Ndryshon ligji pėr pajisjet mjekėsore. Kontrolli i tyre qė nė doganė!

| 1 Tetor 2019 |

Ndryshon ligji pėr pajisjet mjekėsore. Kontrolli i tyre qė nė doganė!


Kjo ėshtė masa mė e fundit qė ndėrmerret pėr tė rritur sigurinė ndaj pacientėve.
Pėr herė tė parė, regjistrimi i pajisjeve mjekėsore do tė kryhet para hyrjes sė tyre nė tregun shqiptar. Nė komisionin parlamentar tė shėndetėsisė janė prezantuar ndryshimet lidhur me projektligjin "Pėr pajisjet mjekėsore", tė cilat pritet tė sjellin njė pėrmirėsim tė procedurave rregullatore tė sektorit, tė lidhura me prodhimin, importimin dhe regjistrimin e pajisjeve tė tilla. Ministrja e Shėndetėsisė tha se do tė monitorohet i gjithė zinxhiri, deri nė daljen nė treg, duke filluar nga pajisjet dentare tė implantueshme e deri te pajisjet mjekėsore tė teknologjisė sė lartė.

Nė vend janė regjistruar rreth 6000 pajisje apo grupe pajisjesh mjekėsore. Pėr herė tė parė, pėrcaktohet njė proces licencimi pėr pajisjet mjekėsore, qė nuk ekzistonte mė parė. Po kėshtu, do tė vendosen rregulla tė mirėpėrcaktuara edhe pėr blerjen e pajisjeve online, i monitoruar nga Agjencia Kombėtare e Barnave dhe e Pajisjeve Mjekėsore.

Edhe pajisjet mjekėsore do tė kenė njė listė tė rimbursueshme, duke u mbuluar nga Fondi i Sigurimit tė Detyrueshėm tė Kujdesit Shėndetėsor.

Pėr ata qė shkelin ligjin, janė parashikuar edhe ndėshkime tė cilat me ndryshimet e reja janė shtuar me 8 penalitete, duke filluar nga masat administrative me gjobė pėr mosdeklarim importi apo vendosjen nė treg tė pajisjeve nė kundėrshtim me ligjin, deri nė revokim licence nė rast tė shkeljes sė rregullave mė shumė se njė herė.


Alma Demiraj



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 29 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D