Ekipi i suksesshėm stomatologjik nė bazėn e rritjes profesionale


|

| 24 Prill 2018 |

Ekipi i suksesshėm stomatologjik nė bazėn e rritjes profesionale

7 hapat pėr tė bėrė tė mundur qė tė lindė dhe tė konsolidohet

Nga Cussotto Davis


Njė kontribut i rėndėsishėm pėr kėnaqėsinė e pacientit vjen nga kapaciteti pėr tė punuar nė grup, duke respektuar aftėsitė individuale profesionale. Ajo qė jeton pacienti ėshtė e lidhur me kalimin e informacioneve midis mė shumė personave.

Janė 7 elemente bazė qė i mundėsojnė personave qė tė rriten profesionalisht dhe nė respekt tė diversiteteve, me synimin pėr t'u bėrė njė i tėrė apo pėr tė lėvizur nė harmoni nė tė njėjtin drejtim.

1) Fikso objektivin

Ėshtė arsyeja pse personat duhet tė ndėrveprojnė. Me fjalė tė tjera: ajo qė duhet tė ndodhė falė lojės sė skuadrės ka njė rol pėrcaktues dhe kushtėzon tė gjithė tė tjerėt. Objektivi duhet shprehur me fjalė tė thjeshta nė mėnyrė qė tė jetė i qartė pėr tė gjithė:

Dy faza dėshtimi:
• tė marrėsh tė mirėqenė se mendimi mund tė arrijė si me mrekulli te tė tjerėt
• tė hamendėsosh se tė tjerėt e dinė tashmė

Formulimi i qartė i objektivit mundėson qė tė punojmė qetėsisht me qėllim qė:
• tė gjithė tė reagojnė nė tė njėjtin drejtim
• ēdo person tė dijė nėse e kryen rolin dhe nėse vepron nė mėnyrėn e duhur

2) Ndiq leadership-in

Pėrfaqėso udhėheqėsin pėr sa i pėrket shumicės sė individėve. Ky rol shprehet nė dy mėnyra:

• autoriteti (tė qenit shef) ėshtė formalizuar dhe konsiston nė pėrcaktimin e rregullave
• leadership-i (tė qenit lider) fitohet nė terren falė kapaciteteve tė ndėrmjetėsimit, ndarjes sė njohurive personale dhe njohjes sė kontributeve tė tė tjerėve.

Lideri kryen 6 detyra tė pėrcaktuara nė marrėdhėniet me tė tjerėt:
1) tė bėjė komplimente dhe tė evidentojė mangėsitė
2) tė reagojė
3) t'i pėrgjigjet veprimeve tė tė tjerėve (ankesave tė pacientėve, pėr shkak se pėrcakton detyra dhe role)
4) tė mbikėqyrė punėn e tė tjerėve
5) tė impenjohet vetė edhe pėr pjesėtarėt e tjerė tė ekipit
6) tė udhėheqė, nxisė dhe motivojė
Jo gjithmonė gjėrat shkojnė nė mėnyrėn e duhur dhe ėshtė pikėrisht kėtu ku shihet roli i liderit dhe forca e grupit: t'i bėsh ballė bashkė dhe me lehtėsi, gatishmėri, qetėsi dhe krijimtari gjėrave tė papritura e pak tė kėndshme.


3) Pėrcaktimi i roleve
Lind nga kompetencat dhe nga kapacitetet por mund tė lidhet dhe me aspektet karakteriale. Nė mėnyrė tradicionale mund t'i ndajmė aktivitetet e personelit ndihmės nė:
• detyra ndihmėse nė poltron: pėrgatitje, asistencė, sistemim
• detyra tė sekretarisė
Nėse volumi i punės e lejon dhe punonjėsit janė mė shumė se njė, ėshtė e volitshme qė tė ndajmė dy aktivitetet. Sigurisht tė dy palėt duhet tė njohin zėvendėsimin reciprok tė punės sė tjetrit. Specializimi i dyfishtė (asistente dhe sekretare) ėshtė njė vlerė e shtuar nė fakt e organizimit dhe komunikimit.


4) Ilustro metodėn
Ka tė bėjė me mėnyrėn e ekzekutimit tė procedurave tė ndryshme tė punės. Zhvillon aktivitetet, pėrdorimin e pajisjeve, mirėmbajtjen dhe rregullimin, instrumentet e komunikimit, kontrollet.
Duhet tė jetė i ekspozuar nė mėnyrė tė qartė dhe tė thjeshtė dhe mbi tė gjitha i ndarė. Duhet tė tregojė se si aftėsitė dhe kompetencat e secilit duhet tė integrohen pėr tė prodhuar diēka qė askush i vetėm nuk mund tė ēojė nė pėrfundim.
Mirėpritet njė tekst i shkruar nė formėn e udhėzimeve qė mund tė jetė njė listė e thjeshtė pėr t'u realizuar (10 gjėrat qė bėn asistenti qė hap klinikėn...), njė Urdhėr Shėrbimi (si tė dezinfektojmė, pastrojmė, sterilizojmė dhe ruajmė pajisjet) apo njė protokoll salle (ēfarė duhet tė pėrgatisim pėr njė ritrajtim endodontik).


