Covid-19: 6 hapat e kėshilluar nga ADA pėr rikthimin nė punė

| 7 Maj 2020 |

Covid-19: 6 hapat e kėshilluar nga ADA pėr rikthimin nė punė

Task force e ADA ka krijuar njė “Tool kit” pėr tė ndihmuar stomatologėt amerikanė nė fazėn delikate tė rihapjes sė klinikave dentare gjatė pandemisė nga Covid-19

Cristoforo Zervos


ADA ka krijuar njė Task force (tė pėrbėrė nga stomatologė profesionistė, specialistė dhe shkencėtarė tė saj) pėr tė mbėshtetur stomatologėt qė duhet tė rikthehen sė shpejti nė klinikat e tyre dentare pas kufizimeve tė shkaktuara nga Covid-19. Njė nga misionet kryesore tė Task force ishte krijimi i njė guide ("Tool kit"), tė bazuar nė rekomandimet e "Center for Disease Control and Prevention", me njė seri instrumentesh dhe procedurash pėr tė ofruar asistencė nė trajtimin e pacientėve, edhe nė rastet jo emergjente.  
Nė dokumentin e ADA-s shpjegohet se jo tė gjithė stomatologėt nė mbarė Amerikėn do i rikthehen punės menjėherė, ndaj duhet tė pėrdorin gjykimin e tyre profesional, duke marrė nė konsideratė rastet e COVID-19 nė zonėn e tyre, nevojat e pacientėve tė tyre dhe disponibilitetin e shėrbimeve tė nevojshme pėr rihapjen e klinikave tė tyre.

Nė mėnyrė tė pėrmbledhur "Tool kit" kėshillon: 
1) Njė letėr mirė se ardhjeje pėr pacientin, nė mėnyrė qė ta bėjmė tė ndjehet mirė dhe njėkohėsisht ta pėrditėsojmė me modifikimet dhe instrumentet e parandalimit qė janė vėnė nė zbatim nga klinika.
2) Njė proces skrinimi, pėrpara takimit dhe ardhjes sė pacientit, pėr tė vendosur mirėpritjen e duhur dhe trajtimet specifike tė rasteve tė ndryshme;
3) Njė protokoll pranimi pėr pacientin qė vjen nė klinikė (p.sh., dezinfektant pėr duart, matja e temperaturės me skanim nė ballė, pėrdorimi i materialeve njėpėrdorimshme);
4) Pėrgatitja e sallės sė pritjes: vendosja e dezinfektantit nė hyrje tė sallės, materiale njėpėrdorimshme nė tualet dhe nė tė gjitha zonat e tjera (letra, detergjentė dhe dezinfektant) apo vendosja e njė koshi nė ēdo dhomė. Largimi i karrigeve nė sallėn e pritjes ose pėrdorimi i ndarėseve nė pleksiglas, heqja e tė gjitha objekteve nė sallėn e pritjes (lojėra, revista, telekomanda) apo dezinfektimi i tyre rregullisht nė fund tė ēdo dite pune, dezinfektimi i ambienteve nė mėnyrė konstante: karriget, sipėrfaqet, pulsantėt, dorezat, varėset e rrobave dhe tė gjitha objektet qė mund tė kenė pasur kontakt me pacientėt.
5) Njė listė kontrolli pėr pėrgatijen e sallave operative: vendosja e njė numri minimal personeli qė ėshtė i dobishėm pėr ēdo trajtim specifik tė pacientit, limitimi sa mė shumė tė jetė e mundur i praktikave burokratike nė sallėn operative duke limituar pėrdorimin e dokumenteve nė letėr dhe duke mbajtur distancė nga pacienti, mbulimi i tastierės sė kompjuterit me qese transparente, limitimi i vizitave nė sallėn operative vetėm me pacientin kur ėshtė e mundur. Kurdo qė pacienti vjen i shoqėruar, tė pajisen me DPI tė pėrshtatshme (maska, doreza lateksi).
6) Protokollet pėr menaxhimin e personelit: dezinfektimi i rregullt dhe pėrdorimi i DPI nė recepsion, higjiena e duarve me detergjentė neutralė, syze mbrojtėse ose mbrojtėse fytyre, tė gjitha njėpėrdorimshe dhe larja e veshjeve dhe pėrparėseve pas pėrdorimit, nėse ėshtė e mundur tė pėrdoren veshje me mėngė tė gjata dhe tė vihet njė lavatriēe nė klinikė nė mėnyrė qė nė fund tė ēdo dite veshjet tė futen tė lahen menjėherė.


"Sfida qė kemi pėrballuar gjatė formulimit tė kėtij dokumenti ka qenė ajo e balancimit tė futjes sė njė protokolli tė ri pėr tė pėrballuar pandeminė nga COVID-19 me masat e kontrollit tė infeksioneve ekzistente, masat qė stomatologėt kanė pėrdorur gjithnjė prej vitesh pėr tė ofruar njė trajtim tė sigurt pėr pacientėt e tyre," - ka deklaruar Kirk M. Norbo, bashkė-president i Task force-s sė ADA-s.
 "Ky dokument ka si qėllim rritjen e protokolleve aktuale pėr tė pėrballuar mė mirė infeksionin e ri nga koronavirusi. Me siguri kjo do tė jetė njė hartė e vlefshme pėr rrugėn qė do ndiqet pas rihapjes sė klinikave dentare nė siguri tė plotė," - pėrmbyll Norbo.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D