Heqja e tė gjitha baktereve nga pajisjet stomatologjike. Veprim i vėshtirė dhe ndoshta i pamundur


|

Instrumente dhe Materiale | 30 Shtator 2016 |

Heqja e tė gjitha baktereve nga pajisjet stomatologjike. Veprim i vėshtirė dhe ndoshta i pamundur



Mund tė jetė e pamundur tė hiqen plotėsisht bakteret nga pajisjet stomatologjike: kėshtu thotė redaktori i blog-ut teethremoval duke cituar para sė gjithash njė seri artikujsh qė janė shfaqur nė testime tė ndryshme kėto vitet e fundit, qė kanė vėnė nė dukje infeksionet e marra nga pacientėt qė i janė nėshtruar trajtimeve stomatologjike ose trajtimeve tė kirurgjisė orale. Nė pėrgjithėsi infeksioni mund tė risillet nga mungesa e aplikimit tė protokolleve tė pėrshtatshėm tė dezinfektimit dhe sterilizimit tė instrumenteve tė pėrdorur nga ana e profesionistėve stomatologė.
Megjithatė, edhe kur merren tė gjitha masat e kėshilluara, nė raste tė rralla mund tė verifikohet njė infeksion, siē sugjeron njė studim i publikuar sė fundmi nė revistėn Water Research. I kryer nga njė grup kėrkuesish tė Universitetit tė Poitiers (nė Francė) i koordinuar nga Damien Costa, eksperimenti tregon qė dezinfektantėt e rekomanduar nga kompanitė, qė trajtojnė linjat e ujit tė pajisjeve stomatologjike, nė tė vėrtetė nuk i largojnė tė gjitha bakteret. Njėsia dentare ėshtė njė pajisje komplekse e pėrbėrė nga pjesė mekanike, qarqe elektrike dhe pjesė pneumatike dhe pėrfaqėson njė sistem kritik pėr kontrollin e infeksioneve. Nė klinikė, kėrkuesit kanė analizuar tre dezinfektantė, normalisht tė pėrdorur nga dentistėt evropianė pėr tė evituar kolonizimin bakterial tė linjave tė ujit dentar, duke zbuluar pėr fat tė keq njė efikasitet tė pjesshėm.


"Ajo qė ėshtė mė shqetėsuese" - kanė shkruar autorėt - "ėshtė qė asnjė nga dezinfektuesit e testuar nuk ka qenė nė gjendje tė vrasė amebat (Vermamoeba vermiformis), qė do tė thotė qė ekziston njė rrezik pėr pacientėt dhe dentistėt edhe pasi linjat e ujit janė sterilizuar."


Costa dhe kolegėt e tij sidoqoftė kanė sugjeruar trajtime tė ndryshme qė mund tė pėrbėjnė njė ndihmė tė vlefshme nė parandalimin e formimit tė biofilmit: pėrpara sė gjithash tė pėrdoret ujė me cilėsi tė lartė dhe tė mos jetė i kontaminuar; sė dyti tė aplikohet sidomos njė dezinfektues dhe nė fund tė evitohet ngecja e ujit nė pajisje. Sigurisht qė rekomandohet edhe qė tė ndiqen me pėrpikėri protokollet e mbajtjes sė njėsive dentare, qė parashikojnė veprime shumė precize pas ēdo pacienti, nė fillim dhe nė fund tė ditės si edhe nė fund tė javės.


Adelmo Calatroni


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 117 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D