballen me frikėn dhe pėr tė kaluar pengesėn e trajtimit tė shėndetit tė tyre personal dhe jetės sė tyre nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė qenė konkretisht tė dobishėm pėr pacientin, sepse pėrdorimi i teknikave sedative nuk lejon pacientin qė tė ndryshojė mėnyrėn e tė reaguarit ndaj situatės fobike dhe tė perceptojė realitetin dentar. Nėpėrmjet mbėshtetjes sė njė psikologu, pacienti do tė jetė nė gjendje qė tė ndryshojė me ngadalė bindjet e tij, reagimet emotive dhe konjitive dhe mendimet automatike qė lidhen me perceptimin e stimulit fobik.

Pėr mė shumė informacione:
Psychological Factors in Dental Patient Care: Odontophobia. De Stefano RosaMedicina (Kaunas). 2019 Oct 8;55(10):678. 

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 26 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D