5) Kuro komunikimin
Ėshtė njė element i rėndėsishėm sepse nga akti i komunikimit nuk del nė pah vetėm pėrmbajtja, apo mesazhi, por del nė pah nė mėnyrė mbizotėruese lloji i marrėdhėnies qė stabilizohet
• marrėdhėnie bashkėpunuese
• marrėdhėnie negative
Pėr shembull: fjalė tė thjeshta dhe tė qarta, mund tė marrin domethėnie shumė tė ndryshme nė lidhje me komponentėt jo-verbalė. Mendoni pėr zėrin: toni, lakimi, volumi, pauzat. Akoma dhe mė shumė ndikojnė komponentėt e shprehur nėpėrmjet trupit: drejtimi i shikimit, mimika faciale, postura, gjestet, distanca. Nėse nė tė punuarin bashkė ka sadopak "ndryshk", kjo me tė njėjtat fjalė tė zakonshme, rishfaqet nė formė jo-verbale nėpėrmjet mesazheve tė trupit: tė njėjtat fjalė tė shprehura me zė apo trup nė mėnyrė tė ndryshme, krijojnė mesazhe shumė tė ndryshme nga toni i zėrit dhe domethėnia.

Njė shembull i thjeshtė, njė pėrshėndetje: "Pėrshėndetje, Elena! Ja ku jemi. Ėshtė gati salla?"
Nė versionin e komunikimit tė mirė, ai shoqėrohet nga zėri me ton tė kėndshėm dhe volumi i duhur, pauzat e duhura, shikimi sy mė sy, buzėqeshja e sinqertė, postura e ēliruar, gjestet e duarve tė buta (ndėrsa emocionet dhe disponueshmėria me shumė pėrzemėrsi).

Nė versionin e komunikimit tė keq: shikimi ėshtė i kthyer tjetėrkund, zėri ėshtė i ndrydhur, toni ėshtė i prerė, postura ėshtė e ngurtė, duart janė tė zėna duke bėrė tjetėr gjė ose nė xhep. Domethėnia e mesazhit i pėrket njė galaktike tjetėr (nxit emocione antipatie dhe mosmarrėveshjesh).

6) Kultivo njė klimė pozitive

Elementi tjetėr nė paketė ėshtė klima. Elementin e butė, mund ta pėrcaktojmė si energji qė qarkullon midis personave gjatė aktivitetit tė punės. Mund tė shprehė vlerėsim dhe mbėshtetje ose konkurrencė dhe ngurtėsi. Ndikohet nga aspektet jo verbale tė komunikimit dhe mund tė favorizojė apo dėmtojė arritjen e objektivave. Nė ndryshim nga klima meteorologjike nuk ka madhėsi fizike pėr ta matur, por pacienti sapo futet nė klinikė thjesht e prek.

7)  Syno rritjen.
Nėse qartėsimi i objektivit, roli i liderit, caktimi i roleve dhe formulimi i metodės janė tė mirė pėrcaktuara, do tė kemi mundėsi tė mira pėr tė krijuar njė komunikim efikas dhe njė klimė tė qetė nė punė, menjėherė e perceptuar nga pacienti.
Me konsolidimin e 7 elementeve, tė punosh bashkėrisht pėrfaqėson njė mundėsi rritjeje: mėsohet gjithmonė diēka.

Mėsimi bėhet burim i kėnaqėsisė pėr tė njohur gjėra tė reja tė njė fushe tjetėr, ashtu si pėr tė mėsuar nga tė tjerėt qė tė zbusin stilet e sjelljes. Grupi nė vijim tė frekuentimit nė punė mund tė pėrftojė kapacitete tė reja nė procedimin me rrjedhshmėri mė tė madhe nė aktivitete, nė zgjidhjen e problemeve, nė pėrshpejtimin e procesit dhe nė gjetjen e zgjidhjeve tė reja krijuese ("Krijimtaria ėshtė tė bashkosh gjėra tė ndryshme" [Steve Jobs]).

Nė bashkėpunim me Erika Leonardi, eksperte nė menaxhimin e biznesit.

Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 59 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D