FDI rekomandon t'i kushtohet vėmendje qarkut hidrik pėr tė parandaluar infeksionet. Sipas Maurizio Quaranta, industria ofron instrumente tė pėrshtatshme


|

Instrumente dhe Materiale | 14 Tetor 2016 |

FDI rekomandon t'i kushtohet vėmendje qarkut hidrik pėr tė parandaluar infeksionet. Sipas Maurizio Quaranta, industria ofron instrumente tė pėrshtatshme



Qarku hidrik qė ushqen instrumentet stomatologjike ėshtė njė pikė kritike pėr kontrollin e infeksioneve qė lidhen me asistencėn.
Nė Kongresin botėror tė Poznan, qė u zhvillua nė Poloni, Federata botėrore e dentistėve (FDI) ka lėshuar njė deklaratė pėr qarqet hidrike, duke kujtuar qė pacientėt dhe profesionistėt janė tė ekspozuar ndaj ujit dhe ndaj aerosolėve tė gjeneruar nė njėsitė dentare, edhe pse nė ditėt e sotme kėto aparatura janė studiuar me qėllim qė tė reduktojnė nė minimum rreziqet.


Akoma asnjė studim shkencor nuk ka stabilizuar me saktėsi se cilėt patogjenė (baktere, kėrpudha, protozoarė...) dhe nė cilat pėrqendrime, nėse janė tė pranishme nė sistemin hidrik, janė nė gjendje tė shkaktojnė infeksione.
Pėr pacientėt nė gjendje tė mirė shėndetėsore, me rreziqe normale pėr infeksion, rekomandimet janė zakonisht tė ngjashme me ato qė vlejnė edhe pėr ujin e pijshėm (<500 cFU/ml).
"Megjithatė" - shkruan FDI - "pėr pacientėt me rrezik tė lartė pėr infeksione (pėr shembull ato qė janė tė prekur nga fibroza cistike, granulocitopenia apo imunosupresioni) dhe pėr tė gjithė ato ndėrhyrje qė hapin plagė qė mė pas mbyllen, kėshilla ėshtė qė tė pėrdoren vetėm solucione sterile."


Ėshtė ripohuar nevoja qė t'i kushtohet njė vėmendje nė mėnyrė tė rregullt qarkut hidrik me njė mirėmbajtje tė pėrpiktė tė njėsisė dentare, pėr ta dezinfektuar dhe pėr tė hequr biofilmin.  Pėr shembull, ēdo mėngjes dhe pas ēdo pacienti, kėshillohet njė fluksim pėr dy minuta te njėsitė dentare qė nuk kanė metoda autosterile: ėshtė njė nga ato praktika qė duhet tė bėjnė pjesė nė zakonet e ēdo klinike dentare dhe qė janė nė gjendje tė reduktojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme sasinė e baktereve eterotrofe dhe tė mundėsive tė transmetimit tė tyre. Njė veprim tjetėr qė duhet kryer rregullisht ėshtė monitorimi i ngarkesės bakteriale nė njėsinė dentare.
Bėhet fjalė vetėm pėr disa praktika qė duhet tė hyjnė nė rutinėn stomatologjike, qė duhet tė ndjekė me pėrpikėri tė gjitha rekomandimet e furnitorit pėrsa i pėrket menaxhimit tė saktė dhe mirėmbajtjes sė njėsisė dentare. Por FDI i drejton njė rekomandim edhe prodhuesve tė cilėve ju kujton qė: "Janė pėrgjegjės pėr tė realizuar aparaturat me materiale tė pėrshtatshme ndaj dezinfektimit, qė parandalojnė ose tė paktėn reduktojnė nė minimum formimin e biofilmit bakterial."
"Prodhuesit prej kohėsh kanė vėnė sisteme dezinfektimi qė reduktojnė nė maksimum rreziqet e lidhura me infeksionet," - komenton Maurizion Quaranta, zėvendės president i ADDE, shoqėria qė pėrfaqėson distributorėt e produkteve stomatologjike nė Evropė.


"Ashtu siē ndodh edhe nė sektorėt e tjerė edhe kėtu vlen shembulli i sektorit tė automobilistikės, nėse ligjvėnėsi beson se nuk duhet futur ndonjė normė e detyrueshme mbi pajisjet qė lidhen me sigurinė, kėto aksesorė edhe pse shpesh ekzistojnė, i propozohen pėrdoruesve pėrfundimtarė gjithnjė si opsionalė. Ashtu ndodhi, pikėrisht me makinat, me rripat e sigurimit dhe kjo gjė zgjati derisa rripi u bė i detyrueshėm me ligj. Edhe nė sektorin stomatologjik distributorėt, prej kohėsh, disponojnė sisteme dezinfektimi efikase dhe eficiente qė mund tė integrohen te njėsitė dentare dhe sėrish prej kohėsh ja kėshillon profesionistit, por ja ofron si opsion, ashtu siē ėshtė nė pėrballjen ditore pėr ēmimin e njėsive dentare bazė, duke lėnė profesionistin tė vendosė vetė pėr blerjen e mundshme. E gjithė kjo edhe pse sė fundmi ndonjė markė e njohur stomatologjike ka vendosur nė mėnyrė tė guximshme t'i ofrojė klientit me ēmimin bazė tė njėsisė dentare qoftė sistemin e dezinfektimit qoftė filtrin antilegionella."


"Besoj" - vazhdon prof. Quaranta - "qė kėto marka janė shumė tė ndėrgjegjshme qė janė bėrė mė etike nė propozimet e tyre komerciale, por mė pak agresive nė krahasim me ēmimin aktual tė shitjeve me pakicė tė konkurrentėve, qė nė fakt mbeten nė mėnyrė tė vendosur nė garėn qė ėshtė nė ēmimin e njėsisė dentare "naked"; fjala e bukur angleze qė do tė thotė e zhveshur dhe pa aksesorė do tė vazhdojė tė ketė kuptim."
"Sipas asaj qė pohon FDI" - pėrfundon profesori - "duhet tė them qė, duke pėrjashtuar  atė qė ndodh pothuajse me autorregullimin nė vendet e Evropės Veriore, stomalogėt italianė zakonisht janė mė tė vėmendshėm ndaj sigurisė sė pacientėve tė tyre nėse i krahasojmė me kolegėt e tyre tė Evropės Jugore, duke filluar nga autoklavat e klasės B dhe nga proceset e sterilizimit."


Adelmo Calatroni - Norberto Maccagno


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 105 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D