Shėrimi parodontal nė pjesėn distale tė molarit tė dytė mandibular pas koronektomisė sė molarit tė tretė mandibular. Punim italian nė "Journal of Oral and Maxillofacial Surgery"


|

Kirurgji orale | 6 Shkurt 2017 |

Shėrimi parodontal nė pjesėn distale tė molarit tė dytė mandibular pas koronektomisė sė molarit tė tretė mandibular. Punim italian nė "Journal of Oral and Maxillofacial Surgery"



Hyrje
Teknika kirurgjikale e koronektomisė ėshtė sot njė opsion terapeutik i konsideruar nga literatura shkencore si njė alternativė e vlefshme kirurgjikale pėr trajtimin e molarėve tė tretė me risk tė lartė pėr dėmtim neurologjik. Megjithatė mbeten akoma tė hapura disa pikėpyetje qė lidhen me kėtė teknikė si: cili ėshtė shėrimi parodontal distal pėr molarin e dytė.
Tema e shėrimit parodontal ėshtė njė argument shumė i diskutueshėm edhe pėr sa i pėrket ekstraktimit komplet tė molarėve tė tretė mandibular, pėr mundėsinė e mbetjes sė njė defekti parodontal distal pėr molarin e dytė pas heqjes sė molarit tė tretė.
Pikėrisht mbi kėtė background letrar ėshtė ideuar studimi ynė, qė ka vendosur si objektiv  tė vlerėsojė se cili ėshtė shėrimi parodontal nė pjesėn distale pėr molarin e dytė mandibular, sjelljen e fragmenteve radikolare tė lėnė nė njėsi me distancė 9 muaj nga ndėrhyrja dhe komplikimet post-operatore qė lidhen me kėtė lloj ndėrhyrje.


Materiale dhe Metoda
Si pjesė e studimit nė fjalė janė kryer dhe vlerėsuar 34 koronektomi nė 30 pacientė pranė Repartit tė Kirurgjisė Orale tė Departamentit tė Shkencave Bio-mjekėsore dhe Neuromotore, Bologna nga nėntori i vitit 2011 deri nė qershor 2012.
Kemi pėrfshirė nė studim pacientėt qė paraqisnin udhėzimet klinike (nė linjė me kriteret e U.S.A.N.I.H.) pėr ekstraktimin e njė molari tė tretė tė retinuar ose gjysmė tė retinuar me risk tė lartė pėr dėmtim neurologjik vlerėsuar mbi Rx OPT dhe TAC.
Ėshtė vlerėsuar shėrimi parodontal pėr sa i pėrket hetimit parodontal (PPD), lartėsia e kockės alveolare (MC-BOD) dhe distanca midis CEJ dhe kreshtės sė kockės (CEJ-BOD) sė molarit tė dytė. Masat janė marrė nė 3 pika (DV, M, DL) nga sipėrfaqja distale e molarit tė dytė me ndihmėn e njė maske kirurgjikale. Janė vlerėsuar mė pas nėpėrmjet radiografive migrimi i mundshėm i mbetjeve radikolare (pėr sa i pėrket subjektit dhe drejtimit) dhe ndonjė lloj komplikimi qė lidhet me kėtė lloj ndėrhyrje.
Gjithashtu ėshtė vlerėsuar lidhja e mundshme midis shėrimit parodontal dhe llojit tė retinimit tė molarit tė tretė (i retinuar ose gjysmė i retinuar) ose midis shėrimit parodontal dhe pozicionit tė retinimit tė molarit tė tretė (vertikal ose horizontal) ose midis shėrimit parodontal dhe migrimit tė fragmenteve radikolare tė lėnė nė njėsi.


Rezultate
Mbi bazėn e asaj qė u tha mė lart, janė kryer 34 koronektomi nė 30 pacientė (9 meshkuj dhe 21 femra) me moshė mesatare tė njėjtė, 28 vjeē (shkalla e moshės pėrfshirė midis 19 dhe 49 vjeē). Nga 34 molarėt e tretė tė trajtuar, 17 (50%) ishin tė retinuar dhe 17 (50%) pjesėrisht tė retinuar. Megjithatė 14 (41%) ishin nė pozicion vertikal dhe 20 (59%) ishin nė pozicion horizontal.
Nė asnjė rast nuk janė verifikuar lezione neurologjike as tė pėrkohshme as tė pėrhershme nė Nervin Alveolar Inferior ose nė Nervin Lingual (0%). Rindėrhyrja nga ana e mjekut (kirurgjia e dytė) ishte e nevojshme pėr 4 molarė tė tretė (11,8%): nė rastin e parė rrėnja ėshtė hequr 8 muaj pas kirurgjisė pėr fenomene tė pulpės dhe nė rastet e tjera rrėnjėt janė hequr sepse migrimi ka pėrcaktuar daljen nė kavitetin oral. Nė rastin e fundit rindėrhyrja ka shėrbyer pėr tė lėshuar nė vijim rrėnjėt e mbetura pėr sa migrimi kishte provokuar impaktin mbi njėsinė distale tė molarit tė dytė.
Shėrimi parodontal gjatė nėntė muajve ka hezituar pėr njė reduktim statistikisht domethėnės tė thellėsisė sė xhepit dhe nė njė pėrfitim kockor gjithmonė statistikisht domethėnės.
Pjesa mė e madhe e rrėnjėve tė lėna nė njėsi kanė migruar nėpėrmjet kurorės krahasuar me Nervin Alveolar Inferior me njė njėsi prej rreth 3 mm. Nuk ėshtė vėrejtur asnjė lidhje midis llojit tė retinimit dhe/ose pozicionit tė retinimit dhe migrimit tė fragmenteve radikolar ose shėrimit parodontal.


Konluzione
Pas ndėrhyrjes sė koronektomisė ėshtė regjistruar njė shėrim progresiv i periodontiumit nė pjesėn distale tė molarit tė dytė me restaurimin e njė kuadri fiziologjik prej 9 muajsh. Por studime tė mėtejshme janė tė nevojshme pėr tė konfirmuar rezultate tė tilla preliminare.




Figura 1. Rx post-operator
Figura 2: Shërimi radiografik 12 muaj nga ndërhyrja koronektomisë
Figura 3. Shërimi klinik 12 muaj nga ndërhyrja e koronektomisë

Sinteza nėn kujdesin e njėrit prej autoreve: Elisabetta Vignudelli

Per mė tepėr:
Periodontal Healing Distally to Second Mandibular Molar After Third Molar Coronectomy- Autori: Elisabetta Vignudelli, DDS, MSc; Giuseppe Monaco, DDS; Maria Rosaria Antonella Gatto, MD, PhD; Simonetta Franco, DDS, MSc; Claudio Marchetti, MD, DDS, and Giuseppe Corinaldesi, MD, DDS.- Journal of Oral and Maxillofacial Surgery- Volume 75, Issue 1, January 2017, Pages 21-27.

Pėrktheu: Erjola Taga


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 121 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D