Kirurgjia implantare te pacienti me risk pėr osteonekrozė


|

Kirurgji orale | 13 Tetor 2016 |

Kirurgjia implantare te pacienti me risk pėr osteonekrozė



Futja e implanteve te pacientėt qė marrin ose kanė marrė bifosfonate ose denosumab pėr arsye onkologjike ėshtė aktualisht e kundėrindikuar. Literatura shkencore thotė qė nė fakt nuk ka kundėrindikacione absolute pėrsa i pėrket pacientėve nė terapi, aktuale ose tė mėparshme, me bifosfonatė pėr osteoporozėn, edhe nėse procedura nuk konsiderohet pa rreziqe, mbi tė gjitha nėse terapia ėshtė zgjatur pėr disa vite dhe janė tė pranishėm faktorė lokalė ose sistemikė tė pafavorshėm.


Pavarėsisht se janė dokumentuar rastet e osteonekrozės qė lidhen me futjen e implanteve, ashtu si edhe njė rrezik pėr dėshtim dhe shfaqje tė ekspozimit kockor edhe pas shumė vitesh nga fillimi i osteointegrimit, rreziku ėshtė mundėsisht shumė i vogėl, aq sa American Dental Association beson se kjo terapi nuk paraqet njė kundėrindikacion ndaj procedurave implantare.
Ashtu si pėr kirurgjinė dento-alveolare, edhe pėr pozicionimin e implanteve, drug holiday, e propozuar nga Marx nė 2009, qė konsiston nė sospensionin momental tė terapisė pėr 3-6 muaj pėrpara dhe pas futjes sė implantit, nuk ėshtė treguar efikase nė reduktimin e rrezikut pėr tė zhvilluar osteonekrozėn. I padobishėm ėshtė edhe dozimi i njė markeri tė serumit tė turnover kockor (telopeptide C-skajore tė kolagjenit tė tipit 1 ose CTX), i propozuar nga disa autorė pėr vlerėsimin e predispozicionit mė tė madh ose mė tė vogėl tė pacientit ndaj zhvillimit tė osteonekrozės.


Trajtimi mė i mirė qė duhet pėrshtatur ndėrkohė qė hartohet njė plan trajtimi rehabilitues tek individėt osteoporotik tė trajtuar me kėto barna konsiston nė vlerėsimin, bashkė me pacientin, edhe tė tė gjitha mundėsive tė tjera alternative nė krahasim me futjen e implanteve.


Nė rastin nė tė cilin zgjedhja bie sidoqoftė mbi njė rehabilitim tė tipit implantar, pacienti duhet tė jetė i mirė informuar mbi rreziqet e mundshme tė dėshtimit dhe tė shfaqjes sė osteonekrozės afatshkurtėr dhe afatgjatė, nėpėrmjet firmės me qėllim mbishkrimin specifik dhe konsensusin. Manovrat kirurgjike do tė jenė gjithmonė pėr t'u kryer duke aplikuar protokolle qė reduktojnė rrezikun.


Mbajtja e njė niveli tė mirė tė higjienės orale dhe futja e pacientit nė njė plan pėr vizita periodike, gjatė tė cilave kryhen kontrolle klinike dhe radiografi intraorale tė pjesės sė implantit, janė themelore pėr menaxhimin e duhur tė kėtyre pacientėve.


Odontoiatria33


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 97 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D