Emergjenca nga Covid-19: Udhėzimet e American Dental Association pėr reduktimin e transmetimit tė Covid-19

| 21 Maj 2020 |

Emergjenca nga Covid-19: Udhėzimet e American Dental Association pėr reduktimin e transmetimit tė Covid-19

Autorėt: S. Chirico, L. Breschi


Rifillimi i aktivitetit dentar nė Shtetet e Bashkuara ėshtė shumė pranė ndaj dhe ADA ka krijuar njė guidė pėr tė reduktuar riskun e transmetimit tė SARS-CoV-2 brenda klinikave dentare. Guida ėshtė ndarė nė 3 seksione: Pėrpara trajtimit dentar, Gjatė trajtimit dentar dhe Pas trajtimit dentar.

PĖRPARA TRAJTIMIT DENTAR
Pėrgatitja e Dentistit dhe stafit tė klinikės
1. Sigurohuni qė stafi i klinikės dentare tė ketė bėrė vaksinėn kundėr gripit.
2. Personat e stafit qė kanė shenja tė ngjashme me gripin nuk duhet tė paraqiten nė punė.
3. Personat e stafit qė janė nė moshė mė tė madhe, kanė sėmundje bashkė-shoqėruese, janė shtatzėnė etj., janė nė risk mė tė lartė pėr infektimin me COVID-19 nga kontakti me pacientė tė konfirmuar ose tė dyshuar me COVID-19.
4. Tė gjithė personat e stafit duhet tė vetė-monitorohen duke qėndruar vigjilent ndaj simptomave respiratore (p.sh., kolla, shkurtimi i frymėmarrjes, dhimbja e fytit) dhe tė kontrollojnė temperaturėn dy herė nė ditė, pavarėsisht pranisė ose jo tė simptomave tė tjera tė infektimit me COVID-19.
5. Provider-at qė janė kontraktuar sė fundmi dhe janė tė shėruar nga COVID-19 preferohet tė kenė kujdes tė sigurt tė personelit.
6. Drejtoni njė inventar tė pajisjeve mbrojtėse personale (p.sh., maska kirugjikale, doreza, veshje kirurgjikale, mbrojtėse tė fytyrės).
7. Hiqni revistat, materialet pėr lexim, lodrat ose objektet qė mund tė preken nga pacientėt dhe nuk janė tė lehta pėr t'u dezinfektuar.
8. Printoni dhe vendosni nėpėr klinikė shenja pėr tė udhėzuar pacientėt nė lidhje me rekomandimet standarde tė higjienės respiratore dhe distancimit social.
9. Caktojini takimet mjaftueshėm larg njėri-tjetrit pėr tė minimizuar sa mė shumė tė jetė e mundur kontaktin me pacientėt e tjerė nė sallėn e pritjes.
10. Lajmėroni pacientėt qė tė mos sjellin shoqėrues me vete nė takime, me pėrjashtim tė rasteve kur ata kanė nevojė pėr ndihmė (p.sh., pacientėt pediatrikė, personat me nevoja tė veēanta, pacientėt e moshuar, etj.). Nėse lejohen shoqėruesit pėr pacientin qė ka takimin atėherė duhet tė skrinohen edhe ata pėr shenja apo simptoma tė COVID-19. Ēdo person qė shoqėron pacientin duhet tė ndalohet qė tė hyjė nė dhomėn ku kryhet trajtimi.
  
