Ndikimi i shėrimit dytėsor tė plagės pas koronektomisė sė molarėve tė tretė mandibular. Udhėzimet nga njė kėrkim italian


|

Kirurgji orale | 27 Shkurt 2017 |

Ndikimi i shėrimit dytėsor tė plagės pas koronektomisė sė molarėve tė tretė mandibular. Udhėzimet nga njė kėrkim italian



Koronektomia e pėrshkruar pėr herė tė parė nė 1984 nga Ecuyer dhe Debien konsiderohet tashmė njė procedurė kirurgjikale alternative me ekstraktim tė plotė tė molarėve tė tretė tė poshtėm me risk tė lartė neurologjik.
Megjithatė nė literaturė ka prova shkencore qė kanė tė bėjnė me llojin e shėrimit qė preferohet pas ekzekutimit tė njė teknike tė tillė. Pjesa mė e madhe e autorėve rekomandon njė shėrim primar, por bėhet fjalė vetėm pėr njė indikacion klinik tė bazuar nė eksperiencė. Nuk ka studime qė pėrshkruajnė komplikimet qė lidhen me njė shėrim dytėsor pas koronektomisė, as qė tė shfaqen dy lloje shėrimi.


Objektivi i studimit tonė retrospektiv ka qenė ai i vlerėsimit tė komplikimeve afatshkurtėr dhe afatgjatė tė njėsive tė shėruara pėr njė qėllim dytėsor pas ndėrhyrjes sė koronektomisė.
Materiale dhe metoda: Ndėr 116 ndėrhyrjet e koronektomisė tė kryera pranė Repartit tė Kirurgjisė Orale tė Departamentit tė Shkencave Biomjekėsore dhe Neuromotore tė Universitetit tė Bolonjės nga Nėntori 2009 nė Qershor 2012, dhjetė janė pėrfshirė nė studim sepse ishin shėruar pėr njė qėllim dytėsor nė mėnyrė jo tė qėllimshme. Kėto janė vėzhguar nėpėrmjet kontrolleve klinike dhe radiografike pėr 2 vjet duke vlerėsuar komplikimet nė periudhė afatshkurtėr dhe afatgjatė.


Rezultate: Alveolat e shėruara pėr njė qėllim dytėsor, kanė pėrftuar njė mbyllje tė plotė tė indeve tė buta 3 muaj pas ndėrhyrjes sė koronektomisė. Nė asnjė rast nuk janė verifikuar episode infeksioni, alveolit i thatė ose pulpit gjatė dy viteve tė vėzhgimit. Nuk ka qenė e nevojshme tė ndėrhyhet sėrish nė mėnyrė kirurgjikale nė asnjė nga rastet sepse pacientėt ishin asimptomatikė dhe rrėnjėt e mbetura tė pėrfshira nė kockė nuk mund t'i nėnshtroheshin sondės.


Diskutim dhe konkluzione: Nė kėtė studim retrospektiv, "Shėrimi pėr njė qėllim dytėsor pas koronektomisė sė molarėve tė tretė me risk tė lartė neurologjik nuk ka pėrcaktuar nė periudhė afatshkurtėr fillimin e komplikimeve infektive nė ngarkesė tė fragmenteve radikolare tė lėnė nė njėsi. Studime rastėsore tė mėtejshme dhe me njė follow up mė tė gjatė janė tė nevojshėm pėr tė konfirmuar ndikimin e llojit tė shėrimit mbi suksesin afatgjatė tė procedurės sė koronektomisė.

Sinteza nėn kujdesin e : Simonetta Franco, njė nga autoret e Punimit


Pėr mė tepėr: 
Influence of secondary wound healing after mandibular third molar coronectomy. Franco S, Vignudelli E, Monaco G, Marchetti C. Br J Oral Maxillofac Surg. 2017 Feb;55(2):145-149)



Pėrktheu: Erjola Taga



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 120 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D