Lidhja midis tetės sė retinuar dhe frakturės sė kėndit mandibular


|

Kirurgji orale | 2 Mars 2017 |

Lidhja midis tetės sė retinuar dhe frakturės sė kėndit mandibular



Frakturat mė tė shpeshta mandibulare lokalizohen nė nivelin e kondilit mandibular dhe tė korpusit dhe mund tė verifikohen tė veēuara ose tė kombinuara me njėra tjetrėn. Pėrqindja nė fakt e frakturave tė kėndit mandibular luhatet pėrafėrsisht midis 25 dhe 33% tė rasteve totale tė frakturave mandibulare.
Ndėr faktorėt e riskut pėr frakturėn e kėndit mandibular mund tė pėrfshihen:
• karakteristikat dhe struktura anatomike
• prania e tepėrt e indeve tė buta
• densiteti i reduktuar kockor


Nė praktikėn klinike pacientėt me fraktura nė kėtė rajon shpesh paraqesin njė molar tė tretė nė brendėsi tė linjės sė frakturės, prandaj ekzistenca e njė molari tė tretė konsiderohet si njė faktor tjetėr risku.
Nė njė studim gjerman tė kohėve tė fundit tė publikuar nė "Dental Traumatology", tetor 2016 ėshtė studiuar raporti real midis pranisė sė njė molari tė tretė inferior nė inkluzion kockor dhe fraktura e kėndit mandibular dhe ėshtė vėnė re se ka njė lidhje domethėnėse midis tyre. Ky studim retrospektiv ka analizuar tė gjithė pacientėt e shtruar pėr shkak tė frakturave maksilofaciale midis janarit 2001 dhe dhjetorit 2007 pranė repartit tė Kirurgjisė Maksilo-Faciale tė Universitetit tė Medical Center tė Universitetit tė Johannes Gutenberg tė Magonza nė Gjermani.
Janė pėrfshirė nė studim vetėm pacientėt qė paraqisnin fraktura mandibulare tė izoluara ose tė kombinuara qė kishin kartela klinike elektronike dhe radiografi panoramike elektronike.


Me frakturė tė kėndit tė mandibulės autorėt nėnkuptonin ēdo lloj frakture tė ndodhur pas molarit tė dytė nė njė pikė tė ēfarėdoshme tė harkut mandibular midis korpusit dhe ramusit mandibular. Janė regjistruar tė dhėnat e pėrftuara nga radiografitė qė kanė tė bėjnė me praninė ose mungesėn e molarit tė tretė dhe fazės sė zhvillimit. Nėse do tė ishte prezent njė molar i tretė, ėshtė kategorizuar nė bazė tė pozicionit tė tij vertikal nė porcionin mė tė lartė tė kurorės, sipas klasifikimit tė Pell dhe Gregory (shiko Tab. 1).


Kategoria/Pozicioni i dhėmbit (klasifikimi i Pell dhe Gregory)
- Klasa A: nė nivel ose mbi planin okluzal
- Klasa B: midis linjės smalt-cementim tė molarit tė dytė fqinj dhe planit okluzal
- Klasa C: nėn linjėn smalt-cementim tė molarit tė dytė fqinj


Janė regjistruar edhe tė dhėnat pėr pozicionin horizontal tė molarit tė tretė nė bazė tė sasisė sė hapėsirės pėr eruptimin midis molarit tė dytė dhe kufirit anterior tė ramusit mandibular vertikal, duke i ēuar nė njė nga klasat e mėposhtme:
Klasa I: hapėsira e disponueshme e pėrshtatshme (kurora e pozicionuar nė mėnyrė anteriore ndaj ramusit)
Klasa II: hapėsira e pamjaftueshme nė dispozicion (kurora gjysmė e mbuluar nga ramusi mandibular)
Klasa III: i gjithė dhėmbi ose nė pjesėn mė tė madhe i mbajtur nė brendėsi tė ramusit mandibular (kurora plotėsisht e mbuluar nga ramusi).


Lidhjet midis pozicionit tė molarit tė tretė dhe frakturave kėnd - mandibulare janė analizuar duke pėrdorur testin e chi-square nė odds ratio. Tė dhėnat e gjysmave mandibulare janė marrė nė konsideratė tė veēuara.
Autorėt kanė kryer gjithashtu dhe njė rishikim sistematik mbi raportin e pranisė sė molarėve tė tretė dhe frakturave kėnd - mandibulare nėpėrmjet kėrkimit me PubMed pėr artikujt e publikuar midis 1990 dhe 2013. Qė tė pėrfshihen nė rishikim studimet duhet tė kishin njė projekt grupi dhe tė analizonin ēdo lloj frakture mandibulare duke pėrdorur klasifikimin Pell & Gregory.


Rezultatet e studimit janė si mė poshtė:
Nga 632 pacientėt qė janė trajtuar nė klinikė pėr fraktura mandibulare nė kėtė periudhė kohe, 267 kanė pasur njė frakturė tė kėndit mandibular.
Nė 461 pacientė ishin tė disponueshme radiografi panoramike.
45,6% e pacientėve nuk e kishte molarin e tretė. Rreth 3,8% e pacientėve nuk kishin dhėmbė fare.

Nga rezultatet e kėtij studimi u has njė lidhje domethėnėse midis ekzistencės sė molarit tė tretė tė pa eruptuar dhe pranisė sė frakturės kėndore mandibulare (P<0.001).

Asnjė lidhje nė fakt nuk ekziston pėr molarėt e tretė tė eruptuar.

Shkaku i faktit se frakturat e kėndit mandibular shfaqen mė shpesh te pacientėt me njė molar tė tretė tė retinuar mund tė jetė reduktimi i masės kockore. Pas eruptimit tė dhėmbėve struktura kockore bėhet mė e fortė dhe mė rezistente ndaj forcave tė jashtme duke reduktuar probabilitetin e zhvillimit tė frakturave.

Nėn kujdesin e: Lara Figini


Pėr mė tepėr:
Association between eruption state of the third molar and the occurrence of mandibular angle fractures. Rahimi-Nedjat RK, Sagheb K, Jacobs C, Walter C.Dent Traumatol. 2016 Oct;32(5):347-52


Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 104 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D