GJATĖ TRAJTIMIT DENTAR
Masat paraprake standarde apo tė bazuara te transmetimi dhe Pajisjet pėr mbrojten personale
1. Stafi i klinikės duhet tė aderojė te masat paraprake standarde qė pėrfshijnė: higjienėn e duarve, pėrdorimin e pajisjeve tė mbrojtjes personale, higjienėn respiratore/etiketikim, sigurinė e instrumenteve tė mprehta, praktikat e sigurta tė injeksioneve, instrumente dhe pajisje sterile, sipėrfaqet e pastra dhe tė dezinfektuara.
2. Nėse ėshtė e mundur stafi duhet tė zbatojė Masat paraprake tė bazuara te transmetimi. "Masat paraprake tė bazuara te transmetimi mund tė pėrfshijnė vendosjen e pacientit (p.sh., izolimin), ajrosjen e duhur tė dhomės, mbrojtjen respiratore (p.sh., maskat N-95) pėr stafin, ose shtyrjen e procedurave dentare qė nuk janė urgjente."
3. Tė mbahen maskat kirurgjikale dhe syzet si edhe mbrojtėset e fytyrės pėr tė mbrojtur membranat mukozale tė syve, hundės dhe gojės gjatė procedurave qė mund tė gjenerojnė spėrkla gjaku ose tė likideve tė trupit.
4. Maskat kirurgjikale janė njė pėrdorimshme dhe duhet tė pėrdoret njė maskė pėr njė pacient.
5. Nėse maska ėshtė dėmtuar apo ėshtė ndotur ose nėse keni vėshtirėsi tė merrni frymė nėpėrmjet saj zėvendėsojeni me njė tė re.
6. Stafi i klinikės duhet tė aderojė sipas sekuencės standarde tė vendosjes dhe heqjes sė pajisjeve tė mbrojtjes personale.

Teknika klinike
1. Duke qenė se SARS-CoV-1 mund tė jetė vulnerabėl ndaj oksidimit, pėrdorni peroksid hidrogjeni 1.5% ose povidone 0.2% si njė shpėrlarės goje pėrpara trajtimit (Nuk ka studime klinike qė mbėshtesin efektet virucidiale tė ndonjė shpėlarjeje pėrpara procedurės kundėr SARS-CoV-2).
2. Stafi i klinikės duhet tė pėrdorė radiografitė dentare ekstraorale si radiografitė panoramike ose cone beam CT, si alternativa ndaj rasdiografive intraorale gjatė kėsaj periudhe, pasi radiografia intraorale nxit sekretimin e pėshtymės dhe kollitjen.
3. Tė reduktohet prodhimi i aerosolėve sa mė shumė tė jetė e mundur, sepse konsiderohen si transmetues tė COVID-19 nėpėrmjet spėrklave apo aerosolėve dhe stafi i klinikės duhet t'i japė prioritet pėrdorimin tė instrumenteve manuale.
4. Duhet tė pėrdoren digat e gomės nėse duhet tė kryhet procedura qė prodhon aerosol  nė mėnyrė qė tė minimizohet aerosoli.
5. Stafi duhet tė pėrdorė teknikėn me 4 duar pėr tė kontrolluar infeksionin.
6. Funksionet anti-tėrheqėse tė frezėmbajtėsit mund tė ofrojnė mbrojtje shtesė kundėr kontaminimit tė kryqėzuar.
7. Stafi i klinikės duhet tė preferojė pėrdorimin e aspiratorėve me shpejtėsi tė lartė. Duhet tė jenė tė ndėrgjegjshėm qė nė disa situata, mund tė ndodhė kthimi pas i likideve kur pėrdoret aspiratori dhe ky kthim mund tė jetė njė burim i mundshėm i kontaminimit tė kryqėzuar.
8. Duhet tė pėrdoren sutura tė rezorbohen (d.m.th. sutura qė qėndrojnė 3 apo 5 ditė nė kavitetin oral) pėr tė eliminuar nevojėn pėr njė takim follow up-i.
9. Stafi i klinikės duhet tė minimizojė pėrdorimin e shiringave 3n1 sepse ajo mund tė krijojė spėrkla pėr shkak tė nxjerrjes me forcė tė ajrit/ujit.
10. Dezinfektantėt (hipokloruri, etanoli) nė pajisjet e ujit tė frezėmbajtėsit apo shiringave 3n1 janė raportuar se reduktojnė kontaminantėt viralė te spėrklat, por veprimi i tyre te koronavirusi human ėshtė i panjohur. 
  
