Pllaka e dhėmbėve dhe duhani vėnė nė risk implantet

| 26 Qershor 2019 |

Pllaka e dhėmbėve dhe duhani vėnė nė risk implantet

Sipas dr. Sfroza, duhet tė ndėrgjegjėsohen pacientėt


"Prania e pllakės sė dhėmbėve nė njė pjesė implantare pėrcakton njė risk tė shtuar me rreth 14,3 herė pėr fillimin dhe progresionin e njė perimplantiti," - ka evidentuar presidenti i SIdP, Nicola Sfroza nga agjencia ANSA.

"Ėshtė e qartė," - thotė ai, - " qė pacienti qė i nėnshtrohet njė terapie implantare duhet tė jetė nė gjendje tė kryejė nė shtėpi manovrat e duhura tė higjienės orale pėr tė hequr nė mėnyrė efikase pllakėn bakteriale qė depozitohet nė nivelin e protezės dhe rreth vetė implantit." Dr. Sfroza thekson edhe se pacientit i duhet shpjeguar qė gjakrrjedhja ėshtė njė sinjal i rėndėsishme alarmi, ashtu si prania e qelbit. Njė faktor tjetėr qė vė nė risk mbijetesėn e implantit me pasoja shkatėrrimtare pėr rehabilitimin e implantit protetik ėshtė duhani.

Edhe nė kėtė rast motivimi i pacientit, sidomos atij qė ka implante, pėr tė lėnė duhanin ėshtė thelbėsor. "Duhanpirėsi," - vijon Sfroza, -"ka njė risk rreth 4 herė mė tė lartė qė tė zhvillojė komplikacionet perimplantare. Risku i perimplantitit ėshtė shumė i lartė te pacientėt (rreth 40%) qė kanė vuajtur nga periodontiti dhe nėse kėta tė fundit janė edhe duhanpirės, risku shkon nė 70%. Pėrveē tė tjerash ka edhe faktorė tė riskut pėr suksesin afatgjatė tė implanteve, tė paraqitur nga ndjeshmėria gjenetike, diabeti, stresi dhe nga disa forma tė hipovitaminozės sė rėndė."

Dr. Sfroza kujton se parandalimi i sėmundjeve perimplantare duhet tė bazohet nė njė dekurs diagnostikues, terapeutik dhe tė ruajtjes sė personalizuar pėr ēdo pacient.

Ai thotė edhe qė saktėsia e protezės implantare dhe pėrshtatja e saj lehtėsojnė pacientin nė veprimet e higjienės dentare nė shtėpi dhe janė baza e njė ruajtjes sė njė rehabilitimi efikas tė implantit.

Sė fundmi, motivimi i pacientit pėr higjienėn orale profesionale me kontrolle klinike periodike, me motivim tė vazhdueshėm dhe duke i dhėnė instruksione pacientit janė hapat thelbėsorė pėr tė bashkėvepruar me patologjitė e tjera perimplantare qė janė ende nė fillim dhe mund tė trajtohen me lehtėsi.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 31 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D