Shėndeti oral nuk shkon me pushime!

| 21 Qershor 2019 |

Shėndeti oral nuk shkon me pushime!

Nga ekspertėt AIOP 12 kėshilla pėr tė shpėtuar buzėqeshjen gjatė muajve tė nxehtė


Jo vetėm djegiet nga dielli, kongjestionet, pickimet nga insektet dhe kandilat e detit apo tėrheqjet muskulore nga sportet e improvizuara janė incidentet mė tė pakėnaqshme qė mund tė prishin pushimet e shumėpritura verore. Njė dhimbje dhėmbėsh e papritur, mbushja qė bie, njė kurorė provizore qė shkėputet, njė dhėmb qė thyhet, nuk janė ndodhi kaq tė rralla dhe mund tė na prishin momentet e merituara tė relaksit, duke pasur parasysh se gjendemi larg shtėpisė, ndoshta jashtė shtetit ose dentisti i besuar nuk ėshtė i disponueshėm.

Nė shumė raste, t'i kushtosh pak mė shumė kujdes mirėqenies dentare edhe gjatė verės dhe t'i nėnshtrohesh kontrolleve tė duhura mund tė jetė e mjaftueshme pėr tė shmangur surpriza jo tė kėndshme. Nga ekspertėt e Akademisė Italiane tė Stomatologjisė Protetike (AIOP) vijnė kėshillat pėr tė ruajtur bukurinė dhe shėndetin e buzėqeshjes gjatė pushimeve.

Cilat masa duhet tė vėmė nė zbatim para se tė nisemi dhe gjatė pushimeve nėse do tė kishim njė emergjencė?

1. Mbi tė gjitha ėshtė mirė qė tė programojmė nė kohė njė vizitė kontrolli: jo gjithmonė klinikat stomatologjike janė tė hapura gjatė gjithė verės dhe mund tė ndodhė njė urgjencė kur dentisti juaj i besuar mungon. "Nė pritje tė pushimeve qė po vijnė, planifikimi paraprak ėshtė gjithmonė arma mė e mirė," - shpjegon Paolo Vigolo, President i AIOP. "Kjo sjellje e kujdesshme kėshillohet kryesisht pėr ata persona qė kanė dhėmbė tė ndjeshėm, qė kanė kryer tashmė trajtime tė njė farė rėndėsie; por nuk duhet tė harrojmė edhe se lezionet dentare 'tė heshtura' janė tė shpeshta dhe nė gojė tė shėndetshme: prandaj gjithsesi kėshillohet njė vizitė te specialisti".

2. Pėrveē kontrollit ėshtė e pėrshtatshme qė t'i nėnshtrohemi njė seance higjiene profesionale nėse kemi kohė qė nuk e kemi kryer nė mėnyrė qė tė shmangim pllakėn dhe tartarin, shkaqe tė inflamacioneve gingivale dhe infeksioneve periodontale.

3. Nėse parashikoni udhėtime me avion ose zhytje nėnujore, pyesni dentistin qė tė verifikojė gjendjen e shėndetit tė mbushjeve tuaja tė vjetra: nėse ato do tė ishin joefektive ose tė infiltruara, ndryshimet e presionit mund t'i linin shkas dhimbjeve shumė tė bezdisshme. Nėse do tė binte njė mbushje ėshtė e nevojshme qė tė shmangim pije apo ushqime shumė tė ftohta dhe tė mbajmė dhėmbin sa mė pastėr tė jetė e mundur. Pėr tė zvogėluar dhimbjen e provokuar nga kontakti me ushqimet mund tė vendosim nė kavitet njė shuk tė vogėl pambuku i cili duhet tė jetė gjithmonė i pastėr dhe tė ndėrrohet shpesh.

4. Nėse niseni menjėherė pas ndonjė ndėrhyrje tė vogėl kirurgjikale nė gojė (ekstraktim i njė dhėmbi, vendosja e njė implanti etj.), shmangni ekspozimet nė diellin e fortė gjatė ditėve tė para tė trajtimit tė kryer dhe ndiqni me pėrpikmėri kėshillat e dentistit tuaj pėr tė minimizuar bezdisjet. Nxehtėsia e tepėrt nė fakt pėrcakton vazodilatacionin duke shtuar riskun e fryrjeve.

5. Nėse keni kurora tė fiksuara me njė cement provizor apo proteza tė vjetra fikse, kontrollojini para se tė niseni pėr udhėtim nė mėnyrė qė tė reduktoni riskun e shkėputjes gjatė pushimeve. "Mund tė jetė e dobishme," - shton Vigolo - "qė tė kemi gati njė set pėr ngjitje qė mund tė blihet nė tė gjitha farmacitė: nė rastin e shkėputjes aksidentale tė njė kurore apo tė njė ure, provizore apo tė pėrhershme qofshin, kėto sete lejojnė zgjidhjen e incidenteve me njė siguri tė mirė nė pritje qė tė mund tė udhėtojmė pėr te njė dentist. Mė parė ėshtė e nevojshme qė tė pastrojmė mirė dhėmbėt nga mbetjet e cementit tė vjetėr apo tė ushqimit dhe t'i thajmė me kujdes me njė garzė pėr tė reduktuar nė minimum lagėshtinė qė do tė zvogėlonte efektin adeziv nė cementin e ri."

