Diagnoza klinike dhe trajtimi kirurgjik i molarėve tė tretė mandibular tė retinuar


|

Kirurgji orale | 5 Janar 2017 |

Diagnoza klinike dhe trajtimi kirurgjik i molarėve tė tretė mandibular tė retinuar



Ky punim pėrshkruan njė teknikė operative tė pėrcaktuar mirė dhe paraqet protokollet pėr menaxhimin e dekursit postoperator tė komplikacioneve tė mundshme.
Molarėt e tretė (dhėmballėt e pjekurisė siē njihen ndryshe) janė elementėt qė kanė mė shpesh mungesė erupsioni (82,2%) dhe paraqesin aspekte tė veēanta qė e bėjnė ndėrhyrjen pėr heqjen  e tyre mė tė vėshtirė nė krahasim me elementėt e tjerė dentar.


Pėr tė reduktuar nė minimum rrezikun e dėmtimeve iatrogjene dhe pėr tė parandalohen komplikacionet e mundshme kirurgjike dhe mjekėsore para dhe pas operacionit rezulton me rėndėsi tė veēantė njė vlerėsim i kujdesshėm i pacientit para operacionit, edhe nga njė pikėpamje sistemike dhe njohja e anatomisė sė pjesės sė operuar.
Hapi i parė qė mjeku duhet tė kryejė pėr njė planifikim korrekt tė ndėrhyrjes konsiston nė analizimin e ndryshimeve klinike dhe radiografike. Pėr kėtė arsye janė marrė nė ekzaminim dy klasifikimet pėrkatėse tė molarėve tė tretė mandibularė: Winter dhe Pell&Gregory.


Ndėrhyrja ndjek protokolle tė sakta kirurgjike. Pas kryerjes sė njė anestezie lokale, vijohet me pėrgatitjen e njė ēarje qė e ka fillimin nga mukoperiostali me trashėsi tė plotė, zgjedhja e sė cilės pėrcaktohet kryesisht nga thellėsia nė tė cilėn ndodhet dhėmbi nėn gingivė dhe pozicioni i tij. Nė tė gjitha rastet, bordurat duhet tė krijojnė njė hapėsirė tė mjaftueshme pėr procedurėn kirurgjike (vizive dhe instrumentale), tė shmangin strukturat anatomike pėrreth (nervin e gjuhės, arterien e fytyrės), duke lejuar njė ripozicionim tė saktė tė bordurave dhe njė qepje tė lehtė

.
Pėrdorimi i instrumentit piezoelektrik paraqet njė alternativė tė vlefshme nė rastet e ostektomisė sė thellė dhe pėr heqjet e mbetjeve tė rrėnjėve nė raport tė ngushtė me strukturat anatomike kyēe.
Rrjedha pas operacionit qė ndjek ndėrhyrjen klinike tė heqjes sė dhėmbit mund tė karakterizohet nga shenja dhe simptoma tė ndryshme, e rėndėsishme ėshtė tė informohet pacienti mbi simptomatologjinė mė tė shpeshtė qė pėrfshin kontraktimin e muskujve tė nofullės qė pengojnė hapjen e gojės, edemė nė vendin ku kryhet heqja dhe gjakosje.
Duke qenė se ndėrhyrjet e heqjes sė molarėve tė tretė parashikojnė pėrdorimin e njė instrumenti bazė pėr kirurgjinė e heqjeve tė dhėmbėve dhe njė instrument specifik pėr manovrat e ostektomisė dhe odontomisė, janė tė furnizuar edhe me kritere pėr zgjedhjen e duhur pėr ndėrhyrjen, pėr pėrgatitjen e pacientit dhe tė ambientit tė punės.





Ostektomia vestibulare e kryer me dorezë piezoelektrike me insert OT7
Odontomia dhe ndarja e rrėnjėve e kryer me frezė fisur
Heqja e rrënjës mesiale nëpërmjet klemmer pas thyerjes me levën e drejtë të tipit Bein 1
Alveola post-ekstraktive
Qepja me fije mëndafshi të paabsorbueshme 4/0


Nėn kujdesin: Anna Maria Melica


Pėrktheu: Valbona Spahia


Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 133 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D