Realiteti virtual pėr tė menaxhuar frikėn nga dentisti

| 11 Tetor 2019 |

Realiteti virtual pėr tė menaxhuar frikėn nga dentisti

Nga Lara Figini


Ankthi i rėndė ose fobia nė lidhje me trajtimet dentare ėshtė shumė e zakonshme. Ėshtė vlerėsuar se plot 75% e adultėve nė Shtetet e Bashkuara tregojnė njė farė "frike nga dentisti" qė mund tė kalojė nga njė frikė e lehtė te njė frikė shumė e madhe. Nė mbretėrinė e Bashkuar, 15% e adultėve vuan nga fobia ndaj trajtimeve dentare.

Disa studime tė literaturės kanė treguar se frikėrat dhe/ose fobitė pėr trajtimet dentare sjellin njė reduktim tė vizitave stomatologjike nga ana e individėve tė prekur nga shėndeti oral i keq, pakujdesia ndaj tij dhe cilėsia e reduktuar e jetės. Tendenca nė sjelljen e kėtyre personave anksiozė/fobikė ėshtė ajo qė t'i drejtohen klinikės dentare vetėm nė rastet e njė urgjence ekstreme me dhimbje tė fortė, qė i komplikon edhe mė shumė manovrat e trajtimit pėr dentistin dhe pėr menaxhimin e frikės sė pacientit.

Sė fundmi ėshtė paraqitur njė metodė inovative e terapisė me ekspozim ndaj realitetit virtual (VRET) pėr trajtimin e nėnllojeve tė ndryshme tė trajtimit pėr fobi specifike, duke pėrfshirė fobinė ndaj fluturimeve, araknofobinė, fobinė nga lartėsia, pėrveē fobisė pėr trajtimet dentare.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė Journal California Dental Association nė gusht 2019, autorėt kanė aplikuar metodėn VRET pėr tė menaxhuar ankthin e rėndė ose fobinė nga dentisti nė dy pacientė adultė.

Pajisja VRET ėshtė pėrbėrė nga njė kompjuter me ndėrfaqen e pėrdoruesit, njė kompjuter stimulues dhe njė pajisje tė montuar nė kokėn (HMD) e individit. Stimuluesi virtual ekspozon sistematikisht pacientin ndaj njė mjedisi dentar virtual duke vizualizuar njė skenė stereoskopike nė 3D nėpėrmjet HMD-sė qė i vendoset atij.

Mjedisi virtual ėshtė pėrbėrė nga njė klinikė dentare, instrumente dentare dhe njė dentist virtual. Pajisja VRET e ekspozon pacientin ndaj njė serie graduale tė skenarėve virtualė:
• VR1, pacienti ėshtė ulur nė poltron dhe rrethohet nga instrumente tė zakonshme dentare dhe nė anėn e djathtė tė tij qėndron dentisti virtual;
• VR2, dentisti virtual lėviz me njė pasqyrė dentare pėr tė bėrė njė kontroll tė pėrgjithshėm tė gojės;
• VR3, dentisti virtual afron njė shiringė kundrejt pacientit;
• VR4, dentisti virtual i afron pacientit frezėn (pa tinguj);
• VR5 dentisti virtual i afron pacientit frezėn (me tinguj).

Pacientėt inkurajohen qė tė mbajnė gojėn hapur gjatė skenarėve dhe tė pėrqendrohen te stimujt qė nxisin frikėn e tyre si edhe tė pėrshkruajnė ndjesitė ose ndjenjat e ēuditshme. Atyre i kėrkohet qė tė vlerėsojnė nivelin e vuajtjes pėr ēdo seksion duke i vlerėsuar me pikė (SUDS) qė pėrfshihen nga 0 deri nė 10 ku 0 nėnkupton "asnjė shqetėsim" dhe 10 nėnkupton "ankthi mė i keq qė kam pėrjetuar".

Nė harkun e njė seance, seksionet janė pėrsėritur disa herė nė mėnyrė ciklike ose me ndėrprerje sipas reagimit tė pacientit nė fjalė.

Rezultate
Ky ėshtė studimi i parė nė botė qė ka eksperimentuar metodikėn VRET te pacientėt e prekur nga fobia ose ankthi i rėndė nga dentisti. VRET ka treguar rezultate tė denja nė reduktimin e ankthit ndaj trajtimeve dentare, duke treguar ndryshime nė sjelljen e pacientėve nė programimin e takimeve tė tyre stomatologjike dhe nė trajtimet dentare. Nė tė dyja rastet ėshtė zhdukur fobia edhe nė njė follow-up pas 6 muajsh.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se kryerja e mė shumė seksioneve me metodėn VRET te njė pacient adult dhe njė seksion i vetėm VRET te njė pacient pediatrik lejon menaxhimin me sukses tė fobisė sė tyre dentare duke reduktuar nė mėnyrė drastike dhe duke lejuar stomatologun qė tė pėrfundojė trajtimet e nevojshme.

Implikime klinike
Dentisti duhet tė kontrollojė me kujdes pacientėt pėr pėrshtatshmėrinė e tyre pėr t'iu nėnshtruar kėsaj lloj terapie, sepse jo tė gjithė individėt (dhe ndoshta edhe jo tė gjithė dentistėt) janė kandidatė tė pėrshtatshėm pėr pėrdorimin e kėsaj metode. Pėr mė tepėr ėshtė vlerėsuar edhe nėse ka nevojė pėr njė bashkėpunim nė tė njėjtėn kohė me njė psikoterapeut.

Pėr mė shumė informacione:
Kumar Raghav Gujjar, Ad de Jongh. Is virtual reality exposure therapy the future treatment for anxious dental patients? CDA J 2019;47(8):513-19.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D