6. Nėse mbani proteza tė lėvizshme, kontrollojini tė paktėn 2 javė para se tė niseni: ndonjėherė ndodh qė tė kenė fillim tė njė frakture qė kalon e pa vėnė re por duke vazhduar mund tė shkaktojė thyerjen e plotė tė protezės. Nė rast se kryhen modifikime (p.sh. ribazim) ėshtė e thjeshtė qė nė ditėt e para tė nevojitet qė tė kryhen rregullime. Dhe kush ka njė aparat ortodontik ėshtė mirė qė t'i nėnshtrohet njė kontrolli parandalues qė tė minimizojė kėshtu riskun e shkėputjes sė braketave apo llastiqeve gjatė pushimeve.

7. Nėse keni proteza fikse apo tė lėvizshme tė ankoruara nė implante tė integruar nė kockė merrni me vete "pasaportėn" implantare me kodet e implanteve tuaja: nė rast nevoje (zhvidhosje, decementime etj.) do tė jetė mė e thjeshtė pėr dentistin qė do tė kujdeset pėr ju qė tė identifikojė komponentėt implantar tė duhur pėr tė zgjidhur problemin tuaj.

8. Kėshillohuni nga dentisti i besuar pėr barnat e mundshėm (kundėr dhimbjeve, antibiotikėt etj.) qė do tė ishte e dobishme tė fusnit nė valixhe dhe qė t'i pėrdornit nė rast nevoje.  Mos harroni tė ruani numrin e tij tė telefonit qė tė mund ta kontaktoni dhe nė distancė nėse klinika e tij do tė ishte e hapur. Nė rast tė kundėrt pyeteni nėse nė zonėn ku do tė shkoni me pushime njeh ndonjė koleg tė besuar tė cilit mund t'i drejtoheni pėr njė emergjencė tė mundshme.

9. Nėse do t'ju ndodhte njė dhimbje dhėmbi e papritur mund tė merrni njė analgjezik qė iu ėshtė kėshilluar ose qė pėrdorni zakonisht pėr dhimbjen e kokės apo pėr dhimbjen e shpinės. Por mbani mend qė anti-inflamatorėt duhen marrė gjithmonė pas ushqimit dhe pa e ekzagjeruar me sasinė pasi efektet e mundshme anėsore nuk janė tė rralla dhe ndikohen nga sasia. Nėse dhimbja nuk ndalon do tė thotė se nevojitet me urgjencė ndėrhyrja e njė stomatologu.

10. Nė prani tė njė abscesi pėr tė lehtėsuar dhimbjen mund tė aplikoni akull nė faqe ose mund tė mbani nė gojė ujė shumė tė ftohtė. Nė kėto raste kura e duhur ėshtė njė terapi antibiotike qė tė luftojė infeksionin: nė mungesė tė njė dentisti kėshillohet qė tė kontaktoni Qendrėn e Emergjencave Mjekėsore. Ndėrkohė mund tė bėni shpėlarje me ujė dhe kripė pėr tė vijuar mė pas me larjen delikate tė dhėmbėve me furēė dhe pastė dhėmbėsh.

11. Nėse thyhet njė dhėmb nuk ėshtė e volitshme qė tė vendosim akull dhe duhet shmangur kontakti me ushqime dhe pije shumė tė ftohta. Nėse dhemb mund tė pini njė anti-inflamator duke i kėrkuar kėshillė farmacistit. Sa mė shpejt tė jetė e mundur njė dentist duhet tė vlerėsojė nėse ėshtė e mundur qė tė rivendosė pjesėn e rėnė qė ndėrkohė duhet ruajtur nė qumėsht ose nė njė solucion me ujė dhe kripė.

12. Nėse nė fund tė parashikimit tė udhėtimit doni njė buzėqeshje tė shndritshme kur stomatologu juaj do tė ketė kontrolluar gjendjen e shėndetit tė dhėmbėve dhe tė gingivave, mund t'i kėrkoni qė tė kryejė njė zbardhim pėr t'i dhėnė gojės njė pamje akoma mė tė kuruar.

"Nė pėrgjithėsi," - pėrmbyll Vigolo, - "nėse gjatė pushimeve do tė tundoheni nga njė ėmbėlsirė apo akullore mė shumė nuk ėshtė njė dramė por jini tė kujdesshėm pėr higjienėn orale: kariesi nuk shkon me pushime. Pasta e dhėmbėve dhe furēa janė aleatėt mė tė mirė pėr shėndetin e dhėmbėve tanė, sidomos nėse mbani proteza apo aparate fikse qė kėrkojnė njė kujdes tė veēantė pėr pastėrtinė".

Nėn kujdesin e Zyrės sė Shtypit tė Odontoiatria33

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 33 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D