Studim i randomizuar i njė aplikacioni pėr smartphone pėr pėrmirėsimin e higjienės orale

| 9 Maj 2019 |

Studim i randomizuar i njė aplikacioni pėr smartphone pėr pėrmirėsimin e higjienės orale

Nga Lara Figini


Metoda e konsideruar edhe sot mė efikase pėr parandalimin e fillimit tė kariesit dhe sėmundjeve periodontale ėshtė larja e dhėmbėve me furēė tė paktėn dy herė nė ditė me njė pastė me bazė fluori.

Pavarėsisht se sot shumica dėrrmuese e popullsisė deklaron se i lan dhėmbėt tė paktėn ēdo ditė, njė pjesė e mirė e tyre manifeston ende shenja tė sėmundjes periodontale, njė indeks i qartė i pranisė sė pllakės.
Ndoshta kjo pjesė e popullsisė kryen manovra tė higjienės orale nė mėnyrė tė pasaktė dhe tė pamjaftueshme dhe ka nevojė pėr stimuj tė tjerė nga kjo pikėpamje.

Tipologjia e kėrkimit dhe modaliteti i analizės
Nė njė studim tė publikuar nė British Dental Journal nė prill 2019, autorėt synojnė tė testojnė efikasitetin dhe pranueshmėrinė e njė aplikacioni pėr smartphone tė pėrdorur nė kombinim me njė furēė, tė cilės i ėshtė vendosur njė sensor lėvizjeje pėr tė promovuar kontrollin e pllakės.
Janė regjistruar nė studim 108 pacientė tė dy klinikave stomatologjike tė pėrgjithshme.

Pjesėmarrėsit janė zgjedhur rastėsisht nė njė nga dy grupet si nė vijim:
• grupi 1 ose grupi i testit ku pjesėmarrėsit janė ftuar qė tė lajnė dhėmbėt dy herė nė ditė me njė furēė inovative tė pajisur me njė sensor lėvizjeje qė lidhej nėpėrmjet njė aplikacioni nė smartphone e tyre (Brushlink, Lonely Media), i cili drejtonte manovrat e larjes sė pėrditshme;
• grupi 2 ose grupi i kontrollit nė tė cilin pjesėmarrėsit u ftuan qė tė lajnė dhėmbėt dy herė nė ditė me njė furēė dhe metodė tradicionale.
Pas dy dhe katėr javėsh janė zbuluar te tė gjithė pacientėt e tė dyja grupeve treguesit e pllakės orale pėr tė gjithė gojėn. Njė pyetėsor qė i ėshtė bėrė grupit tė testit ka vlerėsuar opinionet e pjesėmarrėsve rreth pranueshmėrisė sė pajisjes sė sensorit nė lėvizjen dhe nė aplikimin respektiv nė smartphone.

Rezultate
Indeksi i pllakės nė tė gjithė gojėn ka pėsuar njė reduktim me 70% (nga 40,1 deri nė 11,7) nė grupin e testit nė krahasim me njė reduktim nga 29,1 nė 20,5 (30%) nė grupin e kontrollit.

Pajisja ėshtė pranuar nga pacientėt dhe pjesėmarrėsit kanė deklaruar se janė tė ndėrgjegjshėm qė kanė pėrmirėsuar mėnyrėn e tyre tė larjes sė dhėmbėve dhe njohuritė rreth higjienės orale falė pajisjes inovative. Pacientėt e grupit tė testit kanė referuar se pėrdorimi i kėsaj pajisjeje argėtuese i ėshtė dukur stimulues pėrveēse i thjeshtė pėr t'u pėrdorur.

Konkluzione
Nga tė dhėnat e nxjerra nga ky studim, qė duhet tė konfirmohen me punime tė tjera analoge, mund tė dalim nė pėrfundimin se sigurimi i njė feedback-u tė menjėhershėm ditė pas dite te pacientėt stomatologjikė mbi metodėn e tyre tė larjes sė dhėmbėve ēon nė njė pėrmirėsim tė higjienės orale dhe reduktime shumė tė rėndėsishme tė niveleve tė pllakės, tė paktėn pėr njė periudhė tė shkurtėr.

Implikime klinike
Fėmijėve, pacientėve dembelė apo atyre qė nuk arrijnė tė kryejnė manovrat e sakta dhe konstante tė higjienės orale nė shtėpi stomatologu mund t'i propozojė njė furēė inovative me njė sensor lėvizjeje qė lidhet me njė aplikacion nė smartphone pėr tė drejtuar larjen me furēė, duke bėrė qė pacienti tė kuptojė nė mirė manovrat e sakta tė higjienės orale dhe t'ua bėjė ato edhe mė argėtuese.

Pėr mė tepėr:
Kay E, Shou L. A randomised controlled trial of a smartphone application for improving oral hygiene. Br Dent J 2019 Apr;226(7):508-11.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 30 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D