Eksperienca nga Stomatological Hospital nė Wuhan

| 8 Maj 2020 |

Eksperienca nga Stomatological Hospital nė Wuhan

Cilat DPI dhe cilat procedura janė pėrshtatur nė ēdo fazė klinike edhe sipas tipit tė profesionistit tė interesuar. Indikacionet kanė ardhur nga njė Webinar me prof. Zhuan Bian

Nga Davis Cussotto


Ndėrmjet udhėzimeve tė shoqatave tė ndryshme nėpėr botė pėr tė garantuar sigurinė e pacientėve dhe profesionistėve, veēanėrisht interesante janė ato tė Stomatological Hospital nė Wuhan tė drejtuar nga prof. Zhuan Bian.  
Aspektet mė tė rėndėsishme tė protokollit janė dy: reduktimi drastik derisa tė zhduket i infektimit ndėrmjet profesionistėve qė pas fillimit tė pandemisė nė janar dhe masat e marra pėr tė krijuar bashkėpunim, solidaritet dhe ēarmatim emocional ndėmjet profesionistėve nė mjediset klinike. Stomatological Hospital (SH) qė ėshtė edhe fakulteti dentar i qytetit tė Wuhan, kryeqyteti i Hubei (Kinė), i cili nė sipėrfaqe ėshtė i barabartė me 6 fusha futbolli, pėrdor 430 unite dentare, ka 1089 profesionistė dhe 890 studentė, tė cilėt sė bashku kurojnė 890.000 pacientė nė vit.  
Wuhan ka 14 milionė banorė dhe SH disponon nė territor 15 klinika satelitore me 165 unite dentare dhe 280 profesionistė. 
I ftuar nė njė Webinar tė organizuar nga SIDO, prof. Zhuan Bian shpjegon se pikėrisht nė njė klinikė satelitore pranė tregut tė famshėm tė peshkut, janė shfaqur nė fund tė 2019 infektimet e para ndėrmjet personelit duke prekur 3% tė profesionistėve. Nė klinikat e SH tė gjithė pacientėt janė konsideruar tė infektuar nga dentisti.   
Tani pranimi i njė pacienti bėhet pasi kalon intervistėn telefonike, kryhet grumbullimi i anamnezės, higjienizimi i duarve dhe i jepet njė maskė kirurgjikale qė ta vendosė pėrsa kohė do qėndrojė nė sallėn e pritjes pėr tė mbyllur procedurat me sekretarinė dhe mė pas tė futet nė dhomėn ku do trajtohet. Ndėrsa indikacionet pėr profesionistėt janė qė tė punojnė me 4 duar nė mėnyrė qė tė lehtėsojnė aspirimin, tė pėrdorin digėn e gomės, tė reduktojnė procedurat qė gjenerojnė aerosol, tė ajrosin dhomat dhe tė reduktojnė pėrdorimin e kondicionerit.
Pėrsa i pėrket pajisjeve mbrojtėse i kemi paraqitur nė tabelėn pėrmbledhėse mė poshtė sipas indikacioneve tė dhėna nga prof. Zhuan duke i identifukuar pėr tre role tė ndryshme:
1.Sekretaria dhe profesionistėt e radiologjisė dentare
2.Profesionistėt klinikė qė janė nė kontakt me pacientin
3.Personat qė merren me rregullimet dhe pastrimin.
 
Aktivitetet e profesionistėve klinikė janė ndarė nė tre grupe: 
A.Vizita dhe procedura me risk tė ulėt (scrub dhe maska kirurgjikale, doreza, kapuē, syze ose mbrojtėse fytyre)
B.Procedura me aerosol (scrub dhe maskė me filtra, doreza, kapuē, syze ose mbrojtėse fytyre)
C.Pacientė qė dyshohen pėr COVID-19 ose janė tė infektuar me tė (veshje mbrojtėse, doreza, kapuē, syze ose mbrojtėse fytyre, qese pėr kėpucėt)

Aktiviteti

Sekretaria, radiologjia dentare

Vizita dhe procedura me risk tė ulėt

Procedura me aerosol

Pacientė me COVID-19 tė dyshuar ose tė konfirmuar

Personat qė merren me pastrimin

Higjiena e duarve

V

V

V

V

V

Maska kirurgjikale

V

V

   

Maska me filtra (N95)  1

N

O

V

V

V

Mbrojtėsja e fytyrės

O

O

V

V

N

Syze

O

V

V

V

V

Doreza

V

V

V

V

V

Scrub 2 

V

V

V

V

V

Pėrparėsja kirurgjikale 3

N

N

O

N

V

Veshje mbrojtėse 4 

N

N

O

V

O

Kapuē

V

V

V

V

V

Qese pėr kėpucė

N

O

V

V

V


Legjenda:
 "V" - Rekomandohet;
"N" - Nuk rekomandohet;
"O" - Opsionale.

Disa shėnime terminologjike:
- Maskat me kodin N95 qė janė identifikuar nga amerikanėt si maska me filtra i pėrkasin FFP2 sipas standardit evropian.
- Scrub ėshtė uniforma kirurgjikale universale, me pantallona dhe bluzė kryesisht pambuku.
- Pėrparėsja kirurgjikale (isolation gown nė anglisht) ėshtė TNT-ja qė lidhet nė pjesėn e pasme.
- Veshjet mbrojtėse janė kominoshet "alla kineze" qė mbrojnė profesionistėt.

Por konsiderata mė e rėndėsishme mendoj se ėshtė nė rėndėsinė qė i kushtohet faktorit human nė mjedisin klinik. Ėshtė eksperienca e tė gjithėve ne qė jemi titullarė nė klinikė, qė tė merremi edhe me ngarkesat emocionale tė personelit dhe tė bashkėpunėtorėve tanė qė nė kėto javė pandemie kanė qenė mjaft tė mėdha. 
Tė edukojmė dhe tė informojmė duke pėrfshirė ekipin e punės ėshtė njė aktivitet kompleks por nga ai varet siguria e tė gjithė pacientėve dhe e jona gjithashtu.
Seksionet e trajnimit qė realizohen ēdo mėngjes pėrpara fillimit tė punės nė SH janė thelbėsore. Informimi pėr mekanizmat e transmetimit tė infeksionit te pajisjet ėshtė i rėndėsishėm pėr mbrojtjen personale dhe tė pacientėve. Njėsoj siē ndihmon pėrdorimi i praktikave tė ndėrgjegjėsimit (Tai Chi) pėr shkarkimet emocionale tė grupit tė punės, duke krijuar bashkėpunim dhe solidaritet ndėrmjet tyre. Ēdo njėri nga ne duhet tė marrė parasysh se nga njė gjest i vogėl, si pėr shembull vendosja mjeteve nė autoklavė nė mėnyrėn e duhur, varet shėndeti i tė gjithėve!

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 25 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D