Qeramikė me zirkon. Karakteristikat mekanike, kimike dhe optike. Tė dhėnat e njė rishikimi tė fundit sistematik


|

Instrumente dhe Materiale | 22 Janar 2018 |

Qeramikė me zirkon. Karakteristikat mekanike, kimike dhe optike. Tė dhėnat e njė rishikimi tė fundit sistematik



Stomatologjia moderne u kėrkon gjithmonė e mė shumė dentistėve, qė tė kryejnė restaurime dentare me estetikė maksimale, pothuajse deri sa tė pretendojnė ndonjėherė dhe mimetizmin.
Restaurimet dentare pėr tė garantuar njė aspekt sa mė natyral tė mundshėm kanė nevojė pėr njė seleksionim adekuat tė materialit qė duhet pėrdorur, por dhe nė formė, cilėsi sipėrfaqėsore, translucencė dhe ngjyrė tė pėrshtatshme. Nė sektorėt anterior nė fushėn protetike qeramikat integrale dentare nė zirkon paraqesin njė estetikė tė mirė, me kufizimin se janė pak translucente, kanė rezistencė tė mjaftueshme mekanike dhe fortėsi pėr tė lejuar pėrdorimin nė zona me ngarkesė tė ulėt mastikatore pėr kohė mė tė gjata nė krahasim me llojet e tjera tė qeramikave integrale si porcelani feldspathic dhe qelq-qeramika. Materiale tė ndryshme nė zirkon polikristalin janė zhvilluar pėr aplikimet dentare, ndėr tė cilėt oksidi i zirkonit (ZTA), zirkoni pjesėrisht i stabilizuar (PSZ), zirkoni tetragonal polikristalin (TZP) dhe zirkoni i stabilizuar plotėsisht kubik (CSZ). Ky i fundit CSZ dallohet nga tė tjerėt nga karakteri i tij izotropik qė mund tė pėrmirėsojė transmetimin e dritės.
Nė njė rishikim tė fundit sistematik tė publikuar nė The Journal of Prosthetic Dentistry, janar 2018 janė vlerėsuar karakteristikat mekanike, kimike dhe optike tė restaurimeve dentare nė zirkon monolitik.
Autorėt kanė kryer njė kėrkim tė artikujve tė publikuar nė literaturėn botėrore mbi argumentin, nėpėrmjet data bazave tė mėposhtme (nga 2010 nė 2015):
• ProQuest,
• EMBASE,
• SciFinder,
• MRS Online Proceedings Library,
• Medline,
• Compendex,
• Journal of American Ceramic Society.
Kėrkimi elektronik ka identifikuar 96 tituj dhe abstraktet e mundshme pėrkatėse, nga tė cilat 63 janė zgjedhur pėr vlerėsimin. 6 artikuj tė tjerė janė pėrjashtuar pėr shkak tė argumentit jo pėrkatės me rishikimin nė fjalė, pra nė shembullin e fundit janė pėrfshirė 57 studime. Nga kėto 8 studime kanė diskutuar ndėrveprimin e dritės me zirkonin, 13 kanė raportuar efektet e faktorėve ekstrinsekė mbi cilėsitė optike tė zirkonit, 18 kanė konsideruar cilėsitė optike si dhe metodėn e dendėsimit, 2 studime kanė hetuar efektet e granulometrisė rreth cilėsive optike , 7 studime kishin tė bėnin me sintezėn e zirkonit; 10 kanė raportuar efektet e papastėrtive rreth karakteristikave optike tė kėtij materiali.
Mbi bazėn e rezultateve tė rishikimit aktual sistematik, ėshtė bėrė e mundur nxjerrja e kėtyre konkluzioneve:
Zirkoni ofron avantazhe mekanike nė krahasim me restaurimet e tjera nė qeramikė integrale nė pjesėn mė tė madhe pėr shkak tė ngurtėsimit potencial gjatė fazės sė transformimit.
Materialet me bazė zirkoni qė janė konsideruar pėr aplikimet dentare janė monolitike (ZTA, PSZ, TZP, CSZ), por janė edhe ato specifike pėr aplikimet estetike (tetragonal zirconia polycrysta TZP, Zirconia-toughened lithium silicate ZTLS, Interpenetrating-phase composite zirconia IPCZ) (shiko Tab. 1 pėr pėrbėrjen e materialeve tė ndryshme).