Hapat pas dyshimit pėr ekspozim tė paqėllimtė
Ndiqni rekomandimet e CDC nė rast se dyshoni se jeni ekspozuar jo qėllimisht:
- Procedurat qė gjenerojnė aerosol duhet tė lihen nė oraret e fundit tė ditės. Pėr njė procedurė qė gjeneron aerosol qė ėshtė kryer pa maskat N95, pavarėsisht kryerjes sė procedurave tė dezinfektimit, pacientėt qė vijnė mė pas dhe vetė stafi janė nė risk pėr infektimin me COVID-19 dhe transmetimin e tij. Duke qenė se pacientėt asimptomatikė mund tė mbartin virusin, CDC sugjeron njė karantinim 14 ditor. Nė mėnyrė alternative tė merren tė gjitha masat paraprake pėr tė parandaluar transmetimin dhe tė kėrkohet qė pacienti tė testohet pėr COVID-19 menjėherė pas procedurės dentare; nėse rezulton pozitiv stafi i klinikės duhet tė karantinohet pėr 14 ditė.
- Pacientėve qė ju referohet qė tė kryejnė testimin duhet t'i jepen udhėzimet e qarta se ku duhet tė shkojnė, si tė justifikojnė nevojėn pėr testim dhe si tė kontaktojnė me klinikėn pėr t'i komunikuar rezultatet e testit. Nėse testi rezulton pozitiv, klinika duhet t'i raportojė tė gjithė pacientėve qė janė trajtuar pas atij qė ka rezultuar pozitiv pėr ekspozimin ndaj infektimit.
 
PAS TRAJTIMIT DENTAR
Ndėrmjet pacientėve
1. Tė pastrohen me ujė dhe sapun, ose nėse ka njolla tė dukshme tė pastrohen dhe tė dezinfektohen pajisjet qė mund tė pėrdoren sėrish (p.sh. syzet e pacientit dhe dentistit apo mbrojtėset e fytyrės)
2. Pajisjet fikse qė nuk ndėrrohen (p.sh., frezėmbajtėsi, pajisjet dentare me rreze X, poltroni dhe llamba) duhet tė dezinfektohen sipas udhėzimeve tė prodhuesit. Frezėmbajtėsit duhet tė pastrohen dhe tė hiqen papastėrtitė, duke ndjekur sterilizimin me nxehtėsi pas ēdo pacienti.
3. Procedurat rutinė tė pastrimit dhe dezinfektimit janė tė pėrshtatshme pėr SARS-CoV-2 nė mjediset e kujdesit shėndetėsor, duke pėrfshirė ato tė zonave tė kujdesit pėr pacientin kur janė kryer procedurat qė gjenerojnė aerosol.

Udhėzimet post-operative pėr pacientėt
1. Rekomandohet qė tė pėrdoret ibubrofen siē ėshtė indikuar normalisht kur menaxhohet ēdo lloj dhimbjeje. Pėr shembull, pėr menaxhimin e dhimbjes dentare qė lidhet me pulpėn apo dhimbjes periapikale dhe ėnjtjes intraorale tek adultėt imunokompetentė, rekomandohet qė tė pėrdoren NSAIDs nė kombinim me acetaminofenin (d.m.th., 400-600 miligramė ibubrofen plus 1000 mg acetaminofen).
2. Kur trajtohen pacientė me dhimbje dhėmbi apo ėnjtje intraorale, dentistėt duhet tė pėrcaktojnė nėse trajtimi dentar konservativ, pėrfundimtar, (d.m.th., pulpotomia, pulpektomia) trajtimi jo kirurgjikal i kanalit tė rrėnjės apo prerja pėr drenazhim tė abcsesit ėshtė e pranishme.
  
Kur ktheheni nė shtėpi pas njė dite pune
1. Ēdo person i stafit tė klinikės duhet tė ndėrrojė veshjet qė ka pėrdorur nė klinikė pėrpara se tė kthehet nė shtėpi. Kur mbėrrin nė shtėpi, ēdo person i stafit duhet tė heqė kėpucėt dhe rrobat dhe t'i vendosė pėr tė larė (veēmas nga rrobat e personave tė tjerė tė familjes) dhe tė bėjė dush menjėherė.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 19 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D