Dieta e gingivave tė shėndetshme sipas SIdP

| 31 Korrik 2020 |

Dieta e gingivave tė shėndetshme sipas SIdP

Mund tė reduktohet me 40% inflamacioni. 7 “pilulat” e kujdesit vetjak pėr shėndetin e dhėmbėve dhe gingivave qė i duhen thėnė pacientėve


Me rastin e Self Care Day, ditės sė dedikuar pėr gjestet e thjeshta qė secili nga ne mund tė bėjė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin dhe mirėqenien, Shoqėria Italiane e Periodontologjisė dhe Implantologjisė (SIdP) duke ju pėrshtatur ditės ka nxjerrė disa rregulla "DIY" pėr t'u kujdesur pėr dhėmbėt dhe gingivat dhe duke qenė edhe nė stinėn e verės i bėn thirrje dentistėve qė t'ja transmetojnė ato pacientėve tė tyre.
SIdP i kėrkon qytetarėve qė tė ruajnė shėndetin oral edhe gjatė periudhės sė pushimeve dhe pėr ta bėrė kėtė pėrveē furēės dhe pastės sė dhėmbėve apo manovrave tė zakonshme qė janė tė nevojshme pėr higjienėn nė shtėpi, ata propozojnė edhe njė dietė qė mund tė reduktojė me 40% inflamacionin gingival.
"Hapi i parė dhe mė i rėndėsishmi ėshtė qė tė pėrmirėsohet dieta," - thonė nga SIdP, - "duke shtuar, nė menu 'ushqime miqėsore' si specat, rukola, vezėt, skumbri, ribes dhe ananas, sepse kėto ushqime mund tė reduktojnė me 40% inflamacionin gingival pėr njė apo dy muaj duke bėrė tė mundur qė nė shtator tė rikthehemi me dhėmbė dhe gingiva plotėsisht tė shėndetshme."


"Ndryshimi i ushqimit ėshtė i pari nė rregullat e self care qė duhet mbajtur mend nė kėtė ditė qė i dedikohet sjelljeve tė pėrshtatshme pėr kujdesin ndaj vetes: nė fakt ekzistojnė ushqime 'kurative' pėr gingivat, dhėmbėt dhe implantet dentare, falė vetive tė tyre anti-inflamatore, antioksiduese, antibakteriale dhe rregulluese tė pėrgjigjeve imuntare," - observon Luca Landi, president i SIdP, - "nė verė ėshtė veēanėrisht e thjesht qė tė pasurojmė menunė e pėrditshme me ushqime tė dobishme pėr dhėmbėt dhe gingivat: vitamina C qė gjendet te speci, rukola, kivi, ribes dhe ananasi pėr shembull ėshtė njė antioksidante e fuqishme qė mbron qelizat duke favorizuar rigjenerimin e indit lidhės. Vitamina D qė pėrmban skumbria, toni, salmoni, karkalecat, midhjet dhe kėrpudhat favorizon shėndetin e kockės e tė dhėmbėve dhe ka veti antibakteriale nė modulimin e pėrgjigjes imunitare, vitaminat A, E dhe kompleksi i vitaminės B janė anti-inflamatorė tė fuqishėm dhe pothuajse njė mjekim pėr sėmundjen periodontale; resveratroli qė gjendet te rrushi, vera apo edhe te mollėt dhe kikirikat ėshtė studiuar pėr parandalimin e sėmundjes periodontale. Bėhet fjalė pėr ushqime tė vėrteta, qė ruajnė shėndetin e zgavrės orale: antioksidantė dhe yndyrna tė insaturuara vegjetale apo tė peshkut qė kanė njė efekt tė shkėlqyer anti-inflamator, nė tė kundėrt njė dietė e pasur me yndyrna favorizon inflamacionin, duke amplifikuar efektet e sėmundjeve kronike si periodontiti, e njėjta gjė ndodh edhe nėse e ekzagjerojmė me sheqernat.

Modifikimi i dietės, duke reduktuar yndyrnat dhe sheqernat e pėrpunuar e duke shtuar konsumimin e perimeve, frutave, peshkut dhe frutave tė thata, pas 4-8 javėsh mund tė sjellė reduktimin me mbi 40% tė inflamacionit nė nivelin e gingivave. Studimet mė tė fundit indikojnė njė influencė edhe tė suksesit tė implanteve dentare qė, duke u integruar me kockėn pėrthithin tė gjithė nutrientėt qė kanė efekte edhe nė skeletin human."
"Rregullat DIY pėr mirėqenien e dhėmbėve dhe gingivave nuk kufizohen nė njė pėrmirėsim tė dietės: nė fakt njė stil jete i shėndetshėm mban nėn kontroll inflamacionin e pėrgjithshėm dhe redukton probabilitetin e periodontitit dhe shqetėsimeve gingivale," - kujtojnė ekspertėt.
Mė pas presidenti Landi vijon: - "Duhet tė kujtojmė edhe qė higjiena orale nuk shkon me pushime, ndaj njė pėrdorim i saktė i furēės dhe pajisjeve tė tjera tė higjienės si filli interdentar apo furēa interdentare janė thelbėsore. E njėjta gjė vlen edhe pėr vėmendjen ndaj normave higjienike: larja e shpeshtė e duarve vijon tė jetė e domosdoshme.
Sė fundi, njė rregull thelbėsor: Njohja e simptomave tė sėmundjeve gingivale ėshtė vendimtare pėr t'i pėrballuar sa mė mirė.

Mė poshtė janė 7 kėshillat pėr kujdesin vetjak qė SIdP ka lancuar pėr pacientėt nė lidhje me shėndetin e dhėmbėve dhe gingivave:
1.Tė pėrditėsohemi: sėmundjet gingivale janė tė shpeshta ndaj ėshtė e rėndėsishme qė tė dimė tė njohim simptomat;
2.Tė rekuperojmė mirėqenien psiko-fizike, me ndonjė ditė pushimi pėr tė zvogėluar stresin.
3.Tė lėvizim: ėshtė e mjaftueshme qė tė kryejmė gjysmė ore nė ditė njė aktivitet, duke filluar nga ecja deri te kėrcimi
4.Tė lajmė duart: ėshtė mirė qė tė ndjekim norma rigoroze higjienike edhe nėse kalojmė mė shumė kohė nė mjedise tė hapura.
5.T'i themi lamtumirė zakoneve tė kėqija si duhanpirja apo konsumimi i tepėrt i alkoolit.
6.Tė hamė shėndetshėm, duke vendosur nė tavolinė fruta, perime dhe peshk.
7.Tė marrim me vete furēėn, sepse higjiena orale nuk duhet tė shkojė kurrė me pushime!

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D