Tumori i zgavrės orale: prek gjithnjė e mė shumė tė rinjtė pėr shkak tė zakoneve tė reja seksuale

| 24 Shtator 2019 |

Tumori i zgavrės orale: prek gjithnjė e mė shumė tė rinjtė pėr shkak tė zakoneve tė reja seksuale


Sot nė botė numėrohen rreth 50 mijė raste tė reja nė vit tė tumorit tė laringut dhe zgavrės orale dhe kjo e dhėnė rezulton nė rritje sidomos nė vendet e industrializuara, kur kėto raste paraqesin deri nė 15-30% tė tė ashtuquajturve tumore tė kokės dhe qafės. Pėr kėtė arsye Ospedale Fatebenefratelli nė Isola Tiberina (Romė) ka aderuar nė fushatėn evropiane tė parandalimit tė tumoreve tė zgavrės orale Make Sense Campaign 2019, tė promovuar nė Ehns (European Head and Neck Society) me Aiocc (Associazione Italiana Oncologia Cervico-Cefalica), pėr vizita falas pėr tė rritur ndėrgjegjshmėrinė pėr disa simptoma qė nuk duhen nėnvlerėsuar sepse janė tė dobishme pėr njė diagnozė tė hershme tė tumorit tė traktit orofaringeal.

"Nė ditėt e sotme tumori i traktit orofaringeal lidhet me njė numėr nė rritje tė personave tė rinj, ndėrmjet 20 dhe 40 vjeē," - shpjegon nė njė deklaratė Marco Radici, Drejtor i Njėsisė sė Otorinolaringoiatrisė sė Fatebenefratelli nė Isola Tiberina, qė ka qenė njė pikė referimi pėr diagnozėn dhe trajtimin e kėsaj neoplazie. "Nėse deri nė vitet '80 fenomeni lidhej nė mėnyrė prevalente me meshkujt mbi 60 vjeē, duhanpirės ose pijedashės, tashmė nga tė dhėnat rezulton se ėshtė zgjeruar grupmosha pėr tė dyja gjinitė dhe pėrveē duhanit, alkoolit apo gjenetikės ėshtė shtuar edhe njė faktor tjetėr siē janė zakonet e reja seksuale." Veēanėrisht ndėrmjet faktorėve nxitės, vėmendja e mjekėve ėshtė kthyer tek infeksionet e provokuara nga Papilloma Virus Human (HPV), qė vijnė si pasojė e sjelljeve qė lidhen me sferėn seksuale. "Identifikimi i pacientit qė paraqet sėmundje neoplastike tė zgavrės orale dhe tė orofaringut ka ndryshuar plotėsisht," - thotė profesor Radici.

Ndėrmjet tė tjerash ėshtė edhe identifikimi i pacientit qė nuk ėshtė domosdoshmėrisht duhanpirės por ėshtė i lidhur me njė alkoolizėm tė pavetėdijshėm. Kjo sjellje lidhet edhe me aktivitetin social dhe karakterizohet nga predispozita seksuale."

Ospedale, pėr kėtė arsye nė vend tė fushatės sė vizitave falas ka aktivizuar njė shėrbim pėr parandalimin e tumoreve nė traktin orofaringeal: njė klinikė me tarifa tė ulėta pėr diagnostikimin e parakohshėm nė rrugėt e sipėrme ajrore-digjestive (zgavra orale, orofaringu, laringu, hipofaringu), duke filluar nga testi i Papilloma Virus Human (HPV).

"Nėpėrmjet njė kampioni tė pėshtymės ėshtė e mundur qė tė identifikojmė praninė e shtameve qė janė konsideruar mė tė rrezikshėm pėr kėtė lloj tumori (8,16 dhe 3)," - vijon Radici - "njė hap pėrpara nė parandalimin primar tė kėsaj patologjie qė lidhet me HPV, prognoza e sė cilės ėshtė padyshim mė e mira, me norma tė vdekshmėrisė (-28%) dhe mundėsinė e recidivės inferiore (-49%) nė krahasim me tumoret e tjera tė tė njėjtės pjesė, trajtimi i secilit zakonisht nuk kėrkon ndėrhyrje kirurgjikale por thjesht radio-kimioterapi."

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 28 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D