Vlerėsimi i efikasitetit tė dy pajisjeve njėpėrdorimshme pėr higjienėn orale


|

Instrumente dhe Materiale | 20 Shtator 2016 |

Vlerėsimi i efikasitetit tė dy pajisjeve njėpėrdorimshme pėr higjienėn orale

M. Migliario, F. Giarda, M. Mosca, L. Rimondini


Hyrje
Pllaka bakteriale ėshtė faktori etiologjik primar pėr fillimin dhe zhvillimin qoftė tė kariesit qoftė tė sėmundjes parodontale. Sė fundi janė publikuar studime tė shumta klinike dhe eksperimentale qė tregojnė njė provė shkencore bindėse mbi lidhjen e sėmundjes parodontale dhe sėmundjeve tė ndryshme sistemike, qoftė nėpėrmjet rrugės direkte qoftė nėpėrmjet rolit negativ tė ushtruar nga inflamacioni sistemik. Sėmundjet oro-dentare mund tė parandalohen dhe kontrollohen me njė heqje tė saktė mekanike nga pllaka dentare. Heqja e pllakės bakteriale me furēė manuale paraqet metodėn mė tė pėrdorur pėr higjienėn orale personale. Autorė tė shumtė kanė evidentuar kolonizimin mikrobik tė furēave tė dhėmbėve pas pėrdorimit dhe zhvendosjes sė baktereve kariogjene dhe parodontapatogjene ndėrmjet pjesėve tė ndryshme orale. Duke qenė se kontaminimi i furēave ėshtė i sigurt, autorė tė ndryshėm kanė ekzaminuar metodika tė ndryshme tė dekontaminimit, duke pėrdorur antiseptikė, pasta dhėmbėsh ose metoda tė tjera pastruese qė, nėse mund tė praktikohen nė shtėpi, nuk janė praktike te pacientėt e shtruar nė spital dhe tek ato qė janė tė pavarur. Nga kjo vjen nevoja pėr tė pėrdorur mjete njėpėrdorimshme pėr higjienėn orale pėr tė hequr mbetjet e ushqimeve dhe shpėrbėrjen dhe heqjen e pllakės.
Qėllimi i studimit tonė ėshtė qė tė testojė efikasitetin e dy mjeteve njėpėrdorimshme pėr higjienėn oro-dentare personale tė pėrditshme, tė pėrdorur nga pacientė tė shėndetshėm dhe tė stėrvitur, nė parashikimin e njė pėrdorimi tė tyre nė fushėn spitalore.


Materiale dhe Metoda
Njė studim eksperimental i kontrolluar i kryer nė njė grup test, qė ka pėrdorur dy mjete njėpėrdorimshme (furēė dhėmbėsh nė polietilen me densitet tė ulėt, sfungjer) dhe grupi i kontrollit qė ka pėrdorur njė furēė tradicionale. Dy operatorė tė kalibruar kanė llogaritur treguesin e pllakės bakteriale siē pėrshkruhet nga Dababneh (NMPS) dhe treguesin gingival duke pėrdorur metodėn Löe dhe Silness (GI), nė fillim tė studimit (T0) dhe pas 48 orėsh (TI).


Rezultate
Nė grupin e testit pas 48 orėsh ėshtė vėzhguar njė rritje e konsiderueshme e treguesit tė pllakės bakteriale midis pėrdoruesve tė mjeteve njėpėrdorimshme, dhe treguesi ka qenė mė i vogėl pėr pėrdoruesit e furēės njėpėrdorimshme nė krahasim me grupin e kontrollit (ANOVA me njė rrugė).


Konkluzione
Furēa njėpėrdorimshme ėshtė mė efikase se sfungjeri pėrsa i pėrket shpėrbėrjes dhe heqjes sė pllakės dentare, por sfungjeri mund tė pėrdoret me efikasitet pėr spastrimin e mukozave.


Artikullin e plotė mund ta lexoni duke klikuar kėtu.


Pėrktheu: Valbona Spahia



Pėr tė votuar duhet tė vendosni kredencialet tuaja nė Medikey
Nuk ėshtė interesantPak interesantInteresantShumė interesantEkstremisht interesant
Interesant ( 119 votim / mesatar 3 )
LOGIN


© LIFE SHPK   |   NIPT L41629010D