ZTA Allumina Zirconia e pėrforcuar: Zirkon tetragonal (t-ZrO2) shpėrndarė si fazė mė e vogėl nė matriksin Al2O3

 

PSZ Zirkon pjesėrisht i stabilizuar Tetragonal ZrO2 shpėrndarė ose precipituar nė ZrO2 kubike

 

TZP Zirkoni tetragonal polikristalin me njė fazė tė vetme tetragonale tė ZrO2

 

CSZ Zirkoni i stabilizuar kubik me njė fazė tė vetme kubike tė ZrO

 

TZP Polikristali tetragonal nė zirkon 3% mol tė Y2O3 dhe ZrO2 (Y-TZP)

 

ZTLS Zirkoni me silikan litiumi: ZrO2 i temperuar (≤20% me peshė Y-TZP) qelqor Li2O · SiO2

 

IPCZ Zirkon kompozitė nė fan e ndėrfutjes: Vita In-Ceram: qelq (20-25% vol) infiltruar nė

ZTA poroze (≤69% vol Al2O3 + ≤21% vol% Ce-TZP


Tab 1: mikrostruktura e materialeve tė ndryshme nė zirkon
Nga kėto ZTLS ofron rezultatet mė tė mira estetike por rezistenca e tij ndaj shtypjes ėshtė relativisht e ulėt dhe ėshtė e pėrshtatshme vetėm pėr restaurime teke. TZP dhe PSZ ofron rezultatet mė tė mira mekanike por janė objekt i degradimit nė temperatura tė ulėta (LTD) nga efektet e pėshtymės dhe lagėshtisė gjithashtu dhe nga stresi klinik. Megjithatė degradimi nė temperaturė tė ulėt i TZP mund tė shmanget me pėrdorimin e grimcave tė dimensioneve shumė tė vogla.
Edhe pse CSZ nuk e tregon pėrforcimin pėr transformimin, translucenca e tij e bėn atė njė material tė pėrzgjedhur kur estetika ėshtė mė e rėndėsishme se kėrkesat mekanike, si nė rastin e kushteve tė stresit me intensitet tė ulėt.
Ndėrsa parametrat intrinseke pėrgjithėsisht nuk mund tė manipulohen, ėshtė e mundur qė tė modifikojmė ndėrveprimin e dritės nė restaurimet dentare nė zirkon monolitik nėpėrmjet ndryshimit tė pėrqendrimit tė oksigjenit vakant nėpėrmjet ripjekjes. Ėshtė e mundur qė tė pėrmirėsojmė transmetimin e dritės sė CSZ nėpėrmjet ripjekjes nė ajėr.
Megjithėse parametrat ekstrinseke mund tė manipulohen nga dentisti, pėr sa i pėrket principit, qasja mė efikase pėr tė pėrmirėsuar rezultatet estetike ėshtė nėpėrmjet korrespondencės adekuate kromatike. Nė fushėn klinike kjo pėrfshin komunikimin kromatik duke pėrdorur njė dritė me dioda emetuese tė dritės prej 5500 K (D50). Nė laboratorin dentar kjo sjell pėrdorimin e dritės si me intensitet tė lartė si me intensitet tė ulėt gjatė prodhimit.


Nėn kujdesin e: Lara Figini, Koordinatore Shkencore Odontoiatria33

Pėr mė tepėr:
Optical properties of zirconia ceramics for esthetic dental restorations: A systematic review. RezaShahmiri, Owen Christopher Standard, Judy N.Hart, Charles Christopher Sorrell The Journal of Prosthetic Dentistry Volume 119, Issue 1, January 2018, Pages 36-46


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 79 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D