Emergjenca nga COVID-19: Krahasimi ndėrmjet SARS-CoV-2 dhe SARS-CoV-1 tek aerosoli dhe nė qėndrueshmėrinė e tij nė sipėrfaqe tė ndryshme

| 13 Maj 2020 |

Emergjenca nga COVID-19: Krahasimi ndėrmjet SARS-CoV-2 dhe SARS-CoV-1 tek aerosoli dhe nė qėndrueshmėrinė e tij nė sipėrfaqe tė ndryshme

Autorėt: L. Breschi, S. Chirico


Nė tė gjithė botėn po zhvillohet njė betejė e fortė kundėr COVID-19. Numrat janė vėrtetė shqetėsues, pėr shkak tė fuqisė sė madhe infektuese tė virusit.
Duke u fokusuar nė aspektin dentar, siē ėshtė paraqitur nga studime shkencore tė shumta, dentistėt janė kategoria mė e riskuar pėr infektim, pėr shkak tė aftėsisė sė koronavirusit pėr tė qėndruar nė aerosol dhe nė sipėrfaqe tė ndryshme.
Ky aspekt u ekzaminua veēanėrisht nė studimin e publikuar nė "The New England Journal of Medicine", ku autorėt krahasuan qėndrueshmėrinė e virusit SARS-CoV-2 (virusi i pandemisė aktuale) dhe SARS- CoV-1 (pėrgjegjės i epidemisė nė 2003) nė pesė mjedise: aerosol, plastikė, ēelik, bakėr dhe letėr.

Rezultatet e mostrave tė ndryshme janė si nė vijim:
- Aerosol: SARS-CoV-2 qėndronte nė aerosol pėr 3 orė, me njė reduktim nė titrin infektiv nga 103.5 nė 102.7 TCID50 pėr litėr ajri. SARS-CoV-1 ka njė reduktim tė ngjashėm, nga 104.3 nė 103.5 TCID50 pėr milimetėr. 
- Plastikė: SARS-CoV-2 u detektua pėr mė shumė se 72 orė pas aplikimit nė kėto sipėrfaqe, por titri i virusit u reduktua nga 103.7 nė 100.6 TCID50 pėr milimetėr kulture pas 72 orėsh. Qėndrueshmėria kinetike e SARS-CoV-1 ishte e ngjashme, nga 103.4 nė 100.7 TCID50 pėr milimetėr.
- Ēelik: SARS-CoV-2 u detektua pėr mė shumė se 48 orė pas aplikimit nė kėto sipėrfaqe, por mė pas titri i virusit u reduktua nga 103.7 nė 100.6 TCID50 pėr milimetėr kulture. Qėndrueshmėria kinetike e SARS-CoV-1 ishte e ngjashme, nga103.6 nė 100.6 TCID50 pėr milimetėr.
- Bakėr: asnjė SARS-CoV-2 aktiv nuk u mat pas 4 orėsh dhe asnjė SARS-CoV-1 aktiv nuk u mat pas 8 orėsh.
- Letėr: asnjė SARS-CoV-2 aktiv nuk u mat pas 24 orėsh dhe asnjė SARS-CoV-1 aktiv nuk u mat pas 8 orėsh.

Konkluzione
Tė dy viruset kanė njė titer rėnieje pas njė periudhe nė tė gjitha kushtet eksperimentale. Gjysmė-jetėt e SARS-CoV-2 dhe SARS-CoV-1 ishin tė ngjashme tek aerosolėt, plastika dhe ēeliku. Ndėrsa te letra gjysmė-jeta e SARS-CoV-2 ishte mė e gjatė se e SARS-Cov-1. Gjendja aktive mė e gjatė e tė dy viruseve ishte te ēeliku dhe plastika. Kjo indikon se diferencat nė karakteristikat epidemiologjike tė kėtyre viruseve ndoshta rriten nga faktorė tė tjerė, duke pėrfshirė ngarkesat e larta virale nė traktin e sipėrm respirator dhe potencialin e shpėrndarjes dhe transmetimit tė virusit nga personat me SARS-CoV-2 ndėrkohė qė janė asimptomatikė.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 27 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D