Implikimet e pėrgjegjėsisė nė menaxhimin e vizitės nė traumatologjinė orale

| 3 Maj 2019 |

Implikimet e pėrgjegjėsisė nė menaxhimin e vizitės nė traumatologjinė orale

Nga Maria Sofia Rini, Mario Pepi, Marco Brady Bucci, Antonina Argo, Diego D'Urso


Diagnoza e saktė dhe trajtimet e hershme tė traumave dentare paraqesin njė emergjencė me qėllim lehtėsimin e dhimbjes, lehtėsimin e reduktimit tė frakturave ose zhvendosjes apo limitimin e efekteve pasuese, duke pėrmirėsuar prognozėn.

Prognoza e lezioneve dentare shpesh varet nga ndėrhyrja e hershme dhe e pėrshtatshme e urgjencės. Pėr fat tė keq, shpesh tė parėt qė ndėrhyjnė janė mjekėt e urgjencės ose pediatrėt, tė cilėt nuk janė gjithmonė tė pėrgatitur pėr tė tilla ngjarje ose nuk janė impenjuar pėr zgjidhjen e problematikave nė gjendje tė rėndė. Traumatologjia orale nuk rezulton gjithmonė e menaxhuar menjėherė dhe nė mėnyrėn e duhur.

Gjatė vizitės sė parė ėshtė e nevojshme qė tė kristalizohet ngjarja dhe rezultatet e saj tė menjėhershme, edhe nėpėrmjet imazheve duke fotografuar individėt dhe indet e dėmtuara. Gjithashtu ėshtė e nevojshme qė tė regjistrohen pėrveē tė dhėnave anagrafike tė individit, modalitetet me tė cilat ėshtė shkaktuar trauma, pėrveē ndėrhyrjeve tė mundshme tė praktikuara nė ngjarjet e mėparshme traumatike dhe gjendjen e pėrgjithshme tė individit, duke pėrfshirė gjendjen e tij tė vaksinimit.

Ėshtė e nevojshme edhe qė tė ekzaminohen plagėt e mundshme kutane ose tė indeve tė buta apo lezionet te molarėt ose premolarėt qė mund tė kėrkojnė hetime tė mėtejshme dhe vlerėsime klinike qė synojnė pėrjashtimin e patogjenezės sugjeruese tė abuzimeve ose keqtrajtimeve, ndėrsa hematomat nėnkutane mund tė indikojnė fraktura tė nofullave, si edhe anomali tė okluzionit.

Njohja e procedurave tė ndėrhyrjes dhe vlerėsimit klinik dhe njė grumbullim i tė dhėnave tė duhura ndihmojnė mjekun qė tė menaxhojė nė mėnyrėn e duhur dhe tė saktė tė dhėnat klinike dhe certifikuese pėr individin. Njė menaxhim i papėrshtatshėm i njė trajtimi tė tillė mund tė sjellė gabime nė vlerėsimin klinik dhe mjeko-ligjor e mund tė pėrjashtohen kompensimet apo riekuilibrimet, pa shpėrfillur identifikimin e munguar tė metodave tė paligjshme qė mund tė favorizojnė dhunimet tek individėt e dobėt. Prandaj tė dhėnat e dokumentuara marrin rėndėsi edhe nė sjelljen e kryer nga profesionisti gjatė ndėrhyrjes. Dėmshpėrblimi apo mbrojtja e politikave tė sigurimit shpjegohet nė bazė tė kėtyre evidencave tė dokumentuara nė mėnyrė tė pėrshtatshme.
Pėr fat tė keq evidenca ka treguar se jo gjithmonė stomatologėt rezultojnė tė zellshėm nė lidhje me kėtė.

Nga kėtu del rėndėsia qė tė identifikohen udhėzime dhe skemat e sjelljes, njė gjuhė klinike dhe mjeko-ligjore e pėrshtatshme qė ndihmon identifikimin e menjėhershėm tė ngjarjes traumatike dhe efekteve pasuese tė saj apo njė menaxhim tė saktė tė saj, nė mėnyrė qė tė korrespondojė me pėrgjigjet siguruese dhe/ose gjykuese, pėrveē atyre klinike.
Nė punimin "Risvolti di responsabilità nella gestione della visita in traumatologia orale" (Rini MS, Pepi M, Brady Bucci M, Argo A, D'Urso D. Dental Cadmos 2019;87/4:214-22), nėpėrmjet analizės sė tipologjive tė ndryshme tė traumės dhe tė skemave tė procedurave tė trajtimit ėshtė kėrkuar qė tė identifikohet njė terminologji e zakonshme, qė lejon identifikimin e situatave, ndėrhyrjeve klinike, dokumentimeve dhe vlerėsimeve tė traumės. Mekanizmat lehtėsues dallohen nė traumat e drejtpėrdrejta (vestibulo-orale, apeks-kurorė, kurorė-apeks) dhe jo tė drejtpėrdrejta (oro-vestibulare, kurorė-apeks). Nė rastin e parė rezultati i lehtėsuar shihet direkt nė pjesėn e traumatizuar.

Nė supozimin e dytė trauma pėrcakton rezultatet negative nė distancė nga pika e impaktit qoftė nė nivel dentar qoftė kockor. Nevoja pėr tė pasur parametra tė pėrbashkėt referimi ka ēuar nė pėrdorimin gjithnjė e mė tė shpeshtė tė klasifikimit tė traumave dentare tė Adreasen nė 2011. Kjo bazohet mbi klasifikimin e OBSH dhe aplikohet me parimet e International Classification of Diseases to Dentistry and Stomatology.

Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 33 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D