Koronavirusi: BE-ja pėrgatitet pėr menaxhimin e njė vale tė dytė tė mundshme

| 22 Korrik 2020 |

Koronavirusi: BE-ja pėrgatitet pėr menaxhimin e njė vale tė dytė tė mundshme

Njoftimi ėshtė bėrė nga Komisioni Evropian duke theksuar edhe se nevoja pėr tė pėrballuar vatrat e reja nė mėnyrė eficiente do tė kėrkojė njė koordinim tė ngushtė ndėrmjet shteteve


Mbulimi me testime tė shumta, gjurmimi i kontakteve, pėrmirėsimi i mbikėqyrjes, akses mė i madh nė shėrbimet mjekėsore, kėto janė parapėrgatitjet e BE-sė pėr njė valė tė dytė tė mundshme tė koronavirusit dhe ka paraqitur njė grup masash ndėrmjet tė cilave edhe dakordėsinė pėr ndėrveprimin e aplikacioneve pėr gjurmimin pėrtej kufijve kombėtarė. Kėtė njoftim e ka bėrė Komisioni Evropian duke theksuar edhe se nevoja pėr tė pėrballuar vatrat e reja nė mėnyrė eficiente do tė kėrkojė njė koordinim tė ngushtė, me veprime afatshkurtėr dhe afatgjatė pėr tė pėrforcuar pėrgjigjen e shteteve. 

Ndėrmjet masave pėrfshihen edhe ato qė garantojnė qarkullimin e lirė tė furnizimeve mjekėsore thelbėsore pėr BE-nė, pėrmbushjen e marrėveshjeve me prodhuesit e vaksinave dhe lehtėsimin e studimeve klinike nė shkallė tė gjerė. Brukseli propozon edhe financime dhe lehtėsime tė transportit tė ekipeve mjekėsore nė BE dhe ndėrmjet shteteve anėtare si edhe tranferimin e pacientėve ndėrmjet shteteve. Njė vėmendje e veēantė dhe njė mbėshtetje i duhet dhėnė personave vulnerabėl, tė moshuarve dhe atyre qė kanė patologji tė tjera mjekėsore. Fokusi duhet kthyer edhe te gripi stinor, nėpėrmjet njė mbulimi mė tė madh me vaksinė pėr tė lehtėsuar peshėn.

"Tashmė dimė mė shumė nė lidhje me virusin por detyra jonė ėshtė qė tė qėndrojmė vigjilentė dhe parandalues. Masat e paraqitura sot synojnė tė kundėrshtojnė vatrat e mundshme tė Covid-19", - ka afirmuar Margaritis Schinas, zėvendės president i Komisionit Evropian.
"Duke parė mėsimet e marra muajt e fundit, ne po planifikojmė paraprakisht qė tė shmangim improvizimet, duke forcuar tregun unik dhe lirshmėritė kryesore dhe duke lehtėsuar rrugėn drejt ringritjes ekonomike dhe sociale nė tė gjithė BE-nė," - shton ai.

"Virusi ėshtė ende nė qarkullim. Mbikėqyrja, pėrgatitja dhe koordinimi janė tė domosdoshėm pėr tė parandaluar vatrat e pėrgjithėsuara," - ka thėnė Stella Kyriakides, pėrfaqėsuese evropiane pėr shėndetin. "Sot kėrkojmė njė veprim tė fortė dhe solidar pėr tė mbrojtur qytetarėt tanė dhe pėr tė mbėshtetur shtetet anėtare qė ta bėjnė kėtė. Ėshtė pėrgjegjėsia jonė qė tė sigurohemi qė jemi plotėsisht tė pėrgatitur. Tashmė nuk ėshtė momenti pėr tė ulur mburojat," - ka saktėsuar ajo.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D