Rikuperimi i asistuar endoskopik i molarėve tė tretė madibularė tė zhvendosur nė hapėsirėn pterigomandibulare


|

Kirurgji orale | 8 Shkurt 2017 |

Rikuperimi i asistuar endoskopik i molarėve tė tretė madibularė tė zhvendosur nė hapėsirėn pterigomandibulare



Zhvendosja aksidentale e molarit tė tretė tė poshtėm gjatė heqjes kirurgjikale ėshtė e rrallė por potencialisht njė komplikim serioz. Nė fakt kjo gjendje mund tė shkaktojė dėmtim tė indeve, reaksion nga trupi i huaj, sekela tė rėnda qė kėrcėnon jetėn dhe implikime mjeko-ligjore. Hapėsira submandibulare ėshtė zona mė e zakonshme pėr zhvendosje aksidentale tė molarėve tė tretė tė poshtėm. Mė poshtė paraqiten dy raste tė pazakonta tė zhvendosjes pterigomandibulare tė molarėve tė tretė tė poshtėm qė u hoqėn me asistencė endoskopike.

Raportimet e rasteve

Rasti i parė

Njė djalė 14 vjeēar erdhi nė klinikė duke u ankuar pėr ndjesinė e njė trupi tė huaj nė mesin e sipėrfaqes sė ramus (angulus) sė mandibulės nė anėn e majtė. Tre vjet mė parė ai kishte kryer njė heqje kirurgjikale tė molarit tė tretė tė poshtėm (3.8) nga njė dentist i pėrgjithshėm, nėn efektin e anestezisė lokale. Procedura u pėrshkrua se kishte qenė e vėshtirė dhe e komplikuar duke zgjatur 1 orė. Pas kėsaj kohe dhėmbi papritur "u zhduk" nga zgavra e tij, kėshtu qė duke menduar se dhėmbi ishte gėlltitur, dentisti mbylli plagėn dhe shėrimi ishte i qetė. Nė tė dy ekzaminimet, nė atė intra dhe ektra oral, njė masė e fortė nė dukje, u gjet nė pjesėn posteriore tė dyshemesė sė gojės. Si radiografia panoramike (OPT) ashtu dhe tomografia e kompjuterizuar (CT) zbuluan praninė e njė mase radio-opake qė ngjante me embrionin e molarit tė tretė. Imazhet e CT u rikonstruktuan pėr tė formuar seksione aksiale, sagjitale dhe koronale dhe treguan zhvendosjen e embrionit nė hapėsirėn pterigomandibulare tė majtė, afėr kufirit tė poshtėm tė mandibulės nė kufirin posterior tė muskulit mylohyoid (Fig. 1,2).

Rasti i dytė

Njė mashkull 21 vjeēar, nė kushte tė pėrgjithshme tė mira shėndetėsore, u drejtua nė departamentin tonė me njė zhvendosje aksidentale tė njė elementi dentar nė regjionin e djathtė submandibular, e cila kishte ndodhur gjatė tentativės pėr heqje disa muaj mė parė. Dhėmbi nuk dukej nė pjesėn posteriore tė dyshemesė sė gojės gjatė prekjes intra-orale; prekja ekstra-orale tregoi njė masė tė fortė nė regjionin e djathtė submandibular. Tė dyja, si radiografia (Fig. 3) edhe imazhi CT zbuluan praninė e njė  elementi dentar qė zinte hapėsirėn pterigomandibulare. Imazhet e CT tė rikonstruktuara nė seksione aksiale, sagjitale dhe koronale, treguan elementin njė hapėsirėn pterigomandibulare. Tė pozicionuara pjesėrisht poshtė kėndit tė pasmė tė muskulit mylohyoid, rrėnjėt ishin nė kontakt me pjesėn e mesme tė poshtme tė mandibulės me kurorėn qė del gjysma jashtė muskulit hioglosus.


Rezultate dhe konkluzione
Zhvendosja e njė dhėmbi apo e njė fragmenti tė tij nė hapėsirat anatomike pranė tij, ėshtė njė ndėr komplikimet qė mund tė ndodhin gjatė heqjes sė molarit tė tretė. Operacioni i asistuar nė mėnyrė endoskopike pėrfaqėson njė ndihmesė interesante pėr tė reduktuar traumėn kirurgjikale nė nervin lingual dhe pėr tė mundėsuar njė ndriēim mė tė mirė intraoperativ pėr njė molar tė tretė tė poshtėm tė zhvendosur thellė.


Artikullin e plotė mund ta lexoni duke klikuar kėtu.




Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 119 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D